Kalosh Çeliku: Myslimane nëse nuk janë mace
| E Hene, 01.05.2017, 04:54 PM |

“PATRIOTËT E BESËS” MYSLIMANE

NËSE NUK JANË MACE

NGA KALOSH ÇELIKU

Moti kohë e krahasoj Veten me macet e mia që jetojmë me vite në një shtëpi të përbashkët. Mace, që i kanë në disponim tre “vakte” ushqimi të përditshëm në sofër: mëngjesin, drekën dhe darkën. Edhe, liritë shtëpiake. Kushte, që nuk i kam Unë si shkrimtar shqiptar në këtë shtet të “përbashkët” (Maqedoni). Shkaku, se: kurrë nuk e kam hëngër darkën. Punë tjetër është ajo se, “muslimanët” lirshëm i falin pesë “vakte” në xhami, kur t’u teket themelojnë parti politike me “besë”. Zoti, ua bëftë “kabull”?!

Edhe, macet e mia: Sa herë që Unë ulem në sofër për të ngrënë mëngjesin e drekën, dhe kurrë darkën, turren e më sulen me të katra kokë më kokë. Zgjidhja ime, si shkrimtar: sa herë ulem në sofër për të ngrënë rehat mëngjesin dhe drekën, përpara e përgadis ushqimin e maceve. I nxjerrë jashtë, në verandë ose oborr me mëngjesin dhe drekën e tyre të përditshme. Shpeshëherë, edhe me darkë mbretërore. Ujë “Xhehneti”.

Sot, habitem me “vëllezërit maqedonas” dhe shqiptarët?! Shembull, pse nuk i marrin nga Unë dhe macet, binden pak se: Nuk ka rehati pa zgjidhjen e Çështjes Shqiptare, në Ballkan. Zgjidhja e Çështjes Shiptare në Ballkan, me siguri do t’i jap fund edhe popullit “maqedonas” edhe shqiptarëve që të ulen në një sofër, jetojnë së bashku në një Shtëpi.

Njëherë e përgjithmonë, t’i zgjidhin problemet e tyre politike për  shtet e pushtet, se: I kujt është shteti (Maqedonia). E, i kujt pushteti?! “Maqedonasëve”, apo shqiptarëve?! Dëshmi me fotografi televizive, që ende janë të freskëta nga Kuvendi i “përbashkët”, ku deptetët e popullit dhe gazetarët përgjaken para kamerave televizive dhe syve të botës. Fatkeqësisht, “politikanë” që edhe sot e kësaj dite i dalin zot pa asnjë luftë historike si popull “etnik” Maqedonisë, që nuk ekziston dhe ende kanë shtet, falë shokut Tito dhe shqiptarëve. Dëshmi, të cilën e vërteton edhe historia. Dihet se, cili poppull i ka dalur zot këtij vendi nëpër shekuj  në luftë, herë me Krajl e herë me Mbret. E, deri më sot, i vetmi popull si shpërblim, nuk ka as shtet e as pushtet. E, di: ju do të thoni i ka partitë politike shqiptare me thasë ngarkuar njëra përmbi tjetrën në kamionë, që lindin si këpurdhat pas shiut. Pajtohem, po çka i duhen këto parti politike shqiptare, kur deri më sot i dolën zot IRJ të Maqedonisë, e asnjëra Shqipërisë Etnike?! Përsëri do ta ngreni zërin (krenoheni) si partizanë të këtyre partive politike shqiptare: ne shpalosëm flamurin kuqezi kombëtar (1997), e kënduam himnin shqiptar në Kuvend (2017).

Punemadhe. Dakord, po ditën e nesërme ose mu atë ditë e dini ju sesa çotek ka hëngër populli shqiptar në Gostivar e Shkup?! Jo, nuk e dini. Prandaj, vazhdoni të merrni rroga të majme dhe definicione shtetërore nga shteti i “përbashkët” në emër të popullit shqiptar. Përderisa, ky popull i urtë ballkanik, një ditë nuk do t’u përzë me shqelma nga jeta politike shqiptare. Arsyeja: “maqedonasit”, njëherë e përgjithmonë duhet t’i zgjidhin problemet e tyre politike si popull i shokut Tito në luftë për pushtet e jo për shtet në emër të shqiptarëve. Koha është sot, të përcaktohen në indentitetin e tyre: a janë bullgarë, shqiptarë, vlleh, serb, romë, apo turq “ehamdurila”?! Edhe, mos thirren më në kisha e xhamia! Shkaku, se: në këtë hendek të thellë politik ku kanë rënë këmbekokë, nuk i nxjerrë dot as Krishti e as Muhamedi a. s.

Imzot, e thirr sot Veten: Shqiptarët, a nuk duhet Lirinë dhe të drejtat e tyre kombëtare politike, së paku t’i kërkojnë si macet e mia në shtëpinë e përbashkët?! Nateditë të mjaullojnë për ushqim... Liri... Kokën dhe këmbën zgjasin mbi sofër. Bezdisin. Ulen këmbëkryq si të barabartë, mos më lënë rehat në shtëpi?!

Përgjigja, vetëvetiu del aty për aty edhe në këtë shkrim publicistik: “Patriotët besnik me besë”, gjoja se janë nga gjiri i popullit shqiptar, nëse nuk janë mace kryeneçe, atëherë çka derrin janë në jetën e tyre politike shqiptare?! Pashallarë, agallarë, “muslimanë”, hoxhallarë me këmbët dhe trutë në legen... Apo, rrufjanë me “Din e Iman”?!...



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: