Dedë Preqi: Pushteti në ikje pa ndonjë përshtypje
| E Marte, 09.05.2017, 07:34 PM |

PUSHTETI NË IKJE PA NDONJË PËRSHTYPJE

Nga Dedë Preqi

Pas gjithë kësaj rrëmuje politike në Kosovë, kinse me qëllimin e ndërtimit dhe rimëkëmbjes të këtij shteti, përditë dëgjohen dhe vërehen zëra e ankime të ndryshme të qytetarëve nga shqetësimet e tyre, të cilët nuk janë të kënaqur me kushtet e jetës dhe mirëqenjën e tyre në shtetin e ri demokratik të Kosovës, si shkak i udhëheqjes së dobët e njerëzve në pushtet edhe pse janë zotuar që vota e tyre nuk do të zhgënjehët, apo të bindur se fati i këtij populli do të jenë këta njerëz të zgjedhur.

Kosova një shtet i ri që e lëshoi shtatin e vet përherë të parë dhe të rritet e zhvillohet në këtë botë, i cili u formue me shumë sakrifica të mëdha, si dhe në kushte e rrethana shumë delikate, por duke iu falenderuar gjakut të pa kursyer të bijëve dhe bijave të këtij kombi, poashtu dhe me përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, (pat ë cilin nuk do të kishim shtet) bashkë me aleatët e saj,  e larguan kulqedren gjakpirëse serbe nga ky popull për të frymuar dhe jetuar në trojet veta të lirë.

Çka po na mungon dhe mundon sot, pse nuk ndjehëmi të kënaqur, nuk ndjehëmi të lumtur në shtetin e ri demokratik, cili dreq po e sqepon dhe përdhos gjithë atë sakrificë që është arritë për të ardhë deri te shteti i lirë dhe demokratik, për të parë dhe realizuar populli i këtij vendi  ëndërrën e tyre shekullore dhe ky kolorit i shtetit të lirë e demokratik, të shkrihet në suksese e fitore, si dhe në shtigjet e pa kufizuara të këtij populli.

Pse këtë ndjenjë të pakënaqësisë e manifeston sot shpirti i qytetarit të këtij vendi, i cili nuk e ka  merituar, sepse pa dashur ia imponojnë kushtet dhe rrethanat e jetës me të cilat ballafaqohet përditë dhe me ndjenjën e ankthit, që nuk e lë të qetë dhe nuk e lejon që ky popull të ecën përpara dhe ta shijojë jetën e lirë e të qetë në vendin e vet.

Qe nga ky sfond i kushteve dhe rrethanave në të cilat Kosova po e përjeton sot krizën e saj sociale,  ekonomike dhe politike, degëzohen shumë rrëfime dhe shkaqe të ndryshme, të cilat janë të pa arsyeshme që lidhën vetëm me faktorin qeverisës, i cili me mos seriozitetin, neglizhencën dhe pa aftësinë e këtij faktori, i krijuar dhe kompletuar nga një elitë politike të ardhur nga rrjedhat e luftës, të cilët nuk arritën të transformohen në luftën e paqës, por duke e kapluar dhe konsideruar shtetin si pronë të tyre.

Vlerat e luftës nuk duhet të mohohën dhe të anashkalohen, por njerëzit e luftës, apo ata të cilët dje e sakrifikuan jetën për të shtrejntën liri dhe demokraci, të mbetën simbole të lirisë dhe demokracisë, ndërsa e sotmja të ndërtohet në kushte dhe rrethana të tjera, në krahun e asaj që presim të gjithë brezin e ri dhe filozofinë e re politike, e cila është më intelektuale, më e përgaditur  dhe më energjike.

Vetëm në sistemin e monizmit, njerëzit e luftës kanë komanduar dhe sunduar edhe në kohën e paqës, deri sa janë pensionuar dhe më gjatë, pa marrë parasysh se, e kishin një shkollë të natës, apo të ditës, komanda e tyre ishte prezente dhe në këtë mënyrë e kanë udhëhequr politikën e kohës, derisa një ditë kjo politikë u ngelët në fytë.

Pushtetin e fundit në ikje të qeverisë së Kosovës, të cilin e dizajnuan dy liderët e partive më të mëdha në vend, z.Hashim Thaqi dhe z. Isa Mustafa, duke formuar një koalicion të « zorit », i cili sot është bërë « bajat »,  pa e përfunduar mandatin e vet. Nëse i analizojmë shkaqët dhe psehët  e këtij kualicioni, duhet të hargjojmë vetëm kohë, sepse ata e dinë vet se një kualicion i tillë nuk është bërë për hir të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, por për hir të një marrëveshje reciproke në mes të këtyre dy liderëve dhe partive të tyre politike, ose, « ti zgjedhëm mua president, unë të zgjedhi ty kryeministër, i cili kualicion edhe nëse prishet në ditët e ardhshme para kohe, nuk do të shkumarohet lehtë dhe pa pasoja, sepse është themeluar i tillë.

Çdo lëvizje  politike dhe angazhimet e këtij kualicioni e tregojnë vetë faktin dhe përspektivën e këtij populli dhe vendi, i cili sot gjindet në kushte të pa favorshme dhe të pa lakmueshme, pothuaj edhe në një krizë të përgjithshme politike dhe ekonomike, që në rrëfimet e udhëheqësve të tyre para qytetarëve e thojnë të kundërtën, se është bërë edhe më shumë se është e mundshme, por në realitet qytetarët e vendit janë ata vetë, që e ndjejnë peshën e dhembjes dhe gjendjes në të cilën jetojnë dhe ballafaqohen përditë me kushtet më elementare të jetës.

Rinia e përbënë pjesën dërmuese të këtij vendi, që shumica e tyre janë të pa punë, e cila është e vetmja shpresë që do ta shpëtonte vendin prej kësaj krize, dhe mu për atë,  shteti duhet të investojë shumë e më shumë dhe ndër të gjitha të merr përgjegjësitë dhe të merr parasysh hapat dhe ritmin e saj, sepse vetëm me këtë bagazh të fuqishëm dhe intelektual, do ta kemi më lehtë dhe mundësinë të arrijmë qëllimet tona në ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës, njëherazi të kompensojmë edhe kohën e humbur, në të kundërtën pasojat do të ishin edhe më të mëdha dhe më të pa riparueshme.

Është e vërtetë se sot Kosova, ballafaqohet me shumë probleme dhe politika që e tërheqin mbrapa, sidomos ato që po gatuhen në kuzhinat e Beogradit, përmes disa shpiunave serb dhe rus, të cilët i kanë rrënjët deri te Kuvendi i Kosovës. Dhe qeveria e  Kosovës, në krye me udhëqjen e saj, do të cilësohet si vetë fajtore, sepse edhe pas 18-të,  vitëve të çlirimit, nuk e muarën guximin njëherë dhe ta  tregojnë autoritetin e shtetit të vet të pavarur, duke e akuzuar Serbinë, për gjenocidin që e ka shkakëtuar ndaj popullit shqiptarë dhe për t’ia bërë me dije se ku e ka vendin e vet.

Prandaj edhe për atë arsye sot Serbia, luan dhe manovron me ndikimet e veta, duke e shantazhuar dhe duke e penguar në shumë procese zhvillimore Kosovën dhe duke u përzier në punët e saj të brendshme, si  edhe lobimet e saj kundër Kosovës,  në integrimet evropiane dhe ato euroatlantike.

Ndërkaq, rroli i kësaj qeverie, apo i një pushteti të këtillë, nuk do më shumë koment se në këtë mënyrë të udhëheqjes së saj dhe me shërbimet e tilla, do ta ndihmonte dhe inkurajonte kthimin e pushtuesve dhe ambicjet e tyre që kanë për ripushtimin e Kosovës. Një pushtet, që  qeverisjen e ka vetëm si « salltanet », korrupsionin e ka prioritet, kriminalitetin e ka kapacitet, shëndetësinë e ka « ibret », arsimin e ka « marifet », ekonominë  e ka pa imunitet,  intrigat e thash e thënmet modalitet, lavdatat për vetëvetën specialitet, popullatën e varfër se ka fare « kasavet », dhe çka tjetër i mbetë, që ky pushtet të dorëzohet dhe të largohet sa më para vet.

Një modalitet të tillë e ka sot edhe shteti shqiptarë në Shqipëri, të cilin e kopjuam, apo anasjelltas, por në realitet ky vend ka prevojë më të madhe të këtyre modeleve, të cilat nuk do të na i lakmonte asnjë vend demokratik në botë. Ky pushtet në ikje, nuk lë ndonjë përshtypje, jo vetëm se u krijue në rrethana të jashtëzakonshme dhe pa vullnetin e qytetarëve të vendit, por aspak nuk do koritesh dhe t’ia thush troq se ishte një pushtet i korruptuar dhe i inkriminuar deri në fyt. Nuk do koritësh t’ia thuash troq se, ky pushtet ka bërë çka ka deshtë vetë, i cili i pasuroi militantët dhe partiakët e vet brenda një kohe të shkrurtër në kurriz të popullit. Prandaj, duke pasë nuancat e një motivimi të këtillë, nuk heq fare në kandar si cilësi e një pushteti, por një shkatërruesi dhe demoluesi të vendit dhe shtetit në tërësi.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: