Zenel Çeliku: 4 Dallandyshet e Demokracisë Shqiptare
| E Marte, 04.04.2017, 07:17 PM |

2 Prilli, përkujton 4 “Dallandyshet e Demokracisë Shqiptare”

Nga Zenel Çeliku

Shumë që e kanë jetuar atë kohë, 2 Prillin 1991, e kujtojnë si ditën më të zezë që mori jeten e 4  pioniereve te demokracise në lulen e jetes së tyre më të bukur, e pse??? Sepse ata kërkuan që Shqipëria të bëhët si gjithë Europa. Ata ishin “Dallandyshet e Demokracisë Shqiptare” që guxuan dhe I dolën ball për ballë diktaturës më të eger në planet.

Dëshmorët e parë të demokracisë në Shqipëri janë Nazmi Kryeziu, Arben Broci, Bujar Bushanaku dhe Besnik Ceka, të cilët, me shumë respekt dhe nderime, Presidenti Nishani me 2015,  I ka nderuar ata me titullin e lartë “Nderi I Kombit”. E vërteta as nuk është zbuluar dhe me sa duket as nuk do të zbulohet thotë me shumë keqardhje dhe I përlotur Muhamed Kryeziu-vëllai I dëshmorit Nazmi kryeziut. Nga një komunikim I drejtpërdrejtë me Muhamed Kryeziun-vëllain e Nazmi Kryeziut,  na thotë se 2 Prilli ishte dhe mbetet një ditë e zezë jo vetëm për familjet tona, por për të gjithë popullin shqiptar, sepse ishte goditja e parë ndaj shpresës dhe aspiratave të shqiptarëve, që Shqiperia ti shpëtojë kthetrave komuniste, ti largohet një herë e përgjithmonë diktaturës enveriste e cila izoloi, burgosi dhe pushkatoi mijëra jetë njerëzish, vetëm e vetëm pse kishin mendime ndryshe nga kasta kriminale komuniste. Atë ditë Nazmiu doli nga shtëpia me mua sepse kishte lënë takim me shumë shkodranë që e prisnin te protestonin për demokraci në Shqipërinë e vuajtur 46 vjecare, thote Muhamedi, por kurrë nuk më shkonte ndërmënd se ajo ishte dita e fundit e jetës për vëllain tim të dashur. Atë ditë 4 trimat, 4 djemt me demokrat të Shkodrës, u përballën pa frikë me policinë enveriane, e cila pasi e pa vehten të sfiduar nga turma e madhe e njerëzve demokrat, qëlluan pa mëshirë dhe me çmenduri komuniste në drejti të turmës dhe pikërisht ndaj 4 djemve shkodran për të cilët ishin paramanduar. Diktatura komuniste vampire, mendoi se me vrasjen e 4 shkodranëve që I qëndronin në krye turmës së demonstruesve, populli I Shkodrest do te frikësohej dhe do të ktheheshin në shtëpiat e tyre duke iu bindur poliisë të udhehequr nga kasta e Ramiz Alisë. Në fakt ndodhi e kundërta, më 3 Prill pasi populli shkodran humbi 4 nga djemt e tij më të mirë të cilët me të drjetë mundet ti quajmë “Dallandyshet e Para e Demokracisë në Shqipëri”, jo vetëm në Shkodër por në gjithë Shqipërinë u kthye në ditë zie kombëtare dhe në rrevoltë popullore të pa parë në 46 vjet të regjimit gjakatar komunist-përfundon I përlotur Muhamed Kryeziu-vëllai I dëshmorit Nazmi Kryeziut.

E vërteta e asaj ngjarje tragjike, na bën të kujtojmë ato vite të zeza plot ankth, me diktaturën më të eger në të gjithë kampin komunist. Vitet shkojnë si uji I përroit, por për 4 familjet e deshmorëve të 2 Prillit 1991, edhe për mbarë shqoqërinë shqiptare, është dhe do të jetë një plagë e cila nuk do të mbyllet kurrë, nëse aktorët dhe fajtorët e asaj tragjedie,e saj masakre nuk do të zbulohen dhe të ndëshkohen ligjërisht. Ata dhanë jetën jo për vehten e tyre, ata menduan dhe me koshjiencën e tyre fisnike e demokrate, u përballën me diktaturën më të egër për të drejta njerëzore, për demokraci dhe për liri për të gjithë shqiptarët. Kjo sakrificë sublime e 4 dëshmoreve-Nazmi Kryeziu, Arben Broci, Bujar Bushanaku dhe Besnik Ceka, duke mos llogaritur as jetën e tyre, është pak që janë vlerësuar me titullin e lartë “Nderi I Kombit”, nëqoftëse autoret dhe urdhëruesit e atij krimi makaber komunist nuk do të zbulohen. Cilido le ta vërë vehten në vënd të familjeve të 4 dëshmorëve, kushdo nga politika le të mendojë një minut se njëri prej tyre është pjesë e familjes së tij, kushdo nga drejtësia le të mendoj se ajo tragjedi ka trokitur në familjet e tyre, le të bëjë aktin më civil dhe patriotik që të zbulojë ata kriminele që moren jetën e 4 djemve në lule të jetës më të bukur të tyre. Askush më shumë se PD e ka kërkuar por edhe duhet të kërkojë me këmbëngulje se kush janë autorët e masakrës së 2 Prillit 1991, vrasjet enigamatike të 4 dëshmorëve të 2 Prillit duhet të zbardhen pa asnjë diskutim, sepse ndyshe familjarët, shokët e miqt e 4 dëshmorëve nuk do të jenë asnjë herë të qetë. Sot më 2 Prill 2017, 26 vite më pas, partia e 4 dëshomorëve të vrarë në mes të Shkodrës, ndodhet në një protestë popullore demokratike paqësore, pikërisht për vlera njerëzore, për demokraci si e gjithë Europa, kundra mafies qeveritare, partia e tyre po lufton për të drejta të barabarta në politikë, në zgjedhje, në votime dhe për të plotësuar ëndrat e 4 dëshmorëve që sot I kemi “Nderi I Kombit”, por edhe frymëzimi I shqiptarëve për një jetë më të mirë dhe larg një trazicion të gjatë e plot mashtrime. Duke dashur të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet e  Nazmi Kryeziu, Arben Broci, Bujar Bushanaku dhe Besnik Ceka, dua të shpreh edhe besimin se nuk do të jetë larg dita kur vrasësit e masakres së 2 Prillit 1991, do të jenë në bankën e drejtësisë për të marrë dënimin e merituar, por ajo që është është më e rëndësishme, për të qetësuar disi familjet e “Dallandysheve të Demokracisë Shqiptare”.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: