Fazli Maloku: Kush vërtetë e shpetoi Zijadin Selen?
| E Diel, 14.05.2017, 09:41 AM |

Kush vërtetë e shpetoi Zijadin Selen?

" Zijadin, në se më vrasin, më bëj hallall"- Abdylfetah Alimi

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

Nata e 27 prillit 2017, për deputetin e mirënjohur shqiptar z. Zijadin Sela, ishte rilindja e dytë. Me këtë shkrim nuk dua të flas për atë se çfarë ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë. Dëshiroj të vej në pah  veprimin burrëror e tepër të guximshëm, shpetimtarin e z. Sela, pjesëtarin e Sigurimit të Parlamentit Maqedon, z. Abdylfetah Alimi, i cili pa hezitim duke rrezikuar jetën e tij, mbuloi me trupin e tij trupin e gjakosur e të pavedije të z. Sela, mbi të cilin ishin hedhur bishat sllavomaqedonase të tërbuar fare dhe po si "hijenat" sulmonin z. Sela me qëllim të likuidimit të tij. Abdylfetah Alimi, nga Orizorja e Kumanovës, nga modestia nuk dëshiron të flas për vetën e tij. Megjithatë, në TV Alsat të Maqedonisë ai shsprehet:

" Pak më parë isha edhe unë i alivanosur. Pasi u këndella, njëri nga kolegët më tha e mbyten Zijadin Selen dhe po e tërheqin zvarrë koridorit. Pa hezituar vrapova me shpejtësi. E mbulova me trupin tim trupin e Zijadin Seles krejt i larë në gjak. Në fillim mendova se vërtet e kishin mbytur. Por, ndjeva frymëmarrjen e tij. Ia mata pulsin dhe u binda se është ende gjallë. Ngrita kokën dhe banditëve që ende rrinin mbi ne iu thash: Qenka i vdekur. E paskeni kryer punën. Mund të shkoni. Ata u larguan. E vura në shpinë dhe me shumë vështirësi arrita të hynim në zyrën 334. Dera e zyrës 334 ka qenë jetë a vdekje për ne. Një infermiere e kuvendit maqedonase i jepte ndihmën e parë. Në një moment z. Sela i erdhi vetëdija. Më pyeti: Kush je ti? I thash-Abdylfetah Alimi nga sigurimi i Parlamentit.

z. Fetah, jam në besën tënde. Të lutëm mos më lerë vetëm! " Në se do të më vrasin, më bëj hallall-ia ktheva". Më duket se mori pak fuqi. Telefonatat vazhdonin pa ndërprerë, por nuk guxoja të lajmërohesha. Në këto çaste nuk kisha besim te asnjëri. z. Sela i thash se në se më dëgjon mua 99% do të dalim të gjallë. Për tu ndalur telefonatat e qita lajmin se z. Sela është i kidnapuar! Ma në fund vendosa të thrras z. Zylfi Adili, dhe e pyeta se ku është me njerëzit e tij? Ishte në një vend që mua mu duk i papërshtatshëm. Pastaj thirra "Xheku" i sigurimit dhe e luta që të dërgoj njerëzit e tij që ta nxjerrim z. Selaj nga objekti i Parlamentit. Ndeja për 3-4 orë vetëm me z. Selaj në zyrën 334 për mua ishin 3-4 shekuj. Erdhën tre veta: Sherben Reka, Musa Selimi dhe Liridon Dalipi, pjesëtarë të njësitit "ALFA". Vendosëm ta nxjerrim përmes një dritarjeje, në një pjesë më të sigurtë për në parkingun e oborrit të Parlamentit. I pyeta se me çka do ta përcillni? Me Autoambulancë, ishte përgjigja. Jo, u thash. Unë nuk do ta lejoj. Në se nuk e sillni një Autoblindë, më mirë të vdesim këtu ku jemi se sa të na zvarritin rrugëve të shkupit huliganët fashistë maqedonas. E sollën Autoblindën dhe vazhduam drejt Spitalit Klinik Nëna Terezë. Aty e mori mbi vete një mjek shqiptar të cilin e njifte edhe z. Sela. Gjatë gjithë kohës, po thuaj në çdo dy minuta z. Sela më thrriste: A je këtu z. Fetah?. Edhe pas katër ditësh unë ende nuk kam ardhur në vete dhe besoj se ka shumçka për të thënë"! Kështu përfundon shpjegimin e tij z. Abdylfeta Alimi. Të ju them të drejtën unë duke e shkruar këtë histori tepër të veçantë e të dhëmbshme që përjetuan këta burra shqiptarë: z. Sela dhe z. Alimi, më mbuluan emocione. Mendoj se shëmbëlltyra e këtyre burrave: Abdylfeta Alimi - në veçanti, Sherben Reka, Musa Selimi dhe Liridon Dalipi, duhet të vlej si shembull për të gjithë ne, se si duhet të veprojmë në rrethana të veçanta, kur rrezikohet jeta qoftë edhe vetëm e një shqiptari.

  Z. Zijadin Sela, i dëshirojmë shëndet, dhe punë të mbarë në aktivitetet për çeshtjen kombëtare në përgjithësi!

    Z. Abdylfetah Alimi me shokët që e ndihmuan, qofshin gjithmonë faqebardhë!

Shëndet e mbarësi në familjet e tyre! Djem si ju i duhen shqiptarisë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: