Luan-Asllan Dibrani: Luftë për ta izoluar Shqipërinë?!
| E Shtune, 06.05.2017, 10:33 AM |

Luftë për ta izoluar Shqipërinë nga  Bota?!

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Lulzim Basha shpallë luftë për ta izoluar Shqipërinë nga Bashkimit-Evropian dhe Bota?!

Millosheviqi kryekasapi i Ballkanit i nxiste dhe  kërkonte luftë ndër  shqiptaret kundra  njeri tjetrit !.

Viti 2017 ka ikur nga periudha  e Milloshevit për dy dekada ,por fatkeqësisht pa ndikimin nga jashtë, tani kërkohet  luftë!!! Kërkohet "luftë nga Lulzim Basha" ,jo  Greqisë qe na e ka okupuar Çamërinë,as Serbisë që më shekuj vrau e preu shqiptarët dhe  okupoj Kosovën mbi një shekull ,as Maqedonisë qe akoma po i vret ,burgos e asimilon shqiptarët,as Malit  te Zi që ka nën okupim një pjesë të mire shqiptare ,po pikërisht në formë ultimatumi dhe staliniste i shpallë luftë Shqipërisë!!!

Kjo  i përngjanë më së shumti Millosheviqëve,dhe sulltanëve që i futen shqiptarët në vëllavrasje, duke qenë në shërbimin  e tyre një pjesë  e popullit. Atij i krijoj plagë të rënda gjithmonë në trungu e vet?.

Lulzim Basha, kërcënuesi dhe protagonisti i shpalljes lufte!!!.Kujt, popullit shqiptar, që akoma nuk jemi çliruar nga pushtuesit fqinjë. Kjo  është më së  absurde,shantazuese  arrogante dhe abuzuese  me ndjenjat e popullit shqiptar??? Me  vetëm 48 orë ultimatum   para se t'i shpallet luftë qeverisë aktuale  për të rrëzuar republikën e vjetër nuk ka koment, pos një çmenduri politike dhe arrogancë mesjetare. A thua , a e din Lulzim Basha sa , sakrificat janë dhënë për formimin e Republikës dhe shtetit shqiptar?

Opozite destruktive me tendenca destabilizimi  të vendin për interesa personale ,klanore e fisnore  po e vazhdon   robërinë  e shqiptarëve edhe ma tutje jashtë Bashkimit evropian?!.

Partia Demokratike, në ndjekjen e një politike jo parlamentare  dhe agresive  rrezikon të mbetet përfundimisht jashtë zgjedhjeve, për shkakun e Lulzim Bashës, ndjekës i politikes së Salih Berishës!.

Kërcënimet se s’do lejojnë zgjedhje  pa u pranuar ultimatumet e tyre për rrënimin e qeverisë shqiptare, po ashtu mospërfillja e tij ndaj  diplomatëve dhe përfaqësuesve politikë amerikanë e evropianë është një  skandal  i radhës.

Veprimet e tilla  na qojnë ti kujtojmë ngjarjet e ngjashme që synojnë paralizën e shtetit shqiptar, sikur në tragjedinë e vitit 1997, që u shkatërruar çdo gjë e ndërtuar  me gjakuan  e klasës punëtore të Shqipërisë.

Ajo periudhë  ishte  e tmerrshme bëri vrasje,krime, vjedhje,masakrime dhe shkatërrime masive të shtetit shqiptar. A ka sinjale të ngjashme sot  me këtë gjuhë  të Lulzim Bashes ?

Po,gjithsesi , skenari  është i njëjtë !?.

Prandaj thirrjet  e tilla, populli shqiptar, nuk është mirë t'i përkrahë, sepse ma  ky popull sfidoj  me qindra herë  dhe ra viktimë e politikës së tillë. Sot ky popull mbeti më i varfëri në kontinent ?.Ky popull mbeti më i përbuzuri nga vet udhëheqësit e vet politik,çudirat  vazhdimisht po e ndjekin këtë popull!.

Edhe populli  ka faj, që në zgjedhje  nuk i ndëshkon me votën e tyre, por i voton dhe i përkrahë te njëjtit edhe pse shumica e tyre janë të korruptuar.

Opozite destruktive me tendenca destabilizimi  të vendin për interesa personale ,klanore e fisnore  po e vazhdon   robërinë  e shqiptareve edhe ma tutje te mbesin jashtë Bashkimit- evropian dhe bota ?!.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: