Viktor Mërkuri: Pse prapë Siria
| E Premte, 14.04.2017, 09:12 AM |

PSE PRAPE SIRIA?

Nga Viktor Mërkuri

Ditën e martë data 4 Prill, një sulm me armë kimike në qytetin Khan Shaykhun të Siris, qytet prej kohesh i kontrolluar nga rebelët sirian, soli si pasojë vdekjen e më shumë se 70 civilëve si dhe qindra të plagosur. Ky incident ishte sulmi më vdekjeprurës me armë kimike në shtetin Sirian që nga gushti i 2013 kur gazi nervore i përdorur kundër armiqëve të regjimit të Asadit mbi rrethinat e Damaskut la të vdekur 1,500 njerëz.

Shtetet e Bashkuara u kundërpërgjigjën me lëshimin e 60 raketave Tomahawk nga një prej luftanijeve të saj në detin Mesdhe. Raketat kishin objektiv goditjen e një baze ajërore pranë qytetit Homs në sirin qendrore, bazë e kontrolluar nga forcat qeveritare të Bashar Al Assad-it. Ushtria siriane mohoi përdorimin e armëve kimike dhe fajësoi "grupet terroriste" për këtë akt, kur ndërkohë, SHBA-të kanë pohuar se ishin forcat e Assad-it përgjegjëse për sulmin. Regjimi Assad ka përdorur gaz helmues disa herë gjatë kohëve të fundit edhe kundër qyteteve të tjera të mbajtura nga rebelët sic janë raportuar nga inspektorët e OKB-së. Ky ishte sulmi i parë i Shteteve të Bashkuara kundër qeverisë siriane që nga fillimi i krizës dhe kjo lëvizje po komplikon edhe më tej marrëdhëniet e saj me Rusinë.

Ditën e diel, Rusia dhe Irani paralajmëruan zyrtarisht SHBA-në se do të "përgjigjen me forcë" në qoftë se "vijat e kuqe" tejkalohen nga ata ose aleatët e tyre perëndimorë në cështjen e sirisë.

Në rastë se më përpara Rusia mbante nje lloj distance, qoftë edhe në dukje nga regjimi Al-Assad, brenda javës së kaluar vërshoi të shprehte mbështetjen dhe mbrojtjen e tij pas sulmeve me rakte nga SHBA-ja të urdhëruar nga presidenti Trump. Sulmi fiksoi më shumë se kurrë Moskën pranë sistemit autokratik famëkeq sirian.

Solidariteti i Rusis me Damaskun ka të ngjarë të shkaktojë probleme për Rusinë në një periudhë afatgjatë, edhe pse Putin nuk duket se ka për tu bindur kaq lehtë të lëshojë “përqafimin” që i ka bërë Siris. Qeveris ruse shpesh i nevojitet një kohë e caktuar për të reaguar ndaj ngjarjeve të mëdha botërore, por të premten Kremlini lëshoi një deklaratë ku shprehte si fajtorë për agresionin ushtarak ndërkombëtarë ishin Shtetet e Bashkuara pas sulmit me raketa në bazës siriane e cila supozohet se ndodhi si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Siri dy dite më parë.

 

Vendimi për tu goditur vetëm një bazë ajrore sinjalizonte se sulmi ishte thjesht një paralajmërim dhe nuk synohej të ishte lajmërimi për një ndërhyrje masive ushtarake. Ndërkohë pyetja tani është se si do të përgjigjet Siria?!

Nga  ana tjetër opsionet e SHBA-së në Siri, qofshin ushtarake apo jo, janë shumë të kufizuara. Shtetasit amerikan nuk dëshirojnë një tjetër angazhim ushtarak afatgjatë të SHBA-së si ajo në Irak. Opsione të tjera akoma më të limituara janë goditje të tjera ushtarake mbi teritorin sirian  të cilat do të kenë ndikim të kufizuar, kryesisht për shkak se çdo sulm do të ketë kundërpërgjigje nga aleatët Asadit në Kremlin. Assad-i ka treguar se mund të përballojë sanksionet ndërkombëtare, edhe pse se populli e tij nuk mundet. Përpjektjet e SHBA-së dhe Rusis për të larguar nga duart e Assad-it armët kimike duket se kanë dështuar. Këto ishin realitetet me të cilat përballej administrata Obama me politikën e saj në Siri si pasojë e sulmeve vdekjeprurëse të armëve kimike në 2013, qindra mijëra civilë të vdekur, dhe një krizë refugjatësh ndikimi politik i të cilit arriti të ndihej në gati gjithë Europën, deri madje edhe ne Shqipëri.

Ndërkohë edhe pse kishim një përjashtim të rëndësishëm në politikën e veprimtaris ushtarake amerikane dhe një ndërhyrje faktike të saj ne betejë me hedhjen e raketave, përdorimi i fundit i armëve kimike nuk ka gjasa të ndryshjë trajektoren e luftës. Rebelët sirianë janë dobësuar, në dhjetor ata humbën mbështetjen kryesore në qytetin e Alepos, fortesa e fundit e madhe e opozitës dhe numri i aleatëve të SHBA-së në tokën siriane sa venë dhe pakësohen.

Përmbysja e Assad-it nga nga pushteti nuk është më një synim i mirëfilltë i politikës amerikane. Në javët e fundit zyrtarë të lartë amerikanë thanë për herë të parë publikisht se ata mund të pranojnë që Assad të vazhdoj të jetë atje ku ishte, ndërkohë që ata përqendrohen në mposhtjen e Shtetit Islamik. Ironikisht, kjo qasje do të ketë më shumë gjasa të nxisi ekstremizmin e mëtejshme në siri, pasi grupe të tjera xhihadiste do kërkojnë të përfitojnë nga vakumi që do të krijohet nga mosangazhimi politik i Amerikës. Ajo gjithashtu do të thotë se me Assad-in në krye, regjimi sirian do të mund të vazhdoje të godas me armë kimike popullin e vetë, dhe nuk do të ketë asgjë për ta ndaluar.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: