Afrim Caka: Ringjallja e shpirtrave të ligë
| E Shtune, 06.05.2017, 09:47 AM |

RINGJALLJA E SHPIRTRAVE TË LIGË

Nga Afrim Caka

Ju i thatë të gjitha. Unë desha të shtoj vetëm këtë.

Zoti Arben Rugova e Artan Nimani:

Gjeneral Hoxha është memoria historike e kombit.

Shpesh takojmë asambleistë që sillen sikur zhvillimi i tyre është ndalur që në moshën shkollore dhe nuk kanë ecur më tutje sesa shkalla filestare. Ata gjithnjë nxitojnë të japin përgjigje për çdo çështje të ngritur në asamble. Kjo prirje shfaqet në të gjitha nivelet e zhvillimit të intelektit të tyre agresivë. Kësaj kategorie i përkasin ata që e kanë zakonin të fusin gishtin në hundë për të gërmuar historinë ose të gromësijnë kur qelben nga goja.

E çmoj shumë “Arbenin e Artanin” dhe e radhis në elitën e vendit në dekadat e fundit?”

Më ka imponuar respekti ndaj tyre dhe jo mëshira, siç thonë shumë shqiptarë, me gjithë egërsinë e tyre, qoftë edhe me ecjen e tyre si sovranë nëpër udhët e qytetit të Fadilit, akademikëve dhe të heronjëve. Shumëkujt i duket se këta kërkojnë mëshirë, mëshirë nga të gjithë, mëshirë para gjithkujt, por sidomos kërkojnë mëshirë tek vetja e parë. Unë nuk mendoj kështu. Këta kërkojnë vëmendje se vetmia e lënia mënjanë është e rëndë, por ne jemi të pavëmendshëm e të “pasjellshëm” ndaj tyre. Këta meritojnë të mos “braktisen”. Se po u braktisën, këta të bëjnë gjëmën. Janë të lirë dhe kanë vuajtur për liri, ia dinë vlerën lirisë? Këta kanë liri të pakufi dhe meritojnë të ketë liri pa kufi, të duanë kur s’të duan, të urrejnë kur të duan.

Te lumtë Beni, je i paparë! E di, ndonëse ke dëshirë të hysh në çetën e të gjithëpaditurve apo gjithanalfabetëve dhe të bluash kopalle në të thatë ditë për natë në asamble. Ka pranuar, si duket të na e shtojë bezdinë dhe neverinë duke folur dhe shkruar letra kur s’duhet e duke thënë çfarë s’thuhet, sidomos me ofendime, ndaj Fadilit dhe për emërtimin rrugëve. Sa cinik je more Beni! Siç thuhet ke provuar të shkruash në facebook, që nuk i ke shkruar vetë? Dhe, për të shijuar letrën “Betonizimi i përmendoreve në Gjakovë”.

Me vepra shkatërrimtare, me propagandë të frymëzuar nga interesat e të huajit nuk formohet baza e shoqërisë të së nesërmes. E more Beni! Ai, Muhameti, ish i “burgosur politik”, i biri i një “ballisti” në Turqi dhe anasjelltas ta shkroi këtë reagim gjysmak, i cili nuk e ka elementin fillestar në shkrim dhe ka një përgatitje të pamjaftueshme.

Nuk i takoj asnjë organizate e cila është e mbushur me krime politike apo ndonjë partie politike! Asamblistët nuk mund t’i ndryshojnë idetë dhe dogmat e tyre po qe se nuk janë të detyruar që të ndryshojnë karakterin dhe qytetërimin e tyre. Antikombtarizmi i Arben Rugovës e Artan Nimanit me kompani, vijojnë t’i bien borisë së tyre antigjakovare.

Këto ulërima sikur donin t’i zgjonin edhe të vdekurit nga varri. Ata kishin një plan që në mënyrën biologjike të zhduknin cilindo gjakovar dhe cilëndo veprimtari të tyre. Për ta nuk kishte gjë të ndaluar dhe besonin se ishte patriotizem dhe duhej të derdhej sa më shumë lot krokodili. Vetëm nëpërmjet vdekjes së botës së vjetër mund ta çlirojnë përgjithmonë Arbenët e Artanët nga gjakovarët.

Zoti Beni! Vihen re disa shfaqje tuaja që dëmtojnë historinë dhe Gjakovën. Kjo gjë është reale, prandaj dalin tipa joshqiptarë. Ndodh shpesh në asamblenë e Gjakovës që në vend të heronjve, të ndeshemi me Bena e Artana, njëri “babanë ballist e tjetri gjyshin në Tivar”, ndeshemi me vështirësitë e punës, e ndeshem në lëkundjet e tyre psikologjike, me thashetheme e me arsyetime banale të njerëzve banalë. Kur asamblisti i një tipi të tillë e humbet karakterin, ai bëhet frikacaku më i pabesueshëm që mund të përfytyrojë për veten e tij dhe bëhet mjeshtër i nxjerrjes së preteksteve.

Ne, si duket, i kemi dhënë pak rëndësi faktit që Arbeni e Artani flasin dhe mendojnë për vete, meqenëse e dimë: secili mund të ngatërrohet me heronjtë të djeshëm dhe çdo njeri prej tyre e konsideron veten të detyruar ta retushojë figurën e vet psikologjike, të cilën ata ia demonstrojnë shqiptarëve në asamble, duke përdorur për këtë lloj-lloj marifetesh të zgjuara dhe dinake.

Gjenerali Millan Arstraj është sakat. Ai është invalid i luftës. Servantesi ishte, gjithashtu, invalid i luftës. Sot në asamblenë e Gjakovës, mjerisht, ka shumë asamblistë të tillë, të gjymtë. Dhe do të ketë së shpejti edhe më shumë, nëse nuk nuk i ndihmon Zoti. Një sakat shqiptar, që s’e ka madhështinë shpirtërore të një SERVANTESI, rënkon, kërkon lehtësim për veten në sakatimin që dëshiron t’ua shkaktojë të tjerëve përreth, sidomos heronjve... Sidoqoftë... Unë jam qytetar i thjeshtë mëkatar nga Gjakova. Jo që jam modest, ashtu e ndiej. Unë propozoj që asambleja e Gjakovës sa më shpejtë të bjerë një vendim për ngritjen e një përmendoreje në Gjakovë.

Ky brez (asamblistësh e politikanësh) të “vdekurish” na japin jo vetëm organizimin e tyre fizik, por ata na sugjerojnë edhe mendimet e tyre se si do të duket Gjakova nën pushtimin e Arbenëve, Artanëve të PDK,ës. Në të vërtetë të vdekurit e këtij pushteti janë “zotërinjtë” e padiskutueshëm të të gjallëve.

Gjakova bart peshën e rëndë të gabimeve edhe shpërblehemi për veprimet e tyre. Nëse këta gabojnë, kush duhet t’i ndëshkojë për gabimet e tyre? Me siguri organizata e “Pronto e Xhavit Halitit”.

Veçoritë morale dhe intelektuale, tërësia e karakterit të tyre e të cilave nuk mund të shprehë shpirtin e një qyteti, këta përfaqësojnë në vetvete sintezën dhe injorancën e gjithë të shkuarës, trashëgiminë e partisë dhe arsyet që ju shtynë të silleni me egërsi në këtë apo atë mënyrë në asamble ndaj figurave që një jetë ia kushtuan atdheut e jo bashkëpunimit me nazifashizmin. Zor se mund të ketë një periudhë tjetër në historinë e Dardanisë, si kjo e kohës së sundimit të halabakëve të PDK,ës, në të cilën asamblistët e kësaj partie të kenë nxirë dhe shtrembëruar kaq shumë historinë e Luftës së Dytë. Asamblistë antigjakovarë markësistë të mbështetur mbi arsyen e qëllimin e partisë-shtet, madje amputonte konfliktin e ideve, të pengonin forcën-krijuese, madje ngjallni konfliktin e ideve përparimtare, që shtuposte historinë duke i përgojuar të gjithë ata që bënë historinë e luftës së dytë, të cilët sakrifikuan çdo gjë për t’ia blatuar bashkimit kombëtar.

Kur në asamblenë e Gjakovës kishte arritur kulmin “lufta” politike ndërmjet forcave demokratike përparimtare dhe atyre forcave antidemokratike të vijave të errëta të PDK,ës (tepër e ngjashme me situatën e ndezur në parlamentin e Maqedonisë). U propuzua nga disa asemblistë të futej në rendin e ditës edhe diskutimi i ngritjes së përmendores së heroit Fadil Hoxhës dhe Anton Çetës, e cila ishte aprovuar më parë, më 29 prill 2013.

Për çudinë më të madhe nga dy asamblistë hodhën disa insinuata antigjakovare për “Fadilin”. Menjëherë u ngrit kryetari i grupit parlamentarë të PDK,ës Arben Rugova dhe ndihmësi i tij, Artan Nimani, të cilët e kundërshtuan me paargumente e të pathemelta, duke përbaltur e dhënë përmbajtje dhe forma marksiste e leniniste. Kështu, megjithëse është koha e paradokseve, koha e asamblistëve banalë, si puna e tyre, gjithsesi na çuditi pa masë rikthimi luftës së klasave.

Për fat të keq, disa përfaqësues të asamblesë të kësaj komune, kanë poblikuar dhe i kanë fryrë tej mase fobisë antigjakovare, sidomos ndaj figurave të LANÇ të Kosovës. Niveli i debatit të asambleistëve “intelektual” të PDK,ës ishte tepër i ulët, të cilët mbanin gjthmonë një qëndrim anti-gjakovarë.

Lufta e klasave sapo ka filluar në asamblenë e Gjakoves. Arbenizmi e Artanizmi është çorba më vullgare në asamblenë e Gjakovës që ka ndërtuar dora e prontos deri më sot! Ky shpirt racor që udhëheq me fatet e Gjakovës, udhëheq, gjithashtu edhe pamoralet e tyre, institucionet dhe artin si pasojë e karakterit të tyre.

Sa i përket asamblesë, atëherë asnjë shembull nuk tregon më mirë se deri në ç’shkallë ato janë produkt i karakterit të një asamblisti e se sa e pamundur është që t’i tranpslantosh ato nga njëri Arben te tjetri Artan. Do të kishte qenë shumë më interes të dinim se ç’do të bëhet me këtë asamble “liberale” të Gjakovës po qe se ky intitucion transplantohet në një racë më të ulët asamblistësh?

Qytetarët dhe fshatarët votojnë për atë që u duket më e mire, por ata nuk i kushtojnë asnjë vëmendje Arbenit e Artanit dhe votimeve të tyre, pra Beni e Artani përfshihen nga lezeti i kutive të votave. Këta mbesin të paepur ndaj asamblesë. Mbi të gjitha ky emisioni i errët dhe dy antihero kërkojnë në mënyrë të barabartë dy jetëgjatësi. Jetëgjatësinë biologjike të njërit e tjetrit dhe jetëgjatësinë politike.

Dekompozimi i llojeve të agresiviteteve psikologjike. Gjithmonë lipset një kohë e gjatë për një asamblist gjysmanalfabet që ai të ngjitet në një shkallë të lartë qytetërimeve dhe ndonjëherë në një kohë shumë të shkurtër të rrëzohet prej saj. Faktori kryesor i rënies së ndonjë asamblisti është dobësimi i karakterit, servilizmi e përkulja e tij ndaj shefave.

E rëndësishme është se faktorët psikologjikë që përcaktojnë tipin e një asamblisti... Gjithashtu është edhe ndikimi i të parëve dhe i prindërve të drejtpërdrejtë. Ky është ndikimi “kolosal” i vjetër i brezave familjarë të vdekurish mbi brezat e gjallë asamblistësh si Arbeni, Artani….

Një qeveri ka të drejtë të ndëshkojë gabimet e shqiptarëve vetëm kur ato janë krime. Ato janë krime vetëm nëse e turbullojnë shoqërinë shqiptare. Shoqërinë e turbullojnë sapo fillojnë të frymëzohen nga fobia ndaj figurave publike. Shembuj të urrejtjes iracionale si kjo e juaja ndaj gjakovarëve paska aq shumë në kulturën tuaj saqë urrejtja dhe iracionalja dhe ksenofobia është shndërruar në modelin e tuaj kulturor. Pra, që të meritojmë tolerancën, shqiptarët e zinj duhet të shmangin fobitë, poshtërsitë antigjakovare dhe antivlerat.

Pikërisht tek doja të mbyllja këtë shkrim timin për format e ndryshme të veprimtarive kulturore për integrim kombëtar, ndodhën të papritura të reja në asamblenë e Gjakovës - plani aq kundërgjakovar e proserb si ai i JABLLANOVIQIT.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: