Radovani: Shkollat shqiptare ju presin
| E Shtune, 15.04.2017, 09:49 AM |

SHKOLLAT  SHQIPTARE  JU  PRESIN !

Nga At Gjergj FISHTA O.F.M.

 

ATDHEUT

 

Në 115 vjetorin e botimit... Strofat janë të prekuna të gjitha ma vonë nga Autori.

Kjo kangë e botueme së parit në vitin 1902 (libri i tretë i këndimit), u botue prej Shoqnisë “Bashkimi”. Prej dorëshkrimit shohim se kjé shkrue me 12-3-1896.

 

N’ ty mendoj kur agon drita,

Kur bylbyli mallshem kndon,

N’ ty mendoj kur soset dita,

Têrri boten kur e mblon.

Veç se ty të shoh un n’ anderr,

Veç se ty, çuet, t’ kam n’ mendim;

Nder t’ vështira ti m’ jé qanderr,

Per ty i lehtë m’ vjen çdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle

Un kam pa, larg tue ba shtek,

E pergjova tjera valle,

N’ tjera lule syu m’ u rrèk;

Por nji fushë ma e blerët nuk shtrohet,

Por nji mal ma bukur s’ rri,

Ma i kulluet nji lum s’ dikohet,

Moj Shqypni, porsi i ké ti.

N’ ty ma i bukur lulzon Prielli,

Janë ma t’ kandshme stinë e mot;

N’ ty bylbyli pa lé dielli

Kndon ma ambel t’ Madhit Zot.

Pa ty lules s’ m’i vjen era,

Pa ty pema fryt nuk m’ bjen;

Mue pa ty nuk m’ del prendvera,

Pa ty dielli nuk m’ shkelxen.

Dersa t’ mundem me ligjrue

E sa gjall me frymë un jam,

Kurr Shqypni, s’ kam me t’ harrue,

Edhe n’ vorr me t’ permendë kam.


Nga Don Ndre MJEDJA:

 

ANDERR

(Botue heren e parë në 1909)

 

Pezull prei qiellit fluturonte e shkreta

E si dielli n’ mjesditë rreze shperdake;

Engjëll nder cucat o nji çikë giake

Qi veç, qielli numron nder valle t’ veta.

 

Arit i kishte flokët, e kish si zgjeta

Driten e syve e mollzat rrumullake,

E buzët e vocrra me të ngjyme gjake,

Qi kur i pash krejt’ i mahnitun meta.

 

Mandej si njeri, qi prej gjumit ngihet,

Mora zemër e e pveta me trimni:

“Engjëll a vajzë je ti, o bukurija?”

 

Qeshi goca nji herë, si vashë qi pîhet,

Uli kryet teposhtë e me dashtuni

“Moter e nanë, tha, m’ ke – jam Shqyptarija!”

 

Nga Luigj GURAKUQI:

 

SHQIPTARVE LIDHË NË BESË

 

Për të gjithë an' jemi rrethue

Anmiqt kqyrin me u avitë:

Don' tok't tona me i zaptue,

Don'krejt faret me na qitë.

N’ sulmin tonë' pushka s'na pret

S'na rren parja, i bim shqelm arit

N'luft ' tuj dekun për vend t'vet

Si me le i bahet Shqiptarit!

Bini djem me gjith’ furi,

Pret prej jush Shqypja liri!

 

Shenim nga Fritz Radovani: Mbasi t’i lexoni këto poezi, Ju lutem, vetem per një minut mendoni shkatrrimin e Shqipnisë nga “Revolucioni Ideologjik e Kulturor i vitit 1967”!

Deri kur do të vazhdojnë nder shkollat Shqiptare kjo urrejtje?!

Vazhdon Pjesa XIII.


Melbourne, 14 Prill 2017.

(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: