Vjollca Koni: Dialog me Poetin
| E Enjte, 20.04.2017, 06:30 PM |

Vjollca Koni

 

NATË...

 

Heshtje e thellë, qyteti fle!

Rrugëve ndriçojnë Neonet ,

qielli mbuluar me të zezat re,

natë memece e kujt je sonte?

 

Në je e imja më fol një fjalë!

Mos më zhyt në honin mërzi!

Pranë kam një gote belhollë,

ta mbush me verë a me raki?

 

Nese ndodh, do ta thyej heshtjen!

Do të shkruaj të zezën mbi të bardhë.

Mund të këndoj sikur jam çmendur,

por kam frikë, mos shperthej ne vaj!

 

 

Dialog me Poetin

(Lasgush Poradeci)

 

Të shkruaj për Ty nuk e kam të lehtë,

Më dridhet dora,ku të gjej fjalë,

Para teje jam pikë loti

në më të madhin oqean.

 

Shikimi yt i tretur mbi liqen,

stërkala të ngritura nga valsi i mjellmave mbi valë si diamant,

Në lindje dhe përendim dielli

Janë imazhi më i mirë,

Krijuar stalaktitesh në

horizont.

 

Kur shkruaje ti stepej dashuria,

Brenda pikturimit ylber ngjyrash vargu flet,

Shpirti yt ende frymon mbi lirika,

Mbete qiri per brezat, i vetmi poet!

 

 

KUR NATYRA TËRBOHET!

 

Fryn e shfryn ky mot!

Qielli nga marazi u tërbua sot,

Ujëvarat zemëruar rrinë statujë,

Liqenet ngrirë, lumenjët pa ujë!

 

Heshtje e ftohtë, çdo gjë rënë n'qetësi,

Errësira përpiu edhe atë pak ngrohtësi!

U shua kënga e zogjëve,

Pulëbardha  ngriu!

Nga loti n'qepallë një stalaktit mbiu!

 

Fustani i akullt që natyra mban,

Shpirtërat e pa faj i ka vënë në hall,

Nuk kërkojnë më shumë se veç pak mirësi,

Dashuri njerëzore dhe pak ngrohtësi!

 

Vjen ditë e re, dielli prap   shkëlqen,

Mjellmat do t'lozin valsin mbi liqen,

Blerimi të bukurës, petk të ri i mveshë,

Këngën e zogjëve do ta kem peshqesh.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: