Gëzim Llojdia: Kinostudoi
| E Diel, 02.04.2017, 10:00 AM |

Kinostudoi

Nga Gëzim Llojdia

Filmat e realizmit socialist mund ti ndajmë në këto kategori:

Filmat Për luftën nacional-çlirimtare.

Filmat me temën   e socializmit.

Filmat për kohën e shkuar.

Filma me teme historike.

1.

Le të shqyrtojmë veçse dy prej këtyre kategorive. Filmi me teme nga lufta nacional-çlirimtare. Filmi me temë nga lufta nacional-çlirimtare  sidomos  para viteve  ’70 kanë pasur skenarë të realizuar  me detaje të zgjedhura, por pse jo  të ndikuar nga propaganda duke mbivlerësuar rolin udheheqës të P.K. Në këtëo filma vrehet atmosfera e luftës ,ngase vitet nga lufta ishin më pranë, nëse kërkon si nisi apo  ndihej  vëllavrasja mes forcave kundërshtarë partizanë-ballistë ajo është realizuar në kontekstin e kohës .Në disa filma shquhet qartë vëllavrasje më sak ,qartësisht më mirë,ishte lufta për pushtet.

“Kujt ja merrte mëndja shkruante një  eksponent i Ballit  në një libër  të tij se lëvizja komuniste ishte një përrua i vogël ,që u bë lumë”.Filmi “”Malet me blerim mbuluar” mbetet më tipiku,për të parë dhe analizuar luftën e dytë botërore .Skena e dasmës është më tipikja e ndërtuar  duke treguar një realitet, që ka ekzistuar në kohën e zymtë të luftës së dytë botërore. Kuptohet si çdo film i realizmit socialit edhe ky film nuk do të shfaqej nëpër kinema nëse nuk nxirte ne pah ,qëllimin kryesor për të cilin u realizuar. Filmi Kur zbardhi një ditë”, dhe disa prodhime të tjera janë marrë më tepër ca tregime të A.Kondos ,ku shquhet loja e disa aktorëve të shquar të kinematografisë shqiptare të kësaj periudhe,por në kontekst të kohës mbivlerësohej roli i fituesit në luftë . Filmat ,që i përkasin kësaj periudhe kanë brenda edhe realitetin e tyre,pavarësisht shtrëmbrimeve apo ndikimeve .Duhet të jemi koshiqet se asnjë krijim për luftën nuk do të shihte  dritën nëse ai nuk do të kalonte censurën e plotë dhe a mundej që ti shpëtonte kësaj censure ?

Aktori K.Skrami më tregonte se në një dramë të teatrit të Vlorës pasi të shfaqej për  publik kalonte në censurë ku sigurisht vërejtjet për atë këtë etj duhej të bëheshin. Regjizori u tregua i zgjuar dhe vendosi një gurë të madh mes të skenës. I deleguari i partisë tha:Drama është realizuar mirë vetëm ai guri duhet hequr.Aktori A.Vërria më ka rrëfyer ca kohë më parë se filmin :”Thirja” 1976 është realizuar dy herë.Pasi përfundoi filmi ,udhëheqja vendosi të  zvëndesohej R.Ndrenika dhe në vend të tij vendos A.Cerma,kështu që filmi u realizuar më të shumtën e tij për herë të dytë,vetëm sepse atje luante  aktori Ndrenika,që kishte probleme politike. Kështu që askush të mos mendoj se filmat i shpëtuan censurës.

2.

Filmat me temën   e socializmit .Filmat të cilat u realizuan  pas viteve  ‘60-70 patën sukses dhe  ruajtën një nivel të lartë artistik si dhe janë ndër filmat të cilët  sot ndiqen me interes pavarësisht gafave apo shtrembërimeve që u janë bërë mirëpo në këtë kategori hyjnë filma të cilët janë  i përkasin nivelit mediokër propogandistik etj.Ajo që duhet mbajtur parasysh është se asnjë film sado i realizuar mirë nuk dilte shfaqej në kinematë shqiptare apo në vatrat e kulturës së fshatrave n pa u parë imtësisht nga struktura të veçanta duke filluar nga KQ e deri tek komitete e partive  të rretheve.

Për çdo sektor u realizuan filma të veçantë artistikë .

Ja disa :Për tokën Filmi:”Brazdat”.Për aviatorët “Filmi Aviatorët’.

Për ushtarët .Për minatorët:’Era e ngrohët e thellësive’.Për Hekurdhën”Binarët” etj.

Për montatorët’”Montatorja”.Për qytete e reja;Filmi për Ksamilin. Për naftëtarët. Për të gjitha fushat e jetës u krijuan dhe u realizuan filma. Por të gjitha krijimet  realizmit socialist edhe filmat nuk mund ti shpëtonte dot asgjë censurës dhe për asnjë arsye .Filmat e kësaj periudhe mund të shfaqen me okelio sipër moshat nuk është nevoja për orar të caktuar.Disa prej tyre që janë fund e krye propagandë mund edhe të hiqen.

3.

Filmat e ndaluar:Ajo që nuk është vënë në dukje në këtë debat të gjerë është se ka pasur një kategori filmash të cilat u ndaluan. Arsyet ose  autorët kishin tradhtuar sipas gjykimit të kohës ose  kishin devijuar nga vija e partisë. Kështu mund të përmenden disa prej tyre të cilat u hoqën nga shfaqjet për publik dhe u ruajtën vetëm në fondin e kinematografisë .Këta filma shfaqen aktualisht pas viteve ’90. Por ka pasur edhe filma si :”Gunat për mbi tela” ky film u shfaq vetëm disa herë dhe më pas u çua në arkivi e fondit për tu gjendur vetëm pas viteve ‘90. Nuk kishte realizëm realist por më tepër kishin dalur antenat e Tv në mjediset e luftës së Vlorës. Edhe disa filma të tjerë pësuan këtë fat .Mund të përmendin filmin :”Përse bie kjo daulle” bazuar mbi romanin mediokër të Kadaresë ku ishte vete autori që në shkrim të gazetës :’Zëri i Popullit” e vendosi krijimin e tij mes realizimeve mediokre. Debati është i drejt por mbi këto filma s’mund të bëhet më asgjë për ndërhyrje ngase kërkojnë shpenzime të mëdha. A nuk ja vlen të kujtojmë se disa vite më parë Vizion plus në platformën e tij shfaqte filmat shqiptarë duke i shoqëruar më komentet e autorëve të filmit në fillim,ose në fund të tij,por zakonisht në fund të filmit. Shumica e autorëve të këtyre realizimeve sot kanë ndërruar jetë dhe kjo  formë nuk mund të aplikohet më. Vendosja e një okelio për moshat sipër filmit ose në hyrje të filmit mund të shkruhet,thjesht vetëm nj faqe për filmin,kohën realizmit dhe aryset  e realizimit duke ju bashkëngjitur filmit.Ky shënim me germa vendoset në fillim për disa sekonda pastaj të shfaqet titrat e filmit dhe producenti i tij sic është krijimi artistik i kohës.Vetëm kjo mund të bëhet me këtë prodhim artistik që ka mbetur nga koha e realizmit socialist.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: