Zog Hysenaj: Bjeshkëmira e dheut
| E Premte, 07.04.2017, 07:33 PM |

Bjeshkëmira e dheut

 

Nga Zog Hysenaj

 

N’bjeshkët e mia orë e zana

Për ma t’bukurën që ka dheu

Më kan’ m’sue si k’ndohet kanga

Qysh se lisi n’kët tokë leu!

 

Përjasht rrin ti ditë e natë

Me t’ardh ty kurr nuk asht vonë,

Edhe jeta me t’u zgjatë

Ti moj bjeshkë e rodit tonë.

 

T’ka fal zoti për sh’ndet t’robit,

Kryemal, mali i Shkelzenit,

Ku pushojn engjujt e Zotit,

Ku e ka shtekin fryma e Njerit!

 

Kur ta ndiejm na Ty ushtimën,

Zogj e lule bashkë këndojnë

Hana e Dielli rrezedritën

N’shpinën tënde e lëshojnë.

 

Yjet natën ulen e presin,

N’ato bjeshkë për me pushue,

Me t’pa Ty dritat i dhezin,

Ora e trollit me verue.

 

Shiu, kokrrizi edhe bora

Mbi ty presin fusha e male

Kan’ zan’ radhë në shpell’ t’u bora

Me marr frymë në frymën Tande!

 

Mos me u tha uni për mue,

I tuf gojfili e kam shti n’gji,

Emrin n’zemer Tropoj e k’shkrue

Mos me m’k’put etja për Ty.

 

N’mushkrinë tënde un’ marr frymë,

Pash at zot, mos ma daj gjinin!

Asnjëherë s’ndihna i ngimë

Lerma i grimë roje për shpirtin!

 

Fjala e ngratë kah ka qillue

Sa me thanë: sa për fjalë goje,

S’mujta n’shenjë për me qillue:

Kurr’ s’i kisha lanë k’to troje.


-Per ZemraShqiptare, nga Tirana fillim-prilli 2017-



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: