Azgan Haklaj: Çadra si simbol i shtëpisë së Lirisë
| E Hene, 03.04.2017, 08:00 PM |

Çadra si simbol i shtëpisë së Lirisë dhe i Shqipërisë së neserme Evropiane…

Republika e Re po lind. 2 prilli, apel qendrese për kauzën Kombtare. Rama i jep leje opozitës të varë veten!...

Nga Azgan Haklaj*

Partia Demokratike dhe ansambli i opozitarizmit shqiptar, të perndjekurit politikë, rinia, intelektualël, veteranët dhe mbarë shqiptarët në të katër anët kanë mbi 7 javë që kanë jetësuar protestën më të gjatë, me madhështore në terë historinë e shtetit shqiptar. Të vendosur perpara godinës me maskë te qeverisë, simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar e të mafies politike qytetarët shqiptare jenë të vendosur ti thonë jo zgjedhjeve te bandes politike ne pushtet, baronëve të drogës e të krimit të organizuar, Republikës së hashashit e të palmave, ti thonë boll ma, largohu qeverisë së varferisë qe i ka çuar banorët e ketij vendi ne kufijtë e mbijetesës. Rama Ik. Teksa degjoja Kryeministrin e vendit z Rama,te parin dhe te fundit në historinë e Evropës që banon në një bunker- shtepi të blinduar duke u tallur me çadrën e protestuesve mu kujtua historia e profetëve dhe e perendorëve, burrështetasve te shquar të historisë së njerzimit dhe mendova; A ka lexuar ndonje faqe nga kronikat e lashta e të reja ky zotëri. Nga profeti Moisi te Akeksandri i Madh, per Pirron apo Kirin,Jul Qezarin apo Gjergj Kastriotin. Në çadra bashkë me shtabet e tyre kanë qendruar korifejtë që kanë ndryshuar fatet e botës. Aleksandri i Madh, Pirroja i Epirit, Gjergj Kastrioti, Ali Pashe Tepelena para se tē hynin ne betejë kercenin bashkë me luftetarët per tua hequr emocionet . Ju e quani tallava ,atë çader lirie ,ku po perplasen dy botë e shkuara dhe e ardhmja. E shkuara jeni ju z kryeminister, e ardhmja eshte Republika e Re qe po lind. E nesermja e Shqiperisë Euro-Atlanike me nje qeveri siç thoshte Abraham Linkolni nga populli, e popullit, per popullin po vjen. Verdikti i sovranit ka vendosur; Qeveri teknike me bazë të gjerë politike zgjedhje të lira dhe të ndershme, Kryeminister Lulzim Basha. PD dhe opozita kanë hyrë në çadër për një betejë e kauzë të shtrenjtë e të shenjtë ta kthejnë çadrën qe ju guxoni te talleni z Kryeminister ne nje Krujë të dytë. Mbi bedenat e kesaj keshtjelle lirie valvitet çdo ditë madheshtorë flamuri i Skenderbeut. Kjo nuk eshte betejë me shtiza, shpata apo topa por një betejë e qytetarëve të lirë të cilët të udhehëqur nga lidershqipi i opozitës janë të vendosur në qendresën e tyre stoike te mbjellin dhe te konsolidojnë institucionin bazë te shtetit të së drejtës, votën e lirë. Kjo beteje do ti tregojē vendin qeverisë me te korruptuar, me të inkriminuar, me te papergjegjëshme të historisë kombtare. Shqiptarët do ta shembin republikën e kanabisit, qe e ka shnderruar Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës. Republika e Re po lind sipas modelit Evropian të qytetarëve të lirë e të barabartë para ligjit. Shteti i së drejtës po vjen ku njerzit të jetojnë të sigurtë, me dinjitet e mirqenje jo te mbajtur peng nga shteti mafioz, apo të marrin rrugët e botës nga mjerimi dhe frika e së nesermes. Ajo të cilës Rama dhe banda e tij mafioze ia kishin frikën tashmē eshtë realitet i hidhur për qeverinë e drogës dhe trafiqeve per hajdutët dhe vrasësit me imunitet, per kriminelët e jakave tē bardha. Ata po jetojnë orët e fundit në ngrehinēn e tyre, shtepinë e krimit e cila u projektua 4 vjet me parë me dt 1 prill. Simbolika e kesaj dite e cila eshtë e pagēzuar si dita e rrenave tregon qartë e pa ekuivok filozofinë politike e moralin e " rilindjes" mavi te binomit oligarkik,Rama-Meta. Marre-veshja e turpshme e 2 prillit Rama -Meta tregon qartazi se ata i mban bashkë oktapodi kriminal me bashkëautorsi dhe se shtyrja tinzare per pak me vonë e çertifikimit të kesaj ujdije te re eshte pazar hipotekor dypalesh per te mbajtur në kembë njeri tjetrin. Çadra e protestës së opozitës shqiptare ka hyrë në javën e tetë të saj dhe eshtë shnderruar tashma në një kala të pamposhtur Lirie. Ashtu si Kruja e Shkodra, ashtu si Verduni i Francës e Çana- kalaja e Turqisë ne luftën e parë botërore. Dje z Basha i tregoi mbeshtetesve te Tij qendrestarë, qeverisë dhe aleateve nderkombetarë se populli shqiptarë eshtë i gatshēm të ngrihet në lartësinē dhe dinjitetin E tij kombetarë e historik të mos pranojë asnjë marrveshje politike që nuk garanton dekriminalizimin e plotë të parlamentit, qeverisë,institucioneve te shtetit dhe ne menyrë të veçantë të drejtësisë. Ky aksion i madh politik i PD dhe opozitës qē e mbeshtet nuk ka kthim mbrapa dhe eshtē i destinuar të kurorëzohet me fitore historike per të gjithë shqiptarët. Lulzim Basha ka folur dje jo vetem me staturën e kryetarit tē opozitës dhe të kryeministrit të ardhshëm por me elekuencën brilante , me vendosmërinë dhe admirimin per protestuesit ka veshur mantelin e lirisë ,te ideatorit dhe arkitektit të Republikës së Re. 2 prilli eshtë dita ne të cilën 26 vjet më parē Shkodra, metropoli i qendresës, historisë së qytetrimit e demokracisë u skuq me gjakun e Arben Brocit, e te shokeve të tij martirë. Shkodra, emblema e Shqipërisë ua ktheu shpejt pergjigjen kmerëve të kuq, klikës komuniste me fitoren spektakolare me 22 mars 1992 duke e kthyer qytetin krenarë të Teutës,Gentit ,Balshajve, Bushatllinjëve ,Mjedes e Gurakuqit, Hodo Sokolit e Kazazëve nē bastionin më të fuqishem antikomunist të Evropës. Sot çdo Shqiptarë në trojet tona etnike ka të drejtën legjitime te ndihet krenarë e të thotë: Nderim e mirënjohje të perjetshme Shkodrës e martirëve të sajë. 2 Prilli dhe gjaku i derdhur për liri e demokraci është apel e thirrje për vazhdimin e qendreses. Protesta e gjatë, e vendosur dhe heroike e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave nga te kater anet e vendit ka marre tashmë pertej politikës një karakter kombtar. Protesta eshtë e pandalshme dhe e vendosur deri në fitore. Kjo çadër madheshtore me të cilën Rama guxon të tallet madje ne menyre cinike i jep leje opozites te vare vehten, nuk eshtë vendosur rastesisht në sheshin nanë Tereza. Nese Rama nuk degjon zerin e sovranit për tu larguar e për ti hapur rrugë një qeverie teknike me bazë të gjerē politike, me mandat kushtetues e kohë të mjaftueshme për të garantuar dekriminalizimin e politikēs, të drejtësisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe te ndershme, nese Rama ka fobi për Shen Terezën e sjelljen tereziste te protestuesve atëherë opozita do ti drejtohet sheshit Skenderbej. Rama e din mirë fundin e atyre që u perballën me Gjergj Kastriotin. Kur bien ministrat e qeveritë ngrihen kombet thoshte Napoleon Bonaparti. Rama ik. Hap krah e mos na pengo në rrugën tonë Evropiane. Eshtë urdhër i prerë i Sovranit.

*Ish deputet i PD, president i Unionit Artisitik të Kombit Shqiptar



(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: