Faton Mehmeti: E humbe bastin, jepe dorëheqjen
| E Enjte, 06.04.2017, 07:01 PM |

E humbe bastin, jepe dorëheqjen!

Shkruan: Faton MEHMETI

Për të dal nga izolimi i mungesës së relevances në skendën politike të vendit, shpesh herë liderët shqiptarë si në Kosovë dhe Shqipëri, shpikin kauza apo situatë nga me të ndryshmet. Ska rendësi si do jetë fundi, mungesa e  dhënies se përgjegjësisë në një shoqërie deri në skajshmëri e nënshtruar,  udhëheqësit politike miodikritetin e tyre  mundohen ta shesin për trimëri, vision të dobishëm për vendin. Një ndër politikanët më mediokër, që nuk shquhet për asnjë aftësi pas rremujës dhe intrigave është  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi .  Pa dashur të përmend këtu veprimet e tija mediokre, po ndalem tek rasti i fundit, formimi i ushtrisë së republikës se Kosovës. Hashimi ndërmori këtë iniciative, duke qenë aq i bindur sa edhe  vuri bastin se ‘’ o bëhet ushtria o jap dorehëqjen “. Derisa e para edhe mundet të ndodhi një ditë , kjo e dyta ska shanse të ndodhi. Gjithësesi për hir të korrektësisë së postit të presidentit të vendit duhet t’i përmend Hashimit se Ushtria pa ndryshime kushtetuese nuk mund të bëhet, dhe kjo ka qenë e ditur që nga fillimi. Derisa Thaçi  ka dërguar në parlament një projektligj për krijimin e ushtrisë së rregullt, në bazë të së cilit  ligji nuk do të kërkonte votat miratuese nga pakicat, ashtu siç i kërkojnë ndryshimet kushtetuese.

Mirëpo, thirrja nga  Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, që   liderët kosovarë që të mos miratojnë projektligjin, bëri që Thaçi të ndryshonte mendje. Kjo mungesë lidershipi, tip avanturier pa karizëm dhe ide përbën rrezik të futjes së vendit në një qorrsokak. Derisa Hashim Thaçi e humbi bastin do të duhej t’i qëndronte premtimit të tij për dhënie dorëhqje, të cilin e premtoi vetë. Dorëheqja është akt moral i preferuar të ndodh pas çdo dështimi, dhe fakti që politika po injoron presionin publik, nga masa kritike e publikut, flet për mendësinë dhe aplikimin e politikës sipas formatit të lindjes, ndërkaq vlerat perëndimore janë vetëm pjesë e retorikës boshe.

Më kujtohet ish presidenti amerikan Bill Klinton, i cili në librin e tij thotë "Politika është një profesion i përjetshëm"... dhe ashtu është... " ndodh që nëse ti nuk merresh me politikë,politika do të merret me ty ” Mirëpo , në politikë ka edhe rregulla të pashkruar të cilat janë edhe bazamenti i funskionimit të demokracisë, ndër to edhe dorëheqja. Mendësia e abuzimit me pushtetin, liderët tanë pa personalitete të formuar e gjejnë politikën të vetmën mënyrë për të cilën janë “ të aftë ” të merren. Kjo edhe shpjegon mungesën e dorëheqjes së Hashimit dhe lidershipit shqiptarë në përgjithësi. Për ta përmbyllur lajtmotimin me këtë thënie : “Dorëheqja është shprehje e denjë e kurajos. Jo gjithkush e zotëron atë”, kështu deklaronte Napoleon Bonaparta.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: