Daniel Marian: Vlera ilirike
| E Shtune, 06.05.2017, 09:30 AM |

VLERA LIRIKE ME NJË IMAZH MË TË QARTË

(Silvana Andrada, Pavdekësia e bukurisë, Amanda Edit, Bukuresht 2017)

Nga Daniel Marian

Nga të gjitha format e lirizmit, në gjuhën rumune me një kurorë të ndritshme mbetet poezia Doina, një rrjedhë e kulluar e përjetimit që ka karakterin bivalent, nga bota drejt vetëvetes dhe nga vetëvetja drejt botës. E pata mësuar këtë, duke e lexuar së pari Eminescu-n, dhe duke e përshkuar pastaj literaturën e madhe në të cilën nuk ka poet që nuk përkundet në djepin e ëmbël apo të hidhur, të sentimenteve të shprehura.

Silvana Andrada Tcacenco i hap gjerë sytë, sidomos në poezinë “Autoportret”: “Pemët mbajnë lotë mbi gjethet që vdesin/ Mua më prek në shpirt, më prek në mall/ Kalimi i rinisë, kalimi i dashurive.../ / Zogjtë mbajnë në flatra dëshirën për fluturim/ Mua më prek në shpirt, më prek në mall/ Rënia nga madhështia e lartësimit të tyre.../ / Dashuria është nganjëherë ëndrra kalimtare/ Mua më prek në shpirt, më prek në mall/ Dhimbja e shpirtit të butë përdëllimtar.../ / Pemët e zogjtë dhe dashuria që vdes/ Më dhembin përjetimet e tyre kaluese/ Shpresa e idealit po më shemb!

Gjen vend këtu identifikimi i pashoq me atë që e objektualizojmë, dhe me atë që e konsiderojmë si një shprehje të fuqishme. Mund të themi me një precizitet të saktë, se nuk gjendet alternativë më e përshtatshme për njohjen e vetëvetes. Nga stabiliteti relativ në përmasë të proporcioneve të caktuara që nga themelimi i botës, deri te liria thuajse e pakufishme, kolosale përmes vetë definimit të saj, dhe me siguri edhe deri te përsosja nganjëherë e thjeshtë, tjetërherë e komplikuar...

Në përgjithësi, përmabjtja që na e ofron libri “Pavdekësia e bukurisë”, shfaqet në një formulë fillestare për vetë autoren, që na i përkujton frymëzimet e Nichita Stanescu-t. Për ilustrim, ja poezia “Horizonti i errët”: “Në zemrën time troket një zemër/ Por nuk dëgjohet e nuk dëgjohet/ Unë-ti dëgjohet, unë, ti…/ Një zemër zileje/ Ëndërrim e tringëllim// Nga syri im po shikon një sy/ Kundron kuq e kundron blertë/ Shikon bardhë, në të zezë degdiset/ Kundron duke përgjuar/ Me dashuri duke dashuruar…/ / Në tëmthin im përpëlitet një tëmth/ Tik-tak më pulson/ Tik, tak ma ëndërron/ Zilen e zemrës, dritën e syve/ Tëmthi pulsues, falje e faj…// Po, nuk dëgjohet/ Unë ty të dëgjoj, unë,  ti…/ Tik-tak, tik, tak/ Ka kaq dritë në horizontin e erët!

Po! Një kompozitë fundamentale dhe selektive... Nuk mund të mos mendoj për interpretimet e pavdekshme të autores Tatiana Stepa, te e cila, siç e gjen vetëveten poetja, shpeshherë e gjej edhe unë vetëveten time... Çdo  kontur ka një brendësi, dhe çdo brendësi sjell pas vetes një kontur! Nëpërmjet nesh manifestohen energjitë tranzitive.

Patseli me siguri i gërshtuar me pamje përfytyrimesh ideatike, i shkon për shtati poeteshës Silvana, sidomos kur shpërthen: “Bien shirat e padrejta e pritjes së papërfshirë,/ Gërshetat e lagta ngjiten në tëmthin që përpëlitet,/ Lodhet horizonti duke u shembur n’kaltrinë e detit,/ Vala e harresës së rëndë gjendet gjithandej,/ Në të gjitha që pa mohime i kam premtuar/ Të jesh duke qenë një fillim ëndrre, si një thërrimë/ Nga ajo që ti vetë gjatë netëve ma ke treguar/ Se është definitive dhe se duhet të mbetet// Definitivisht, si koha, si vdekja apo harresa,/ Kundroj vetminë dhe si e pafajshme mahnitem,/ Sa i thellë përfundimi shndërrohet në dëshprimin/ E gojës definitive në ajër, kur nuk të marr frymë. (Definitive)

Është, përkundrazi, poezi native, intuitive, eksplikative, deklarative, dekorative, iniciative, komplementare e ekzistencës. Janë “ilaçe” përbërëse të gjallërimit, që e bëjnë jetën më të bukur.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: