Dedë Preqi: Krimet e Serbisë të shpallen gjenocidiale
| E Marte, 28.03.2017, 08:09 PM |

FJALA E P.GJETAJ, KA PESHË NACIONALE, QË KRIMET E SERBISË TË SHPALLEN GJENOCIDIALE

Nga Dedë Preqi

Natyrisht se të kaluarën duhet ta shmangim nga agjendat e përditshme të jetës dhe ardhmërisë tonë, por natyra e jetës dhe lëvizjet e gjallërisë, janë aqë të rrënqethshme dhe të preokupuara, të cilat nuk lënë të tashmën tonë të qetë, duke i kujtuar rreth 12 mijë viktima, që humbën jetën gjatë  luftës së  fundit, që shkakëtoj gjenocidi serb mbi popullatën shqiptare të Kosovës, i cili krim nuk është dënuar akoma as çereku i saj.

Konceptimi i materjes dhe faktet e shumta e tregojnë qartë krimin e ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë, mbi popullatën civile shqiptare në gjitha pjesët e Kosovës, nuk e përjashton konstruktin e tyre kriminal që kishte ky regjim i egër, dhe nuk mund të kualifikohet ndryshe se ndaj kësaj popllate është bërë një gjenocid në kuptimin e një shkatërrimi dhe ç’farosje totale ndaj të kësaj popullate.

Prandaj, fjala kryesusesit të Komisionit Qeveritar për Përsona të Zhdukur, z. Prenkë Gjetaj, e thotë me të drejtë se, krimet e Serbisë të shpallen gjenocidiale, sepse si të tilla nuk kanë domëthënje tjetër, dhe  autorët e krimit dhe kjo pjesë e regjimit të marrin dënimin e merituar. Dhe z.Gjetaj, e thotë qartë se, Bashkësia Ndërkombëtare, duhet ta pranojë dhe ta kualifikojë krimin e tillë si “gjenocid”, sepse ka fakte, ka dëshmi dhe argumente të mjaftueshme se, regjimi i Millosheviqit, ndajë popullatës shqiptare dhe Bosnjës, ishte ndër krimet më të mëdha në Ballkan, që pas Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj, arsyeja e quajtur në këtë rast, e verteton edhe Serbia e tanishme, e cila edhe sot e kësaj dite  fare pak ka ndryshuar, sepse nuk i përkulet kësaj shëmtie njerëzore, së cilës nuk i mungon figura dhe ideologjia millosheviqiane me sensin dhe nervin e krimit dhe dhunës, që nuk ngurojnë dhe nuk hezitojnë edhe sot ti sulmojnë sferat e shpresës dhe optimizmit njerëzor, jo vetëm në Kosovë, por edhe popujve tjerë në rajon.

Sa herë që vijnë marset në Kosovë, nuk mund të tejkalohen lehtë dhimbjet e shpirtit, sidomos të atyre nënave që derdhin lot pa pushue te pragu i derës, duke rënkuar për më të dashurit e tyre, se një ditë do të kthehen dhe do të pushojnë eshtrat e tyre në paqë dhe në tokën e vet. Prandaj, a është kjo ndjenjë e dhimbshme, apo jo, dhe një dashuri nëne, që është në përputhje me dashurinë njerëzore dhe amnore ndaj fëmijës dhe të afërmëve të vet, duke i pritë  eshtrat e tyre me ditë e vjet.

Është një ndjenjë e veqantë, të cilën populli shqiptarë nuk e ka të qartë se, kush e bartë barrën kryesore të përgjegjësisë dhe kujna duhet drejtuar për të zhdukurit e luftës së vitit 1999?  Në qoftëse nisemi nga historia e kësaj ngjarje të tmershme, kjo gjë dihet botërisht, se barrën kryesore e bartin kriminelët e gjenocidit dhe urdhër-dhënësit e saj, të cilët i dinë mirë ngjarjet e krimit dhe vendin ku gjinden kufomat e zhdukura.

Nga ana tjetër, nuk ka dilema se kriminelët e këtyre ngjarjeve edhe sot janë të lirë dhe shumica e tyre kanë gjetur funksione të larta nëpër Institucionet e Serbisë, dhe këto figura kriminale sikur nuk janë të trazuara fare nga ndonjë presion i shtetit të tyre, apo Bashkësisë Ndërkombëtare, që të mbajnë një përgjegjësi për krimet e bëra dhe të tregojnë vendndodhjen e të pagjeturve shqiptarë.

Dhe mu për atë, nga qarqet e Serbisë, ka qindra plane dhe medyshje false për gjetjen  e të zhdukurve shqiptarë, sepse këtyre njerëzve u konvenon që mos ta tregojnë të vërtetën, duke treguar vende të dyshuara dhe të supozuara, të cilat kanë qenë më shumë politike se për të afruar ndonjë të dhënë reale, por me një fjalë të pakëndshme, këto “fosile” shqiptare të luftës kanë mbetur nën mëshirën e kohës dhe ndryshimin e sistemeve në shtetin e Serbisë.

Pastaj, pjesën tjetër të kësaj përgjegjësie e bartin Misionet Ndërkombëtare në Kosovë, më herët ishte UNMIK-u, që fare pak ishte aktiv rreth çështjes së të pagjeturve dhe pastaj si trashigimtar i tij i përbetuar vjen EULEX-i,  i cili ky i fundit ka gjasa t’ia kaloj të parit me pasivitetin e tij, duke i bërë  shumë pak presion Serbisë, edhe pse fare mirë është e ditur se,  ku e ka burimin gjenocidi dhe barbaria fashiste e krimit.

Përgjegjësia tjetër, që do të ishte më e zëshmja se të gjitha, do të ishte Qeveria e Kosovës, ajo e cila duhet ti shtyej proçeset dhe ti shtyej gjërat më fuqishëm, së paku të afrojë argumente dhe dëshmi të mjaftueshme, të cilat do të ishin të bollshme, për t’ia paraqitë Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës dhe ta padisë Serbinë për gjenocidin që shkakëtoj ndaj popullatës shqiptare.

Dhe së fundi për zbardhjen e fatit të të zhdukurve do ta ngarkonim, apo fajësonim edhe Komisionin Qeveritar për Përsona të Zhdukur, por një gjë e tillë do të ishte e gabuar, sepse nuk mund ta pranojmë këtë gjendje, kur dihet se ky Komision dhe njerëzit e saj presin vetëm urdhëra dhe plane nga të tjerët, duke ditur se nuk posedojnë ndonjë fuqi tjetër, pos asaj që të zbatojnë urdhëra dhe aprovimin e tyre.

Qeveria e Kosovës ka bërë pak, apo aspak për çështjen e të zhdukurve, e cila çështje është deshtë shumë më herët të ndërkombëtarizohet, që të kurohet kjo plagë e hapur, sidomos të ngritët zëri i saj në takimet e Brukselit me palën serbe. Pasiviteti i qeverisë së fundit është i njohur në gjitha fushat dhe sferat e jetës në Kosovë, poashtu edhe rreth çështjeve dhe dëmëve të luftës, që do të shtroheshin në Bruksel, duke mos treguar një përkushtim serioz, sidomos rreth çështjes së të zhdukurve, si edhe shumë çështjjeve tjera me rëndësi.

Populli shqiptarë i Kosovës e përjetoj një tmer dhe brutalitet mizor nga fashizmi serb dhe ky krim nuk mundet të harrohet aqë lehtë,  apo të riparohet me një njohje simbolike të pavarësisë së Kosovës, apo me një kërkim-falje të Serbisë, nëse ky krim dhe brutalitet  i llojit të tillë ç’njerëzor nuk e merr titullin e merituar, që të “dekurohet” për motivin “gjenocid”, ndaj popullatës shqiptare dhe të merr dënimin kjo vepër ç’njerëzore para botës.

Dhe për ta plotësuar këtë shëmti të gjenocidit serb, të gjithë kriminelët serb të zbulohen dhe të marrin dënimin e merituar, por jo edhe të shëtisin të lirë nëpër Serbi dhe botë, të cilët i ka shpërblyer vetë Europa me liberalizimin e vizave, pa i trazuar as një ndjekje vendore , apo ndërkombëtare. Dhe BE-ja, duhet të bëjë trysni Beogradit, që të zbulohen vendet e fshehura të krimit në Serbi dhe gjetiu, aty ku gjinden eshtrat e të zhdukurve shqiptarë dhe të kthehen sa më parë në vendin e tyre, aty ku i presin të afërmit e tyre që 18 vjet.

Këto janë disa përcaktime dhe kushtëzime të natyrës objektive dhe subjektive, me të cilat duhen të ndërlidhen çështjet e marrëdhënieve dhe marrëveshjeve me shtetin e Serbisëtë, për të arritë deri te e pakta, apo ndonjë vizioni për të ardhmën e këtyre dy vendeve fqinjë, si dy shtete të barabarta, pa përzierjen e njëra-tjetres në politikat e brendshme.

Dhe Kosova çështjen e vet si shtet i pavarur duhet ta nxjerrë në sipërfaqe, e cila duhet të insistojë që mëvetësinë e faktorit të vet ndaj faktorit të jashtëm, gjejgësisht ndajë Serbisë,  ta bëjë si  një “mollë e ndaluar”, dhe këtë unifikim ta shkrijë prej FSK-së, në një Ushtri të ardhshme të Kosovës, që e presin me qindra të rinjë vullnetarë, e cila nuk do çajë kokën për përkufizimet dhe “kërcënimet” e mundshme,  që e rrethojnë dhe shantazhojnë shtetin e saj.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: