Fahri Xharra: Shqipëria në Lojërat Islamike
| E Shtune, 13.05.2017, 01:56 PM |

Shqipëria në Lojërat Islamike

Nga Fahri Xharra

“Edhe ne si Komiteti Olimpik kemi marrë miratimin nga Ministria e Jashtme dhe nga Ministria e Sportit. Pa e paragjykuar do të marrim pjesë e në këto aktivitete duke dërguar sportistët tanë në mënyrë që t’i shërbejë bashkimit midis popujve midis besimeve pavarësisht se sporti është jashtë politikave fetare”, tha Stavri Bello sekretar i përgjithshëm i KOKSH. Edhe pse mbajnë emrin e Lojërave të Solidaritetit Islamik, në këtë aktivitet nuk do të ketë kritere fetare në pjesëmarrje. » _shkruajnë agjensitë e lajmeve .

« Ish Presidenti shqiptar, Sali Berisha futi Shqipërinë në OKI me dekret presidencial në vitin 1992, por çështja mbetet e diskutueshme në mesin e politikanëve dhe shumicës së intelektualëve të vendit. »

Po kush merrë pjesë ne ato lojëra ? Sa shtete europiane apo ballkanike janë pjesëmarrëse ?

Agjensitë lajmërojnë « Paskal Milo, historian, politikan dhe ish-ministër i jashtëm, tha për BIRN se ai nuk u pajtua me përfshirjen e Shqipërisë në aktivitetet e OKI-së. Ai beson se ndërsa Shqipëria duhet të respektojë vendet islamike dhe të bashkëpunojë në mënyrë bilaterale për çështje të caktuara, ajo nuk duhet të jetë nën ombrellën e një organizate islamike haptazi. “Unë kam besuar gjithmonë se vendimi për të marrë pjesë në OKI është një nga ato më të këqija që Shqipëria ka marrë që nga rënia e komunizmit”, tha ai.

“Çdo veprim që përfshin Shqipërinë më tej në organizim dërgon një mesazh të gabuar te aleatët dhe partnerët tanë europianë dhe amerikanë, duke vënë në dyshim përkatësinë tonë dhe orientimin europian”, përfundoi ai.

Agjensitë lajmërojnës ; « Piro Misha, një studiues i shquar për nacionalizmin dhe kulturën, tha për BIRN se anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë doli kundër kushtetutës së vendit, vlerat e tij laike dhe idesë së bashkëjetesës fetare [Shqipëria ka komunitete të mëdha katolike dhe ortodokse]. “Unë e shoh pjesëmarrjen e sportistëve shqiptarë në këto lojëra krejtësisht të papërshtatshme, nuk e kuptoj pse kjo ftesë u pranua”, tha ai.

Ai gjithashtu beson se anëtarësimi i Shqipërisë në OKI nuk është plotësisht e vlefshme, pasi deputetët nuk votuan për këtë çështje. “Ne kurrë nuk votuam për këtë dekret [presidencial] në parlament dhe një vend nuk mund të jetë anëtar i një organizate të këtij lloji dhe të marrë përgjegjësi në qoftë se parlamenti nuk ka votuar për anëtarësim”, tha ai.

“Unë e shoh Shqipërinë duke vepruar si një shtet skizofrenik që disa nga vendimet që merr kjo organizatë janë kundër aspiratave tona perëndimore”, përfundoi Piro Misha

Si do të ndahemi një herë e përgjithmonë nga vetëtiketimi se jemi shtet islamik ?

Me keqardhje  për gabimet poltike, që kombit po i kushtojnë shumë  i solla vetëm lajmet e agjensive  O zot falna ,se nuk po dimë se ç`ka po bajmë !

Fahri Xharra, 12.05.17

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: