Zeqir Lushaj: Dy dasmat e Tahir Bezhanit
| E Marte, 25.04.2017, 07:00 PM |

DY DASMAT E TAHIR BEZHANIT

-Kur thirren krushqit mire edhe dasma shkon mirë, ashtu siç duhet. E besa pra, Tahir Bezhani, të pakten ne, miqëve të Lezhës, na ka thirrë si burrat-

Nga Zeqir Lushaj

Poeti e shkrimtari i mirenjohur i Smolices se Gjakovës krenare, zotni Tahir Bezhani, para pak ditesh ishte në Lezhë e Shengjin, buzë valëve të Adriatikut që edhe ai e don aq shumë. Bashke me nusen e tij te nderuar Zaden e kishin marrë këtë rrugë me një qellim të caktuar e jo thjeshte per pak relaks bregdetar. Nga fundi i ketij muaji dhe nga gjysma e pare e muajt tjeter, pra ne Maj, Tahiri i ka dy ngjarje te rendesishme perpara dhe kish ardhur enkas per të na ftuar në ato ngjarje te kendeshme që une i quajta dhe po i vendos edhe titull të ketij shkrimi DY DASMAT E TAHIR BEZHANIT. Sot mjetet e shumta te informimit e kane lehtesuar shume menyren e thirrjes në dasma por ama edhe e kane zbehur pak emocionin e ketij evenimenti, personal, familjar e shoqror. Mund ta kryesh kete pune me nje e-mail në kompjuter, me telefon në një orë të dites, me një ftresë në leter, more edhe „me nje të çueme fjalë per dikë“! Por jo. Djali i Smolices e don dhe e zbaton zakonin e vjeter, tradicionalin; -At‘ që don me e thirre në dasem shko e thirre në oborr të shtepisë së vet!. Kjo sot nuk eshte shume praktike, por është thanë moti e ashtu mbetet se: „burrnia ka edhe shpendëzime“!

Tahiri insistonte qe keto ftesa ti shperndante ne nje nga hotelet e shumta te Shengjinit por une nuk isha dakort keshtu qe, si  pritesi i pare i Tahirit desha tia sillja miqte e tjere ketu, ne shtepine time. Dhe ashtu u bë. Viktor Gjikolaj e Azem Baliaj nga Lezha erdhen me gjithe zonjat e tyre.

Jemi mbledhur ne baçen time rreth tavolines se gurit dhe degjojme mikun e ardhur nga Gjakova, zotri Bezhanin:

DASMA E PARE:

Para pak ditesh Tahir Bezhani ka botuar nje liber monografik per jeten dhe vepren e mesuesit historik te fshatit Smolice te Gjakoves Sadri Nuza. Libri eshte modest siç eshte edhe vet jeta e mesuesit. Tahiri flet per mesuesin e pare te fshatit te tij por aty ne gjejmë mesuesin e gjithsecilit fshat te atyre viteve ne Shqiperi e Kosovë, sakrificat e panumerta e luften kunder analfabetizmit masiv. Ne çdo rrjesht e faqe libri eshte i prekshem, i besueshem, njerezor. As nuk kishte ndermend Tahiri te bente ndonje promovim, por, eshte e bukur se kete gje e kerkojnë me ngulm nipat dhe mbesat e mesuesit historik, sot te shperndarë ne shume qyete te Kosoves dhe me gjere.  Ndaj, „dasma“ e pare e Bezhanit e ka marrë viston e eshte pergatitur per bukuri. Edhe per lexuesit tane te shumte, per miqte e dashamiret e Tahirit si per rrezen e gjere te familjes Nuza po e publikojme atë:

Me daten 29. 04. 2017 ne ora 11 në Pallatin e Kultures "Asim Vokshi" në Gjakovë, mbahet perurimi i monografise"Mesuesi Historik i Smolices", kushtuar Sadri Nuzes nga ky fshat. Libri ka per redaktor Lulzim Logun dhe reçensentë Ramiz Lushaj e Engjell Berisha.

Mësuesi i parë i Smolicës, pionieri i arsimit shqip Sadri Nuza

DASMA E DYTE:

...!

Pak si i zene ngusht vazhdon biseden Tahir Bezhani. –More nuk eshte fort ne adet me festue ne te moshuarit ditëlindjen por per bese mue kesaj radhe më kane detyrue shoket e miqte, djemte e vajzat e mi dhe bana si bana, kam pranue te ju mbledhe edhe nje here...

E pra, edhe „dasmen“ e dyte une po e bej krejt publike. Po ne kete Pallat të kultures, pra „Asim Vokshi“ ne Gjakovë, me datën 17. 05. 2017 ne ora 11 mbahet manifestimi per 70 vjetorin e lindjes dhe 50 vjetorin e krijimtarisë letrare të poetit e shkrimtarit gjakovar Tahir Bezhani.  Ky manifestim mbahet me iniciativen dhe organizimin e dy Klubeve Letrare (Tropoje-Gjakove).

Azem Baliaj qe njohet per humorin e tij te kendeshem ja priti Tahirit:

-Po pse more Bezhan, a per tre jave po don me na pru dy here ne Gjakovë aaa?

Gjikolaj, Bezhani, Baliaj…kuvendojnë per veprimtaritë e ardhshme në Gjakovë

-Tu rritet ndera o Tahir Bezhani, -nderhyva une ne bisede. Gjithmone per gezime na thirresh e per gezime te ardhshim o burr i mirë i Gjakoves e nip shembullor i Malsisë… -Po si thoni tash: -a e vazhdojme kete bisede brenda ne shtepi tuj e lag edhe fytin me ka nje gote raki se ketu ne baçe po me duket se kena ndejte boll...!

Miratohet nderhyrja...!

-Hajt pra- -Per hajr e me nafakë keto dy “dasma” të Tahir Bezhanit

Ndiej ketu o Tahir Djali i Smolices: -Me i ra tupanit e me e qit zanin asht kollaj …, por i ka do pune per mbas-andaj! Por burra si Ti, te bajne me ardhe ne zafiete edhe po nuk e pate në mend! E -Kur thirren krushqit mire edhe dasma shkon mirë, ashtu siç duhet. E besa pra, Tahir Bezhani, të pakten ne, miqëve të Lezhës, na ka thirrë si burrat-

Mirë të gjetshim në Gjakoven krenare, në Gjakoven historike shqiptare.

-Per ZemraShqiptare, nga Shengjini, 24 Prill 2017-



(Vota: 37 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: