Dedë Preqi: Z. president, a po bën mahi
| E Hene, 03.04.2017, 08:48 PM |

Z.PRESIDENT, A E PATE PËRNJËMEND, APO PËR MAHI, ME KRIJUE USHTRI

Nga Dedë Preqi

Është e mundshme edhe e nevojshme që Kosova ta ketë ushtrinë e vet, sikur se edhe shtetet tjera të rajonit dhe botës, por kjo mënyrë e strategjisë kosovare, paraqet para se gjithash çështje të veqantë dhe përputhje me natyrën e saj të formimit, e cila varet nga rrethanat dhe fuqitë e mëdha perëndimore, në veqanti me kordinimin e SHBA-ve, dhe aleatët e saj, duke marrë përsipër sigurinë dhe furnizimin e saj me paisje të nevojshme dhe moderne.

Por, nxitimi i presidentit të Kosovës, për krijimin e ushtrisë ishte si diçka e magjishme, që bënte të bindemi se ishte një punë e lehtë dhe e kryer, megjithatë sikur për asgjë tjetër, këtë herë dhe për këtë çështje shumë të rëndësishme, do të ishte e mundur që të gjitha subjektet politike në Kosovë, do e kishin pranuar dhe kordinuar për shdërrimin e FSK-së, në Ushtri të Kosovës.

Është parimore dhe e drejtë kushtetuse, sikur një proces i tillë të ndodhte sa më parë në realizimin dhe komplotimin e kësaj pjese përbërëse e shtetndërtimit dhe natyrën e sigurisë në shtetin e Kosovës, edhe pse vërejtjet dhe kundërshtitë janë të theksuara nga gjitha anët, sidomos nga ana e Serbisë, e cila është objekt i përgjimëve dhe lëvizjeve tona, por sipas asaj që lidhët nyja dhe qëllimi i këti procesi, na jep një rrëfim tjetër, që do të thotë se, Kosova akoma duhet të kordinohet me planet e Bashkësisë Ndërkombëtare.

Edhe pse nuk mund ta nxjerrim nga binarët këtë iniciativë të presidentit Thaçi, por këtu duhet të ndalemi pak dhe të bindemi se, ajo sfera populiste dhe format tjera të këtij lloji, mund të krijohen ndonjëherë dhe i takojnë kohës së vet të një periudhe, por jo edhe gjithherë, sepse ky popull është shpirti që e meriton njëherë e përgjithmonë ngritjen dhe kurorëzimin e tij në mënyrë të denjë dhe të ndërgjegjëshme.

Nuk ka dyshim se, përmes këtyre politikave të cilat e kanë rëndësinë e vet të veqantë, po mundohet dikush të përfitoj, apo të mbulojë gabimet dhe dështimet në qeverisjen e Kosovës dhe si motiv marrin veprimet madhështore, për të shpëtuar nga grackat, apo për të krijuar huti në këtë popull. Do të dukej e pajtueshme sikur do ta quanim këtë demokraci, si një burim që do ti knaqte gjithmonë të fortit dhe ëndjet e tyre për pushtet.

Madhështinë e të gjithave e ka vetëm Zoti dhe populli, dhe kurrësesi nuk mund t’ia mbërrinë fundin vetëm një përson, apo grup njerëzish, sepse ajo, në rend të parë do ishte fisnike, e butë, e qetë, e kthjellët, e menqur dhe objketive, duke e ruajtur largësinë dhe vizionin ndaj gjërave, duke e goditur nga largë objektivin e qëllimit. Dhe madhështinë e të gjithave, që e posedon dikush, është vetëm ai, që është zëri i vërtetë dhe shpirti i popullit, poashtu edhe i atdheut të vet, të cilin e don dhe respekton pa interes.

Kosova e meriton Ushtrinë e vendit të vet, që në pikpamjet e formës së shtetndërtimit dhe Kushtetutës së vendit, nuk është ndonjë gjë e rastit, por formë e karakterit dhe sigurisë së vendit, dhe në shërbim e favor të paqës së përgjithshme, realizon rrugën e vet të detyrave dhe vlerave njerëzore.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: