Azem Baliaj: Blini i Grisë
| E Premte, 07.04.2017, 07:30 PM |

BLINI I GRISE...

 

-Fisnikut Zeqir Lushaj-

 

Nga Azem Baliaj

 

Kuvende burrash mblidheshin,

Nderroheshin kutitë e duhanit,

Dyertë e zemrave hapur rrinin

Në kullen e Sadik Selmanit.

 

Udhetaret ndalonin me deshirë,

Aroma e blinit i mbushte miresi,

Dhe një gotë uji kush e ka pirë,

E ringjallë neper vite si dashuri.

 

Mikpritja në breza u perjetësua,

"Kulla asht' e Zotit dhe e mikut",

Blini i Grise muzes time ju kujtua,

Sms, per birin fisnik të fisnikut.

 

-Lissus, 6 Prill 2017-

 

Zeqir Lushaj, me babain Sadik Selmani duke dredhur cigare në Gri-Tropojë (1976).

 

(Per ZemraShqiptare, nga Lezha e Gjergj Kastriotit 7 Prill 2017)



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: