Gjon Keka: Si ishte i ndërtuar shteti i Arbërit
| E Shtune, 22.04.2017, 05:54 PM |

Si ishte i ndërtuar shteti i Arbërit?!

Nga Gjon Keka

Shteti i Arbërit ishte një shtet monarkik i llojit të shteteve që kishin shumë popuj Europian. Duhet thënë që në fillim se shteti i Gjergj Kastriotit u ndërtua mbi parimet e lirisë që ai shpalli në Krujë më 1443 me anë të një dekreti dhe të Kuvendit të Lezhës aty ku u hodhën themelet e unitetit ,të fuqisë së përbashkët dhe të ardhmes së këtij shteti.

Shteti i arbërit kishte politik konstante ,qëndrimet që dilnin nga zyrat e shefit të shtetit ishin qëndrime edhe të kuvendit dhe të këshilltarëve që rrethonin atë.

Diplomacia kishte arrit kulmin e saj ,marrëdhëniet me shumë shtete të asaj kohë, si Venedikun, Vatikanin, Raguzën ,Hungarinë,Austrinë dhe Gjermanin ,Napolin etj.

Në rrafshin ndërkombëtar shteti i arbërit kishte përfaqësuesit e saj në tryezat diplomatike, kishte konsujt, diplomatët e zotë dhe sekretarin e punëve të jashtme.

Letërkëmbimet diplomatike përcilleshin nga përfaqësuesit e zgjedhur për të lexuar dhe përcjellën ato tek përfaqësuesi tjetër i shtetit dhe më pas tek Perandorët apo shefat e shteteve.

Shteti i Arbërit kishte sektorin e financave, të ekonomise, të kulturës ,të arsimit etj.

Poashtu ky shtet kishte ushtrinë e tij që kishte fituar famë të madhe në botë ,mpër nga mënyra se si Gjergj Kastrioti si komandant i saj e udhëhiqtë atë me urtësi, strategji vizion drejtë fitoreve në luftën kundër pushtuesit barbar otoman.

Duhet ditur se shteti i arbërit madje shumë kronist e nënvizojn si dhe vetë Barleti se ky shtet kishte edhe sektorin e shërbimit të zbulimit dhe inteligjencës në atë kohë quhej rojet e zbulimit.

Kështu që shteti i arbërit që nga kuvendi i Lezhës e këndej ishte shtet në ngritje të kapaciteteve të tij si një shtet monarkik europian, në zhvillimin e tij dhe i njohur e pranuar ndërkombëtarisht si dhe me marrëdhënie strategjike e miqësore me shtetet europiane të asaj kohe.

Udhëheqja e shtetit nga një monark me parime e urtësi sic ishte Gjergj Kastrioti në atë kohë duke ditur se shumë monark të asaj kohe ishin egoist, karrierist, të interesit dhe pa vizion e urtësi e trimëri sic e kishte ai.

Gjergj Kastrioti me udhëheqjen e tij të urtë, qeverisjen e tij vizionare dhe me strategjinë e tij e bëri shtetin e Arbërit më zë ,i dha emrin e lavdisë, e bëri që popujt dhe mbretërit europian t'i kthenin shpresat dhe sytë kah ky shtet i fuqishëm i cili ishte bërë tanimë mburojë e vetme dhe e pakapërcyeshme, duke qenë kështu shtet i vetëm që i bënte ballë një Perandorie famëkeqe e cila kishte bërë krime të panumërta në popujt që kishte pushtuar me metoda demoniake dhe barbare.

Nëse një shtet në Europë meriton të ketë kurorën e lavdisë në historinë europiane është shteti i Gjergj Kastriotit ,kjo për faktin se ky shtet i mbrojti i vetëm pa ndihmën e kërkuar në vazhdimësi nga princët dhe mbretërit europian të asaj kohe, pra kurora e lavdisë për mbrojtjen e civilizimit tonë të përbashkët europian i takon shtetit të Arbërit. Gjergj Kastriotit i cili si udhëheqës i saj sakrifikoj duke derdh deri edhe pikën e fundit të gjakut arbnor për ta ruajtur lirinë e kombit të tij dhe duke ruajtur lirinë dhe shtetin e kombit të tij ai automatikisht ruajti dhe mbrojti lirinë ,shtetet dhe civilizimin e kontinentit europian.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: