Bexheti: Ndryshime në sistemin edukativo arsimor
| E Premte, 14.04.2017, 09:13 AM |

Aspekte për ndryshime në sistemin edukativo arsimor

Nga Nexhat Bexheti

Sot  sistemi edukativo arsimor    menjëherë  duhet    braktiset, sepse  është  i  trashëguar    nga  sistemi shkollor Sovjetik  edhe  ate  nga ana e reformatorit  Edward  Kardelj    kohën  e reformave  shkollore  të Jugosllavisë . Ky  sistem i atëhershëm  ka qenë i  dedikuar  me  qëllim  që të ngritë  dhe  të reprodukojë  kuadro  administrativë pasi ka patur mungesë në atë kohë,  dhe   njëkohësishtë    ngritet  ideologjia  komuniste      ndikojë  në ruajtjen e Vëllezërim Bashkimit  mbrenda republikave Jugosllave. Ky  sistem  shkollimi  ishte  i arsyeshëm  për  shtetet  relativisht    mëdhaja dhe me shumë  republika.

Në kushtet  e  pluralizmit  ky  koncept  është  i tejkalumë  dhe i vjetrum, nuk  jepë  përgjigje për sfidat  e  kohës  për  një  përparim të  cilin e kërkon shoqëria  për tu integruar në proçeset tekniko teknologjike, dhe  në pjesëmarjen e  ndarjes  ndërkombëtare    punës. Prandaj  ky  sistem duhet  të braktiset, sa më shpejtë nga sistemi  juridiko legjislativ- kushtetues, si kategori obliguese shkollim të domësdoshëm të popullatës.   Sepse  do të  gjenerojë  vazhdimishtë  kriza    mëdhaja  në mos  gjetjen optimale të  modeleve  përparimtare të cilat dota risin gjendjen socio ekonomike e favorizuar për suksese pozitive.

Me këtë  sistem  shkollor  tek  ne janë profiluar për afërsisht  një  e treta e të diplomuarëve  me njohuri ekonomiko-juridike në frymën teorike pa përvoja  konkrete  praktike. Po ata kuadro  do të presën inkuadrim në sektorin shtetëror,  nëpër  zyrat  të cilat janë të stërmbushura me këto kuadro, duke pritur disa vite të inkuadrohen në vende pune adekuate gradualisht humbin nga dituritë e aritura gjatë studimeve dhe nuk e ndjekin trendin e kohës.Sedimentohen në inteligjencë pasive dhe gradualishtë e harojnë shkrim leximin, në rethin social reflektojnë skepticizëm për shkollimin.

Janë bë përpjekje  për të dalë nga ky kaos i shkollimit , janë bë reforma të gabueshme pasi nuk e kanë braktisur gjenezën ideore të këti sistemi, me prerje sipërfaqësore nuk është aritur deri te palca e trungut, dhe trungu përsëri ka gjeneruar të njejtat modele.

Ky  sistem si model, tërësisht duhet të largohet nga përdorimi, dhe të kopjohet  sistemi  shkollor i Zvicrës, pasi që ky sistem  është kompatabil për kushtet e popullatës dhe konfiguracionit gjeodemografik, sepse tek ne mungon profili  i ekspertëve zejtarë dhe teknikë, të cilët do të marin pjesë direkt në zhvillimin ekonomik, në prodhim dhe direktë do ta ngritin proçesin tekniko teknologjik. Qenësore është ky profil për t’iu përgjigjë direktë resurseve natyrore për eksploatim dhe njëkohësishtë të bëjë lidhjen në mes tyre për të prodhuar të mira, të cilat indirektë e ngritin standardin jetësor njëkohësisht e inkuadrojnë edhe pjesën tjetër pasive në prodhim.

Momentalishtë eshaloni i kuadrit me shkollim të mesëm  është jashtë proçeseve prodhuese, apo i  punësuar  në vende të gabuara dhe e këputë  verigën zhvillimore.

Në vendet Europiane këto kuadro zejtaro teknik paraqesin kurizin zhvillimor të ekonomisë, spse proçesi i prodhimit fillon nga këta poashtu edhe mirëmbatjen e organizon ky kuadër.

Autori është drejtor në “Institutin për zhvillim ekonomik” Tetovë.



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: