Demir Krasniqi: Dasma jonë
| E Diel, 07.05.2017, 09:38 AM |

DASMA JONË  

 

Valët e gëzimit seç  po e dridhin malin –

Nëna edhe baba , sot po e martojnë djalin !

Do ta dridhim malin, do ta dridhim fushën –

Do ta martojmë djalin, do t’ ia marrim nusen !

Refreni:

Sonte kemi dasmë , le ta dijë gjithë bota ,

Sonte  prej gëzimit , do të cakërrojmë  gota !

Le të dridhet toka , t’ ngritën  valët e  detit –

Sonte po e  martojmë  djalin e hasretit !

 

Seç po dridhen bjeshkët , malet edhe  kodrat –

Vëllain e hasretit po e martojnë motrat !

Po dridhet  oborri , po dridhet  shtëpia –

Hedhin këngë e  valle nuse edhe bija !...

 

Seç po dridhet Shari , Tivari , Çamëria –

Birin e shqiptarit , po e martojnë vëllazëria !

Seç po dridhet Shkupi , Shkodra e Kavaja –

Në dasmën e nipit , sot po  vallëzon  daja !

 

Seç po dridhet Llapi , Mati e Preveza –

Në dasmën e nipit , sot po vallëzon tezja !

Seç dridhet  Tupalla , Rezalla , Kavalla –

Në dasmën e nipit , vallëzojnë mbesa e halla !

 

Seç po dridhet Kaçaniku, Kopliku , Adriatiku –

Në dasmën e djalit , sot po vallëzon miku !...

Seç  po dridhet Kërçova , Zajazi , Garana –

Në dasmën e djalit , vallëzojnë shokë , jarana !...

 

Seç po dridhet Ohri , Prespa edhe Fieri –

Në dasmën e djalit , miq  nga Manastiri !...

Seç dridhet Shkëlzeni, Korabi e Shari –

Në dasmën e djalit , vallëzon  mërgimtari !...

 

Seç na janë bashkua qytetarë , fshatarë –

Seç po jehon kënga e Bashkimit Kombëtarë !

Seç po jehojnë këngët maleve kreshnike ,

Seç po hidhet vallja e Shqipërisë etnike !...

 

Seç po dridhet Presheva , Malësia , Kolonja –

Lartë në qiell valon flamuri me shqiponja !

Seç po bien sirenat , valëviten flamurat –

Shkojnë e marrin nusen , krushqit me vetura !

 

Nusja edhe dhëndri si Dielli me Hanë –

Në ballë të dasmorëve , hijeshi kanë dhanë !

Seç urojnë nga zemra , miq  e  vëllazëri –

U trashëgofshi për jetë, ju , o çifti i ri !


Gjilan, më 28. 04. 2017. Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: