Tefik Selimi: Një vepër e rëndësishme
| E Diel, 09.04.2017, 08:46 AM |

Një vepër e rëndësishme publicistiko-shkencore që “rrëfen” për ambivalencën...

Nga Tefik Selimi

Ditë më parë, Isa Demiri, arsimtar në pension, ka botuar veprën me titull:”Ambivalenca” (filozofiko-religjioze), e cila vepër është krejtësisht ndryshe nga veprat tjera publcistike e letrare tek ne. Kjo vepër nuk është roman, as dramë, as poezi, as poemë e as tragjedi, por, thjeshtë, është një vepër publicistike shkencore, e cila ngërthen në vete një materje shumë me rëndësi për lexuesit tanë.

Pra, është një vepër filozofike –religjioze, e cila ngërthen në vete tema e trajtesa interesante jo vetëm nga filozofia e qenies njerëzore, por në këtë vepër publicistike e shkencore, autori flet e “rrëfen” disa çështje nga fusha e filozofisë, kulturës popullore, fetare, humanitare, historike, të traditës shqiptare e botërore. Prandaj, duke i lexuar këto trajtesa e studime të kësaj vepre të autorit në fjalë, lexuesi ynë do të ketë mundësi të njihet me shumë veprimtari e rrjedha të mendimit njerëzor me aspekte krahasuese të trajtesave e problemeve, që rrallëherë këto “tema” janë trajtuar në studimet tona.

Duke lexuar vepra, si rastësisht më ra në duar vepra në fjalë, e cila vepër ngërthen në vete një materje shumë interesante dhe shumë voluminoze. Këtu, në vepër autori Isa Demiri, sikur iu është kthyer miteve të hershme dhe disa emrave të njohur të filozofisë dhe teologjisë.

Ambicia për ta shkruar një vepër të tillë e ka joshur arsimtarin Isa Demirin që, në një mënyrë a tjetër, të “rrëfejë” histori të letrarizuar, por të këdshme dhe tejet interesante. Ai i ka hyrë punës së kësaj fushe të dijes dhe, këto “sende” është munduar t’i zgjerojë e t’i shpërfaq para lexuesve, të cilat “trajtesa”, nuk kanë qënë aq të njohura për fushën apo dijen e ambivalencës tek ne.

Ne në këtë shënim do të mundohemi ta prezantojmë materjen e kësaj vepre voluminoze, e cila sjell mbi 800 faqe tekst. Por, autori i veprës i  përmbahet “normave” shkencore duke na sjellë pjesëza apo fragmente të dokumentimit të shkrimit, të cilat i  rregullon me fusnota. Kjo ia vlen dhe, vepra e  Isa Demirit e ka vlerën jo vetëm të lexohet e të vlerësohet, por edhe të interpretohet dhe të studiohet nga të gjithë lexuesit.

Në pjesën e parë, autori ia hyn punës dhe shkruan për mitologjinë e lashtë greko-romake, për veprat e kësaj kohe për “Iliadën” e “Odisenë” të Homerit, por bën fjalë edhe për veprën “Eneida” të Virgjilit.  Këto vepra autori i interpreton sipas interpretimeve që janë në veprat  në fjalë. Mandej, ai shkruan për ngritjen dhe zbritjen e artit. Këtu, Isa Demiri ka dashur të hyjë në filozofinë e artit dhe, shton se, “...në rastin konkret, gojëdhëna ka pësuar një metamorfozë ... është  ngritur në supelativ.. dhe sa më shumë që arti është ngritur, aq më të indinjuar dhe më të dalldisur e ka pasur publikun”(f.7).

Mandej, duke folur për filozofinë e  jetës, ai shton se, “vërtetë çdo njeri e ka një yll (një planet) qellor, dhe me zhdukjen e atij planeti, zhduket edhe vetë njeriu, nëse jo kështu, atëherë mund t’ia përpilojmë ndryshe: dhe ta vejmë në pikëpyetje, vërtetë, a ka pasur perëndi aso kohe? Autori i veprës në fjalë bën fjalë për Kalin e Trojës, ku shton se ky kalë” ishte apo s’ishte, në mënyrë simbolike, ai paraqet një manovër ushtarake, një hile dhe dredhi në luftë, ku vërtetë, aplikohet çdo kund në botë”(f.8).

Siç shton më  tutje autori “me rëndësi është moviti i luftës, dhe nëse radaka e kokës nuk më gënjen, motvimi gjithmonë është i trilluar në  mënyrë artificiale, e në prapaskenë qëndron krejt diçka tjetër: e kjo mund të jetë asgjësimi i njerëzve dhe përfitimi material, pra, pas përfundimit të ngjarjes”(f. 8). Në këtë kontekst, autori e përmend Hegelin (filozof), i cili pati shtuar: “Çka na jemi qenësisht, do të mbesim edhe historikisht”! Kjo do të thotë sipas autorit se, “një pupull që është tash, edhe historikisht do të mbetet i tillë (f.8).

Isa Demiri, autor, e përmend edhe filozofin Niçen që flet për “Mbinjeriun”. Mandej flet për shkakun e luftës së Trojës, zanafillen e Trojës, Kalin e Kabili, skepticizmin dhe optimizmin, legjendat dhe religjionin. Për legjendat dhe religjionin, autori ndalet dhe shton se, “Legjenda nuk është një batakçillëk, por njerëzit, në mungesë të shumë njohurive tjera, kanë ëndërruar diçka, në mënyrë që t’ia mbushin radakën e kokës me çkadoqoftë, por ashtu sikur njeriu i uritur që nuk ka kohë që të zgjedh ushqim dhe kërkon me shpejtësi t’ia shuajë urinë dhe të ngopet me diçka”f.22).

Në pjesën e dytë të veprës, autori na flet për paramitin dhe parafrazën, për zanat e malit etj. Këtu, Isa Demiri, autori, na flet për Filozofinë dhe Religjionin. Ai ndalet këtu për një trajtim ndryshe, ku shton se, “Shkenca e mitologjisë kurrë nuk ju ka afruar thjeshtë, vetëm si një trillim apo gënjeshtër, përmbjatjes teologjiko-religjioze apo karakterit filozofik, por gjithashtu, shkenca asnjëherë nuk e ka kontestuar, që mitologjgia krejt këto i ka ruajtur në vehte në formën e vet”(f28). Manedej, autori në fjalë, bën fjalë për temat e kësaj natyre, si temën: përse firkësohen njerëzit, rolin e fesë në shoqërinë skllavopronare. Këtë elaborim autori e bën tek shtetet e lashta, si tek Egjiipti i vjetër, Persia, Greqia, Roma etj.

Isa Demiri, autor i veprës “Ambivalenca” ndalet më tepër tek filozofa antike Greke.  Ai i përmends filozofët e kësaj periudhe të hershme duke filluar nga Tallesi, Herakliti, Protagora, Epikuri, Pitagora, Teorema e Pitagorës, Ksenofani, Empedokli, Anaksogora, Demokriti, Sokrati, Diogjeni, Aristipi, Euklidi, Lukreci, Filoni, Plotini, Jambliu, Protokli, Platoni, Aristoteli, mbi Teologjinë si dokrinë më e lartë spekulative, mbi idenë elementare mbi Perëndinë etj.

Në pjesën e katërt të vepërs, autori I. Demiri flet për Misticizmin dhe neoplatonizmin, për Tertulianin, Amoninë, Eriugenën, Bernardin, Rikardin e shumë të tjerë.

Në pjesën e pestë, autori na flet për parimet filozofike, terorinë e njohjes, mendimet e  filozofëve, për Religjonin në Greqinë Antike, për Luftën e Peloponezit, për Aristotelin dhe stoikët, pangeizmin, për stoikët dhe vdekjen, lirinë, për Gnosticizmin, apologjetët, Avgustin, skolastikën, për Realizmin dhe nominalizmin, për Toma Akvinskin, Tertulianin, definicioni ifilozofisë, sistemet e filozofisë, për shkencat themelore filozofike, për Hegelin, për pikëpamjet shkencore mbi botën, për Historinë e filozofisë, për Filozofinë e lashtë orientale (Indi, Kina, Babilonia, Persia dhe Egjipti).

Po ashtu, auori i veprës, I. Demiri, flet për teologjinë, etikën cinike, etikën stoike, etikën epikuraine, krishterimi dhe filozofinë e mesjetës, për skolastikën e hershme, nominalizmin, realizmin, konceptualizmin, skizma teologjike, për iluminizmin francez, për Tomas Hobsin, David Hjumin, Nikolla Makijavelin, Shopenhaurerin, filozof gjerman, Fridrih Niçen etj., etj.

Në pjesën e pesëmbëdhjetë, autori na flet për islamizmin, për hazreti Ibrahimin, për degëzimin e fiseve arabe, tiparët e arabëve, besimi i arabëve para islamizmit, Muhamedin a.s., Luftën e Bedrit, Idhujtarinë, Librin e shenjtë - Kur’rani, mëkatet e rënda, Ramazani, deizmi dhe ateizmi, kulti i të shenjtëve, çështja e gruas dhe kurorëzimi, bota ortodokse, kontradiktat islame etj.

Në pjesën përfundimtare të kaptinës së XVI, autori na flët për religjionin nga këndvështrimi marksist. Ai (autori) na flet për zhvillimin historik të religjonit, rrënjët e religjonit, enverizmin etj.

Rrahim Sadiku, shkrimtar yni, në pasthënien e kësaj vepre, shkruan se, “...Isa Demiri ka mbështetje në njohuritë e fitura nga njohja e dhjetëra veprave filozofike të shquara, që nga antika e deri në ditët e sotme, po edhe në traditën e mendimit filozofik shqiptar, qoftë si traditë popullore, qoftë si veprimtari individuale e filozofëve e mendimtarëve tanë, po edhe të veprave me vlerë, që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me filozofinë.

Besojmë se kjo vepër e Isait do të ketë lexuesit e vet, por dhe do të ngallë interesime të aspekteve të ndryshme jetësore e studimore dhe do të përcillet, si shembull edhe nga hulumtuesit e studiuesit të tjerë” (f.810). Kjo vepër ka mbi 800 faqe tekst. E ka botuar Shtypshkronja Inter-Graf në Ferizaj, 2017.


Gjilan, 5 prill

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: