Kapinova: Valentina Ivezaj e apasionuar me vizatimet
| E Diel, 30.04.2017, 04:13 PM |

Njujorkezja Valentina Ivezaj e apasionuar me vizatimet për aktorët e Hollivudit

Nga Klajd Kapinova

Piktorja Valentina Ivezaj, ishte jo më shumë se 5 vjeçe, kur filloi të bëj skicat apo vizatimet e para me laps. Një ditë vogëlushja po shikonte një burrë, që mbante në dorë disa gazeta, i cili ngadalë e me kujdes po i vendoste të hapura mbi dyshemene e një dhome, të cilën po e bënte gati për ta lyer me bojë.

Ajo tregon: “Unë e pashë burrin që po i lëshonte gazetat një e nga një në dysheme dhe fillova ta vizatoj në skicë… Më shumë më pëlqen të perdori lapsin dhe ngjyrat bardhë e zi. Kur isha 8 vjeçe mësuesja Mrs. Taylor, ka qenë e para që ka parë vizatimin tim të parë dhe më tha se je e talentuar dhe vazhdo të pikturosh. Ajo më dha zemër. Dhe kështu unë vazhdova të punoj me pasion deri tani.”

Në fëmijëri dhe në moshën adolishente asaj gjithnjë i ka pëlqyer të përdor lapsin, duke realizuar punime klasike, portrete të njerëzve të moshave të ndryshme, sikurse  dhe vizatime të tjera me tematika të lira.

Valentine Ivezaj edhe pse e lindur dhe rritur në New York, ajo flet shumë mirë gjuhën shqipe. Asaj i pëlqejnë zakonet dhe traditat shqiptare të Malësisë, veshjet karakteristike shumëngjyrëshe të malësorëve, llojet e ndryshme të armëve, që luftarët trima kanë mbajtur për të mbrojtur trojet e etnike nga pushtues të ndryshëm.

Në udhëtimin e saj me penel në dorë, piktorja e talentuar i Valentina Ivezaj, është shumë kreative rreth portreteve, peisazheve, kompozimeve etj. Artistja shqiptaro-amerikane gjen natyrshëm dritën e kohës së vet, duke unifikuar pikturën me dritën.

Piktura e saj i ka të gjitha elementet kryesorë në pikturimin e figurës njerëzore, të cilat janë karakteristikë e veprave së saj. Por, jo vetëm kaq. Ajo është në kontakt të vazhdueshëm me mjeshtërat e pikturës bashkëkohore në zemër të New York-ut, me takime dhe ekspozita artistike, që e bëjnë optimiste dhe të suksesshme karrierën e saj.

Gjatë një bisede të ngrohtë të zhvilluar në studion e saj në Upstate New York, ajo shtruar dhe qetë  rrëfen pasionin për pikturën dhe historinë e suksesit të rrugëtimit me penelin e saj mjeshtëror.

Në shkollën e mesme ajo ka studiuar për art, pikturë. Ajo ka marrë pjesë shpesh në ekspozitat e hapura në shkollën e mesme, ku studionte për art. Nëna e saj Lena dhe babai profesori i histortisë Gjon Frani Ivezaj e kanë mbeshtetur gjithnjë, duke i qendruar pranë dhe ndjekur nga afër në çdo aktivitet artistik që ajo ka pasur.

Piktorja e talentuar Valentine Ivezaj ka mbaruar studimet e larta në kolegjin Parsons School of Design, ku japin mësim profesorë dhe piktorë të shquar nga New York e më gjërë.

Dora e saj është e talentuar në penel. Këtë gjë e kanë shprehur të gjithë artistët, që kanë parë vizatimet e saj. Ajo kërkon të punoj për artistët e kinematografisë amerikane. Disa nga punimet e saj u kushtohen artistëve të famshëm të Hollivudit, si: Blake Lively, Ryan Reynolds, Candice Swanepoel, Mario Dedivonic, Britteny Charry, Vin Diseal, Oliva Culpo, Gabby Reece, Beberexha (Bleta "Bebe" Rexha is an American singer-songwriter and record producer), fotografi i famshëm shqiptar Fadil Berisha etj.

Në shumë projekte të ndryshme me shumë piktorë, që ajo ka marrë pjesë ka shkembyer përvojën dhe talentin e vet me shumë artistë të tjerë nga Neë York dhe shtete të tjera të SHBA.

Ajo bën piktura të ndryshme me ngjyra edhe në murë. Një pikturë të tillë ajo e ka bërë në shtëpinë e saj. Flamuri amerikan zë një pjesë të faqades së murit në shtëpinë e saj. Ajo ka plane të reja për të ardhmen, mbasi është një piktore e re dhe profesioniste.

Këto ditë ajo ka hapur faqet e saj në rrjetet sociale (_valentinaivezaj, ne Facebook, Instagram etj), ku ka ekzpozuar vizatimet dhe pikturat e veta, të cilat janë mirëpritur shumë mirë edhe nga kritika. Një gazetare nga Vienna e Austrisë dhe një gazete dhe revistë në Kosovë kanë shkruar me vlerësime të larta për talentin e vajzës së re shqiptaro-amerikane Valentina Ivezaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: