Viron Kona: Uji nga Qafështama
| E Merkure, 05.04.2017, 05:31 PM |

Dy poezi nga Viron Kona

 

Uji nga Qafështama

 

Kur mbërrita në parkun Qafështamë,

roja i parkut me nj`shishe uji m`u afrua,

“-Pi nga ky uji, -m` tha buzagaz,-

është nga punishtja jonë, e sapo ndërtuar”.

 

Ende pa e vënë shishen në buzë,

dëgjova një rrjedhë, q`pranë gurgullonte,

atëherë pashë kroin “Nëna Mbretëreshë”,

te rrjedha e ujit t`kristaltë po më ftonte.

 

Iu afrova kroit gurgullues,

vura buzët drejt e te burimi,

rreth e qark meje duke cicëruar,

zogjtë e pyllit me mua uji pinin.

 

 

Vlera...!?

 

Aq u desh,

sapo u ngrit në përgjegjësi,

s`mbeti askush pa shkruar

për meritat dhe vlerat e tij.

 

Një mbrëmje kur të lumtur bisedonin,

bashkëshortja e pyeti n`intimitet:

I ke pasur vërtetë këto merita dhe vlera?

Apo t`i dha karrigia si dhe gjëra të tjera?



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: