Fahri Xharra: Vazhdimësia ilire e shqiptarëve
| E Diel, 09.04.2017, 10:55 AM |

Vazhdimësia ilire e shqiptarëve  - shtyllë e autoktonisë sonë

“Serbët e shpërndanë në botë , bënë një propagandë 100-ra vjeçare, se Kosova ka qenë djepi i Serbisë, gjë që s´ka qenë kurrë në të vërtetë! Do thoni ju, a është e mundur kjo gjë?  Por ky është pak shpjegim foshnjor, këtu është absurditeti , kjo është dhe tragjedia jonë. Ata, serbët, i mbushën mendjen tërë Europës, se Kosova është djepi serb.”

“A e dini ç`kanë dashur të bëjnë serbët ?  Për të “ vërtetuar “ edhe  me “fakte “ ata kanë dashur të bëjnë Prizrenin kryeqytetin e tyre. Këtu është qendra jonë donin të thoshin.. Po, kaq e fortë ka qenë propaganda e tyre , ka qenë  propagandë  histerike e klasit të parë.”. .kështu e shkruan Kadare   (https://topkadare.com/2017/03/27/kombi-shqiptar-ne-prag-te-mijevjecarit-te-trete/

Por , ata ( serbët ) nuk ndalen me kaq , hyjnë edhe më thellë në lashtësi  dhe propagojnë: “ Arbanasit në Ballkan nuk janë popull autokton dhe në asnjë nuk mund të vërtetohet lidhjaetyre trashëguese me Ilirët ose Dardanët . Këto deklarata - thonë serbët ,janë nga kuazi-shkencëtarët , të cilët shkruajnë në  pabaza historike  të sajuara për qëllime shqiptaro-mëdha.  Gjuha e tyre në as një mënyrë nuk mund të dokumentohet që është bijë e ilirishtes “

Hans Tunman historian suedz  shkruante :” Shqiptarët janë trashigimtarët e drejpërdrejt të cilët nuk u romanizuan”  (Hans Tunman Schwedischer Historiker (1746 - 177 Buch: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker “Albaner sind die direkten Nachfolger der Illyrer und wurden nicht romanisiert ”  Kurse serbët shkruajnë “Vekovima ni traga od Ilira  .Rimljani su biološki istrebili Ilire,“ ( Me shekuj të tërë nuk ka gjurmë të ilirëve , Romakët i kishin zhdukur biologjikisht ilirët)

E ne ? “ta pranojmë me trishtim se në krejt gadishullin Ballkanik, në kohën kur shumica e vendeve u përfshinë nga valët e egra nacionaliste, te shqiptarët ndodhi e kundërta. Kjo ishte një rënie në kurth nga më të turpshmet për një komb. Ishte e thënë që, pasi u përpoqën t’i japin botës shembullin grotesk të popullit të parë pa fe në botë, majmunët e vendit tonë u joshën nga mbrapshtësia tjetër: të japin shembullin e popullit pa atdhe. “ (https://topkadare.com )

Johann G.Herde filozof gjerman shkruan  me1784 ‘Shqiptari trashëgimtar i ilirëve “ (Johann G.Herde Deutscher Kritiker und Philosoph (1744 - 1803) Buch: Ideen zur Philosophie der Geschichte der Menschheit 1784 “Albaner Nachfolger der Illyrer” )

Heckardi, diplomat francez  shkruan : “Ilirët janë parardhësit e shqiptarëve të sotëm”(Hekard Französischer Diplomat (1814-1866) Buch: Historia et Description de la Haute - Albanie ou Guegarie “Illyrer Vorfahren der heutigen Albaner”)

Dhe serbët e vazhdojnë me të tyren”Ata që mendojnë që shqiptarët janë pra sllavëve në Ballkan ,janë gabim kur dihet se Ballkani u popullua së pari me sllavet  në shekujt 4-7 .”  , Shqiptarët par nuk janë autokton as në Shqipëri e lere më në Kosovë jo që jo. Kur në vitin 548 pas Kr. sllavët ishin në Durrës, shqiptarët në atë kohe ishin në Rumani,po sa i kishin kaluar Karpatet .  (  “Ондашњи неки историчари сложили су се са мојим тезама, прихватили су да Албанци нису аутохтони ни у самој Албанији, камоли на Косову, схватили сусу да су Албанци дошли на Балкан, па и у самој Албанији после Словена. Године 548. нове ере Словени су увелико ушли у Durrachium (Драч,). Албанци су тада били у Румунији, на обронцима Карпата и Бескида “)

Në kushtet e një klime të ashpër ndërkombëtare, kur shqiptarët, i vetmi komb i ndarë tragjikisht në Europë janë të detyruar të durojnë mospërfilljen botërore për gjëmën që u ka rënë në kokë, në kushtet e vetmisë së tyre, të trysnisë së një propagande dashakeqe që e ka përbaltur imazhin e tyre në botë, duke e paraqitur herë si popull violent, herë fundamentalist, herë barbar e herë të lajthitur, shqiptarët janë të detyruar, midis të tjerash, të bëjnë një zgjedhje e sqarim themelor në ndërgjegjen e tyre lidhur me patriotizmin. Mendimit të mbrapshtë që e ngatërron patriotizmin me nacionalizmin, që e paraqet anti patriotizmin si balsam kundër nacionalizmit, ata duhet t’i përgji­gjen me një “jo” të prerë.

“”””L.Iasmouche Buch: La Peninsule Balkanique” “die Albaner sind die einzigen repräsentierte Nation die von den Illyrern überlebt hat””””””

Patriotizmi nuk është nacionalizëm dhe anti patriotizmi është po aq i rrezikshëm sa shovinizmi. Ata që na japin shpesh këshillat kundër patriotizmit, e kanë siguruar një përkrahje nga dikush  , dhe si gjithë të shiturit lejojnë vetes luksin të nazetohen me të.

Fahri Xharra,03.04.17

Gjakovë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: