http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Dedë Preqi: Nuk i ka të gjitha fajet Europa
| E Merkure, 19.04.2017, 06:41 PM |

KRYEMINISTËR EDI RAMA, MOS BËNI HOPA, SE NUK I KA TË GJITHA FAJET EUROPA

Nga Dedë Preqi

Përjetimi i zhgënjimit është diçka tjetër, atëherë nuk është gjakftohtësia një element më i përshtashëm, përshkak se njeriu do të kishte dëshirë të fshihet prej rrethit që të mos dëgjojë, apo të mos shoh asgjë, përmbi fatin e popullit të vet, se me vite kishte arritur thellësinë më të madhe të të gjitha llojeve të vuajtjeve dhe se ende mund të vuante edhe më shumë në vazhdimësi. Atëherë, përpjekjet për ti dhënë kurajo, duhet diçka që e shpien të shikojë drejt ardhmërisë më të mirë, e cila do ta shpërblejë sa do pak vuajtjen e këtij populli.

Prandaj, shqiptarët kanë arritur deri dikund, por nuk kanë arritur ta gjejnë formulën e zhvillimit dhe avansimin e tyre aty ku e meritojnë dhe zemërimi është shkak i shumë gjërave që e dëmtojnë të ardhmën e këtij populli  edhe pse sot ky popull e shfrytëzon lirinë e tyre të shthurur, por shumë pak është ndërruar diçka edhe nga « huji « , apo e kaluara e  Europës, e cila shqiptarët i konsideron akoma si një barrë të saj, që askush nuk dëshiron ta lirojë nga preokupimet e natyrave të ndryshme, dhe mundësia e tyre unike qëndron në mënyrën se si ata e bartin këtë ngarkesë të kahmotshme.

Rruga e tensioneve të larta politike në ditët e fundit është një rrugë dhe luftë e nervave, të cilat e rrisin luftën shpirtërore dhe asesi nuk është një rrugë pa pengesa, nga të cilat nuk mund të përfitojmë me nxitime, sepse pasojat do të ishn më të mëdha se humbja e disa shansave të vogla, si natyrë e kësaj sakrifice të pa kuptimtë me botën reale, sepse e humbim suksesin e saj dhe besimin e miqve europian dhe ndërkombëtarë, të cilët na kanë ndihmuar në ditët më të vështira.

Është e qartë se shqiptarët në zemër të Europës, janë të shqetësuar dhe të brengosur edhe sot, kur Shqipëria kërkon anëtarësimin e saj në bashkësinë Europiane, ndërsa Kosova, akoma nuk është liruar nga liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë në hapësirën e saj, që do të thotë se këto dy vende janë një përzierje politike e pa kuptimtë dhe vende që nuk e kanë të qartë pozicionin e tyre në BE, edhe pse e meritojnë një përkrahje të pa dyshimtë, si një popull me kulturë dhe origjinë më të vjetër se gjitha kombet tjera në Ballkan.

Jo vetëm përjetimet tona, por gjithë atë që kemi bërë dhe çka bujarisht e kemi në disponim për Europën, e kemi sjellë në realitet njëherë dhe përgjithmonë edhe pse vuajtjet tona janë të kaluara, edhe ajo kohë si një  lloj ekzistence e sikletshme, e cila është dëshmi e një morie ngjarjesh e të pa drejtave që iu jane bërë shqiptarëve shumë vite më herët, por  edhe një diçka e paqartë që po u kanoset në ditët e sotme.

Veshtrimet e rastit dhe sjellja e kryeministrit të Shqipërisë, zotëri Edi Rama, ndaj BE-së, janë diçka jo në përputhje me realitetin e drejtë, që të marrish përgjegjësinë për të gjetur përgjegjën e drejtë për problemet e saj dhe që përmbushin detyrat të cilat jeta i vendosë në plotësimin e kërkesave të saj. Parashtrimi i kërkesave të Edi Ramës, në kuptimin e rrethanave të poitikës shqiptare ndryshon sikur nata me ditën ,sepse është e pa mundur të definohet kuptimi i jetës politike dhe ekonomike në Shqipëri, apo në Kosovë, i cil është largë nga detyrat e jetës dhe synimi nga uniteti i saj për të arritur përgjigje të drejtë dhe të qartë.

Siq thotë kryeministri Rama, Europa do të përballet me një makth, që do të eskalojë situatën, nëse nuk do të pranojë Shqipërinë dhe vendet e ballkanit në bllok, që do të thotë se, besimi për ardhmërinë e Shqipërisë dhe vendet e Ballkanit mund të kalojë në gjendje dëshpëruese, apo përshkallzohet pozita e tyre, duke rënë viktimë e « sëmundjes » , apo ëndërrës së tyre të vërtetë, për tu bërë anëtare e BE-së, përderi sa koha afrohet dhe shpjegimi për këtë rritje arsytohet se, një Europë e bashkuar, do  të ndikojë fuqishëm në kuptimin e gjithmbarshëm të të gjitha vendeve në përbërje dhe për vetë Europën si tërësi.

Mirëpo, nëse kthehemi në detyrat e jetës, të cilat janë shumë konkrete dhe të qarta për sëcilin anëtarë të saj, situata në Shqipëri dhe Kosovë, është në halucinacione dhe është e dobishme ta shfrytëzojmë mundësinë për soditje, apo studim serioz, sepse çdo situatë do të shquhet nga vetë uniteti i saj, e në këtë rast mungon një unitet i tillë dhe i frytshëm, si në Shqipëri, poashtu edhe në Kosovë.

Prandaj, kryeministër Rama, mos bënë hopa, se nuk i ka të gjitha fajet Europa. Janë disa detaje shumë të rëndësishme, të cilat na dalin parasysh në çdo moment dhe na sjellën nëpër mendë, të cilat me pak fjalë dhe me pak punë kemi mundur ti rregullojmë, si në Shqipëri, poashtu edhe në Kosovë. Kryeministër Rama, Shqipëria është liruar nga komunizmi i Enver Hoxhës, ka më se njëzet e sa vite, por ky vend akoma është largë nga një shtet demokratik, i cili ka mos respektim ndaj shtetit demokratik, të Institucioneve të vendit dhe mos zbatim të ligjeve të Kushtetutës së saj, një fenomen që po shdërrohet në anarki.

Liria dhe të drejtat e njeriut vijojnë të shkelën dhe kjo formë e demokracisë është pothuaj se, një « lojë » e dobët që po zhvillohet me qytetarët e saj, me sëcilin pushtet deri me sot, në veqanti nga pushteti aktual i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Fuknksionimi i demokracisë e vijon akoma rrugën e tranzicionit, e cila për të krijuar një qeveri dallohet me shumë mangësi në proceset elektorale dhe me kulturën e saj jo të lakmueshme dhe me karakteristikat e një Shqipërie jo demokratike.

Shqipëria e sotme nën udhëheqjen e kryeministrit Rama, ekziston në një « hasmëri » apo të thëmi në një luftë politike të nervëritshme, e cila ka të bëjë shumë pak në shërbim të qytetarëve të vendit, por më shumë për shërbimet partiake dhe vetiake të liderëve të tyre, që një luftë e tillë në zemër të demokracisë shqiptare, ku në vend të Parlamentit, opozitarët në krye me Lulzim Bashën i shfrytëzojnë çadrat për të shqyrtuar dhe debatuar të ardhmën e shtetit shqiptarë, i cili nesër predenton të bëhët anëtarë i BE-së.

Edhe në Kosovë nuk e ke më mirë, duke parë se Kosova pas çlirimit të saj nga okupatori serb, ajo po vonohet sot drejt integrimëve Europiane. Ndër të tjera, dialogu me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve  në mes këtyre dy vendeve, si edhe ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, janë sfidat kryesore, të cilat po e mbajnë Kosovën peng në proceset  integruese dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e këtij vendi. Ndërsa, në anën tjetër, deputetët serb ne Parlamentin e Kosovës, janë bërë bllok i shumë çështjeve të rëndësishme të shtetit, sikur që është edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Prandaj, Kosova po vazhdon të gjejë rrugën e saj, për të pasur një shtet ligjor dhe të integruar në BE, por rehabilitimi i qeverisë aktuale nën udhëheqjen ekryeministrit Mustafa, nuk ka lënë përshtypje të mira dhe të frytshme, megjithatë kualicioni në mes PDK-LDK, ka treguar pushtetin më të pasuksesshëm deri më tani, me një qeveri të lodhur dhe me një produkt të një koalicioni të « zorit », që do të thotë se, nga të dyja qeveritë e dy shtetëve me shumicë shqiptare, duhet të parashikohen mundësitë për të bërë diçka pozitive për jetën e qytetarëve, për të ndryshuar kushtet dhe rrethane e tyre për një jetë më të mirë dhe më të begatshme.

Nuk duhet ti numërojmë dobësitë e rajonit, apo vendeve tjera të botës, por duhet të nisëmi nga vetëvetja , Shqipëria e sotme është një ndër vendet më të theksuara të Ballkanit, ku korrupsioni dhe droga janë hallkat kryesore të problemeve që e karektrozojnë këtë vend, që një pjesë e ekonomisë së këtij vendi konsiderohet informale, që do të thotë se kjo rrugë e ka burimin nga remitancat e trafikut të drogës dhe kontrabanda me qenje njerëzore, i cili vend po shfrytëzohet si porta kryesore e këtyre të zezave në rajon.

Edhe në Kosovë, kemi shumë të dhëna se, ky vend konsiderohet si një ndër vendet e theksuara të tranzitit të drogës dhe i qenjeve njerëzore, por edhe më e keqja, ku në këtë vend sipas të dhënave të shtetit, konsiderohet se janë mijëra vartës të drogës, duke filluar edhe nga bankat e shkollave fillore. Edhe korrupsioni në Kosovë, zënë një vend të konsiderueshëm, apo më i larti në Ballkan, sipas Indeksit të Përceptimit të Korrupsionit, dhe kjo plagë e shoqërisë kosovare është në rritje të vazhdueshme edhe pse në globin e shoqërive demokratike ky fenomen negativ i shoqërisë po luftohet për uljen e nivelit të saj, si një fenomen i rrezikshëm shoqëror dhe  mbarë njerëzorë.

Dhe z. kryeministër Edi Rama, mos bëni hopa, se nuk i ka të gjitha fajet Europa, sepse kjo po na bënë të qartë, të heqim dorë nga këto të meta shoqërore si fenomene negative dhe për ç’farëdo predentimi duhet të nisëmi nga fillimi, duke e kthyer jetën së pari në një fitore të brendshme dhe në një realitet,  i cili e bënë popullin shqiptarë të kuptimtë, duke mos harruar situatat e vështira, që na japin mundësinë të zhvillohemi shpirtërisht dhe përtej vetëvetës, për t’ia arritë qëllimin dhe rrugën e të vërtetës. Dhe para se të nisëmi drejtë bashkimit kombëtarë, të marrim si test të fuqisë dhe devotshmërisë brenda kombëtare dhe seriozitetin që mos ta përbuzim atë si diçka pa rrjedhim, apo si një bashkim i pa kuptimtë.