Gjergj Kabashi: Shqiptarët sjellin ndikimin turko-arab në Gadishullin Ilirik
| E Enjte, 30.03.2017, 09:35 PM |

Tragjike dhe jashtëzakonisht e turpshme se si Shqiptarët, për shkak të hoxhallarëve, sjellin ndikimin turko-arab në Gadishullin Ilirik

Nga Gjergj Kabashi

Vallë, a nuk duhet turpëruar cdo Shqiptar a Shqiptare që me heshtjen e vet karshi së keqës, lejon që përmes xhamive të shtrihet ndikimi i turqve e arabve në Gadishullin Ilirik?

A nuk duhet të shqetësohemi se përmes ndikimit turk dhe arab, po na shkatërrohet kombi ynë Shqiptar, duke u shndërruar në një “dele të zezë” që e shkatërron vetën , për hirë të Islamit !

***

“Kërcënim për stabilitetin në Europën Juglindore përbën ndikimi në shtim i Arabisë Saudite dhe Katarit”. Kështu u shpreh Kolinda Grabar – Kitaroviq para studentëve të Universitetit Lund, ku mbajti ligjëratën “Europa Juglindore – poligon dëshmim të vendosmërisë dhe të solidaritetit europian dhe euroatlantik”, raporton Index.hr, transmeton Koha.net. Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviq, e thotë hapur e flet qartë për atë që do të duhej të fliste cdo politikan dhe udhëheqës shqiptarë , kudo që të jetë ai në Gadishullin Ilirik, (Ballkan), për rrezikun e jashtëzakonshëm që vije nga XHAMIIZIMI i vendeve ku jetojnë shqiptarët në gadishullin tonë. Pasojat e këtij XHAMIIZIMI enorm e tejet të rrezikshëm , tashmë i luftojnë e kundërshtojnë vetëm një “grusht” shqiptarësh dhe për to heshtin Shqipëria e Kosova, të cilat i kan shndërruar hapësirat shqiptare në punishte stërmëdha xhamishë , për ndërtimin e të cilave kujdeset drejtpërdrejtë Qeveria e Turqisë, njerëz të së cilës, madje, marrin pjesë me përfaqësuesit e tyre, -shqipfolësit e bashkësive islame, në përurime dhe meremetimin e tyre gjithandej! Madje, Erdogan, në shumë raste ka folur dhe i ka përshendetur drejtpërdrejtë nga Ankaraja shqipfolësit fanatik islamik nga Kosova, -“xhematlinjtë” , me rastin e përurimeve të xhamive , si në Shushicë të Istogut, Mitrovicë etj., etj.

Kah po shkon Shqiptaria, duhet të pyesim të gjithë ne që me të drejtë jemi të shqetësuar e të brengosur, pasi nuk duam të dalim nga “lëkura” e përkatësisë sonë kombëtare por duam të jemi e të mbesim vetëm Shqiptarë?!

Pse nuk na lejoni të jemi vetëm ata që jemi e duam të mbetemi përjetësisht: Shqiptar në Atdheun tonë të stërlashtë ? ! …

Cdo xhami e ndërtuar në këto tridhjetë vitet e fundit nga Turqia dhe vendet arabo-islamike në Shqipërinë tonë, synim parësor e ka pasur dhe e ka shkatërrimin dhe shndërrimin e vendeve tona ,- sikurse në të kaluarën jo të largët të Perandorisë Osmane, në “kazerma ushtarake” për nevojat e Turqisë dhe Islamit Politik Global, pasi vetëm në xhami mund të edukohet dhe formohet shpirtërisht me ndërgjegje islamike , ushtari i ardhshëm , -i marrë , i këtij Islami Politik, i dalë prej gjirit të popullit shqiptar…

Pse Shqipfolësit e shumtë islamik të cilët vazhdojnë të përpunohen nëpër xhami për ta mohuar kombin , kulturën dhe historinë shqiptare, kcejnë si “zorra në prush” kur u thua që për ta praktikua religjionin e caktuar kurrqysh nuk do të thotë se duhet ngritur një objekt i ri fetar, pasi një praktikant religjioz i vërtetë mund të falet edhe tek Shpija e vet?!

Por, jo, jo !?

Qëllimi i panislamikëve nuk është me u falë e me ju lutë Zotit (Allahut të tyre!) në Shpi , ku nuk e sheh kush tjetër pos familjes , por në Xhami dhe me u shtri e zhagitë rrugëve për parada islamike, -pra për “hirë të Allahut”!

Turqia , si trashëgimtare e Perandorisë së dikurshme Osmane me ambicje të pafshehura tashmë të neootomanizmit, i don sërish Shqiptarët si Shqipfolës-“Arnaut” që e thyejnë kokën e zbrazët për te, për ambicjet e saja antiperëndimore e antieuropiane. Qëllimet e saja antiperendimore dhe antishqiptare ajo nuk mund t’i arrij kurrqysh pa ndërtimin e xhamive, këtyre “fabrikave për prodhimin e turqve”, (Teki Dervishi, dramaturg i njohr, tashmë i ndjerë) dhe të “fabrikave për “prodhimin” e arabëve” prej racës së “bardhë” shqiptare, që duan t’i përdorin, si gjithnjë në mbi 600 vjet histori nën pushtimin osman, si mish për top për interesat e tyre, ndërsa Shqipfolësit , qysh tash , janë në gjendje që të prishen me cdo Shqiptar, madje edhe me familjen e vet, për hirë të Islamit Politik Global, për hirë të neootomanizmit apo panislamizmit të sotshëm, që me fjalë të tjera është një bashkëndjesi e solidaritet gjithëislamik-xhihadist, me synimin e hapur , indentifikimin me “popullin” e “Profetit” Mohammad, me miletin/umetin e tij, apo me synimet e nacionalizmit arabo-islamik , për të cilin tashmë i dhanë jetëkotat e tyre me qindra Shqipfolës, -ish-Shqiptarë të deridjeshëm të dalë nga xhamitë e kontrolluara nga BIK-u i Naim Tërnavës, ai i Maqedonisë, madje edhe i Shqipërisë !?

Në fund të këtij shënimi , që ndërlidhet me vërejtjen serioze të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviq, e njohur si dashamire e madhe e Kosovës dhe Shqiptarëve në përgjithësi, duhet pranuar faktin e trishtueshëm që ky ndikim tragjik turko-arab në Gadishullin Ilirik (Ballkan), që vije përmes xhamive të ndërtuara në trojet shqiptare pa na pyetur fare , na “mbetët në derë” duam apo nuk duam t’a pranojmë ne, pasi Hoxhallarët me krijesat e tyre Shqipfolësit, kan dalë prej vetës sonë.

Vallë, a nuk duhet turpëruar cdo Shqiptar a Shqiptare që me heshtjen e vet karshi së keqës, lejon që përmes xhamive të shtrihet ndikimi i turqve e arabve në Gadishullin Ilirik?

A nuk duhet të shqetësohemi se përmes ndikimit turk dhe arab, po na shkatërrohet kombi ynë Shqiptar, duke u shndërruar në një “dele të zezë” që e shkatërron vetën në emër të Islamit, që tashmë i takon Islamit Politik Global dhe është ai që e ka menduar “Hazreti” Mohammad, Islam që shkatërron e “gëlltitë” kombe, sic synon ta gëlltis popullin shqiptar, të cilin tashmë ka nisur t’a shkatërroj.

Fatkeqësisht!



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: