Vatra: Lironi Ramush Haradinaj!
| E Shtune, 01.04.2017, 08:11 AM |

"VATRA", LETËR GJYKATËS  SË COLMAR-it

PËR LIRIMIN E HARADINAJT

Federata “Vatra” , Letër Gjykatës së Apelit të Colmar-it,

Francë: “Lironi Ramush Haradinaj!”

Në një letër, të shkruar në gjuhën frënge dhe dërguar Gjykatës së Apelit të Colmar-it, Francë, Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” , kërkon që heroi i Luftës së Kosovës, Ramush Haradinaj, të lirohet nga akuzat e sajuara të Serbisë.

Në letrën e Federatës Vatra, ndër të tjera shkruhet: Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”, shoqëria më e vjetër që përfaqëson diasporën shqiptare që prej vitit 1912, mendon se mbajtja e Z. Ramush Haradinaj nën kontroll gjyqësor, vendosur nga Gjykata e Apelit të Colmar-it, mbështetet mbi baza juridike të kontestueshme dhe se është me pasoja të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ajo mendon se kjo çështje është tërësisht politike dhe se po përdoret nga Serbia vetëm për qëllime provokuese që nxisin urrejtjen ndaj popujve ballkanikë, dhe posaçërisht ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Serbia vazhdon të mos njohë pavarësinë e Kosovës, megjithëse kjo pavarësi është pranuar ligjërisht më 2010 nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë dhe sot njihet nga 114 shtete. Serbia i mohon Z. Haradinaj dhe popullit kosovar çdo nënshtetësi që nuk është serbe, si dhe të drejtën për të jetuar të lirë e të pavarur në kufijtë e tyre të ligjshëm, ndërkohë që vetë Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët kosovarë.

Duke abuzuar me kuadrin juridik ndërkombëtar, Serbia ka lëshuar mandate arresti ndërkombëtar ndaj tij dhe ndaj shumë personaliteteve politike kosovare, ndërkohë që  Z. Haradinaj është paraqitur vullnetarisht në TPI dhe Gjykata ndërkombëtare e Hagës e ka shpallur më 2012 të pafajshëm për të gjitha akuzat që i janë bërë.

Veteran i UÇK-së, hero i Luftës së Kosovës, ish kryeministër i Kosoves,  dhe drejtues aktual i AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), Z. Haradinaj, është një personalitet i shquar dhe shumë i respektuar në gjirin e popullit shqiptar të Kosovës.

Federata “Vatra”, që ka dorëzuar tashmë dy peticione të nënshkruara tek autoritetet franceze, bën edhe një herë thirrje për lirimin e Z.Haradinaj, me qëllim që të marrin fund veprimet provokuese të Serbisë ndaj personaliteteve politike kosovare dhe ndaj pavarësisë së Kosovës.

Sekretare                                                       Kryetari i Federatës “Vatra”

Nazo Veliu                                                                Gjon Buçaj


New York, 20 mars 2017.

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: