Demir Krasniqi: Kanga jonë dikur dhe sot
| E Merkure, 05.04.2017, 05:33 PM |

KANGA JONË DIKUR DHE SOT

 

Kanga jonë e bukur seç  po qanë me lot –

Ku jam kanë  dikur e ku  kam mbërri  sot ?!

 

Seç po gjëmon fusha , bjeshka edhe mali –

Me kangë tona n’ zero na ka ra morali !

 

Dikur knojshin burrat n’ oda të vëllaznive –

Sot po knojnë  figurat  n’ ekrane televizive !

 

Dikur nëpër oda knojshin kangë të vjetra –

Sot n’ televizione  këndojnë djemtë me mjekra !

 

Dikur  knojshin n’ oda burrat me qostekë –

Sot n’ televizione  knojnë djemtë me bistekë !

 

Dikur  knojshin burrat n’ çifteli me tela –

Sot n’ televizione  knojnë n’ tirq pa kapela !

 

Dikur  knojshin burrat n’ oda e n’ konak –

Sot n’ televizione femrat  knojnë cullak !

 

Dikur  knojshin burrat n’ oda der’  n’ sabah –

Sot n’ televizione po  knojnë me kamë n’ krah !

 

Dikur knojshin femrat me defe te kashta –

Sot n’ televizione knojnë me gjinj përjashta !

 

Dikur  knojshin femrat me bosht e me shtiza –

Sot n’ televizione po  knojnë me kërthiza !

 

Dikur  knojshin  femrat nëpër boronica 

Sot n’ televizione po knon prapanica !

 

Dikur n’ dasma  ndihej jehona e kangëve –

Sot n’ televizione po knojnë ndërmjet kamëve !

 

Dikur nëpër oda knojshin trimat n’ male –

Sot n’ televizione knohen kangë banale !

 

Dikur nëpër oda knojshin kangë të punës –

Sot n’ televizione knohen kangë të  puthjes !

 

Dikur nëpër oda knojshin  kangë për jetë –

Sot n’ televizione knojnë me kamë përpjetë !

 

Gjilan, më 30.03.2017. Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: