Ukshin Morina: Kandidat a peshkatar?
| E Premte, 07.04.2017, 08:14 PM |

KANDIDAT A PESHKATAR?

Nga Ukshin MORINA

Kjo është një pyetje e cila me vjen në mendje sa herë që kemi zgjedhje në Shqipëri, por dhe disa të tjera si:

a) Cilët do të jenë kandidatët që do na përfaqësojnë ne në zgjedhjet e ardhshme?

b) Prej nga ku do të vijnë ata?

c) Sa para do të kenë në thasët e tyre?

ç) Sa njerës kanë vrarë, rrahur apo dhunuar në jetën e tyre?

Nga përvoja e deritanishme kam mësuar të mos mund të kemi një kandidat që të dalë nga zemra e popullit të Hasit, por gjithnjë na kanë afruar kandidat shëtitës të cilët prej vitesh kanë peshkuar sa në një zonë elektorale në tjetrën.

Një situatë e tillë ka ndikuar negativisht në shumë dekada duke mos pasur realisht një përson që të jetë shpirtërisht për këtë vend.

Si është e mundur që të mos i afrohet këtij populli një kanditadat i tij?

Mos vallë të jemi të denuar për të jetuar në errësirë?

Përse u dashkërka që në zonën tonë elektorale të vijë dikush i panjohur për të na përfaqësuar ne?

E pra ne jemi një popull i papërfaqësuar historikisht që kemi provuar soje të ndryshme nga sera e pushtetëve.

Deputet Bashibuzuk, anadollak që jargaviten në lokale e restorante luksoze, ku me britmat e tyre bëhen shëmbulli me i keq i shoqërisë.

Unë mendoj se deputeti i cili do të ketë për ndër fatet e këtij populli të jetë i arsimuar, i edukuar mirë e parimorë.

Njohës i shqetësimeve dhe i problemet të këtij populli dhe të bëhet pjesë e zgjidhjes së tyre.

Njëri i cili vëndosë për fatet e popullit me anë të meritokracisë dhe jo për nder të partisë.

Njohës i mirë i kulturës dhe i historisë së tij.

Kush me shumë se petagogë, shkrimtar a poet të ndershëm mund ta qeverisin këtë vend, duke lënë jashtë skenës politike trafikant e kriminel, të gjithë ata që kanë ambicje për t’i dhjetfishuar pasuritë e tyre me të ardhurat e këtij populli të varfër.

Mua përsonalisht me vjen shumë keq ndërsa kujtoj dhe sjelli në mendje skena poshtëruese të atyre kandidatëve të cilët blinin popullin tim të varfër për të zënë një karrike në parlament.

Janë pikërisht ata dhe shumë të tjerë në Shqipëri që për vite të tëra, s’kanë bërë tjetër, veçse kanë bërë avokatinë e pronave të tyre, duke i dhjetëfishuar në pafundësi.

Mendoni një çast pashallarët me pasuritë e tyre marramendëse, jetën e tyre luksoze përpara një populli të nënshtruar duke pritur me duart e dridhura një lëmosh nga jargavina e tyre.

Një situatë e tillë ka sjellë shtresim të shoqërisë, ku kjo e para është e detyruar të jetojë e të punojë përjetësisht për ta.

Si pasojë e kësaj përvoje të hidhur i bëj thirrje gjithë atyre që mashtrohen pas një kacidhje, të mos shikojnë sa para ka në xhep deputeti, por të shikojë veprat e tij.

Por që populli ta bëj këtë duhet që kandidati të njihet mirë nga banorët e tij, jo t’jua afrojë atyre pse shefi ka dëshirë, e nësë shefi e ka ndonjërin përzemër, ta provojë në zonën e vet.

Kandidat batakçi, shëtitës sa në Dibër e Kukës, sa në Tiranë e Durrës, sa në Sarandë e Vlorë. Këta nuk janë kandidatë por “Peshkatar” ku me rrjetat e tyre po peshkojnë pasuritë e mbarë Shqiptarëve.

Le ta mbyllim këtë pjesë të errët të historisë me kandidatë të tillë e t’i afrojmë popullit njerëz të devotshëm, si mundësi për t’u ringritur e për t’u bërë pjesë e popujve të tjerë të evropës.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: