Ilir Muharremi: Në Turqi dënohen artistët
| E Diel, 26.03.2017, 06:02 PM |

Në Turqi dënohen artistët

Nga Ilir Muharremi

Fanatikë të vërtetë, komunistë të përbetuar, anti artistik “perandori shumë vjeçare”, e rritur nga moskultura dhe krenare me pushtimin ka qenë dhe është shteti Turk, i cili figurativisht po gjymton artistët e lirë, të cilët sakrifikojnë jetën për shkak sinqeritetit dhe lirisë së vërtetë artistike. Këto natyra asnjëherë nuk kanë arrit të kuptojnë doktrinat dhe kapacitetet artistike, qëllimet ose vizionet e artit klasik si dhe atij kontemporan. Janë përfshirë në mënyra shumë të dhunshme dhe po sjellin pasoja elementare në art.

Ky shtet nuk ka ndërgjegje estetike, dhe si rrjedhim nuk ka asgjë që mund t’i ndalë nga fanatizmi. Ndonëse, ky shtet s’mund të jetë kritik ndaj artit të sotëm i cili me pak qartësi e më shumë forcë po mundohet të depërtojë dhe vërtetë ky shtet duket si fillestar sepse nuk po arrin të shikojë embrionalen në art, pa ndonjë shenjë qortimi për artisten Zehra Dogan e cila “vuri në tryezë për të ngrënë gjëra të tilla të papjekura mirë, të paarrira mirë” (bëhet fjalë për veprën e saj të artit të pikturuar e cila shfaqë rekonstruktimin e shkaktuar nga forcat e sigurisë turke në provincën Mardin, regjioni Kurdish - Turqi.) Artistja ka vizatuar flamurë të Turqisë në ndërtesat e shkatërruara. Për këtë vepër ajo dënohet 2 vite dhe 10 muaj burg, dhe gjykata është shprehur se artistja Dogan ka paraqitur punën e saj mbi operacionet aktuale ushtarake, pikërisht këtu qëndron edhe shkaku i dënimit.

Çfarë bëri artistja këtu dhe a është arti ai i cili rregullon, propagandon ose shkatërron? Në këtë shtet arti përpjekjet të shkoj përtej kufijve, sepse Turqia detyrimisht i vret artistët. Në Turqi, artisti duhet të jetë më shumë se një artist, sepse sistemi dhe morali i popullit kinse jeton në rizgjuesi, dhe si shkak i kësaj, artisti dënon veten, përfundon duke u dashuruar në një përbindësh, poashtu me subjekt moral, human, ose drejtësi, sikurse në këtë planë që kemi shkatërrimin dhe mbi  flamujt (kuadrimin e realitetit). Papritmas shpirti dhe muza qeshin, këto dy hyjni me zëmër aq të mirë mund të bëhen edhe xheloze.

Qeveria turke i shkatërron, normalisht mbi supe mbanë flamurin, kurse artistja dënohet sepse e ka pikturuar atë. Vetë ky shtet është laik dhe i referohet librit të shenjtë, poashtu i rizgjedhur nga populli, e populli servilet dhe jeton në mashtrim, kurse artisti në këtë rast është pro Evropian dhe perëndimor. Shteti mund të reagojë poashtu me vepër arti, e jo të mat forcat mbi artisten e pambrojtur dhe Turqia është një shembull i primitivizmi të shkuar mesjetar, i cili prapë po jeton në mesjetë e lulëzuar nga forcat e tyre.

Mesiguri artisja tash shpallet si heretike ose si bijë e djallit, të cilën gjë dikur e bënin krishterët në mesjetë, apo tash më gjuhën e re mbas ligjeve të sheriatit, prerje e kokës, porse ky shtet kthehet në perandorinë Osmane. Turp dhe vazhdon të lulëzoj ky turp!

Më e keqja, shteti dënon jo atë që e ka shkatërruar qytetin, por atë që e pikturon pamjen reale të shkatërrimit, realisht ata vetë e bënë këtë pikturë, artistja vetëm se e reprodukoi. Ata dënojnë vetveten. Atje artin autoritete e përdorin nën shërbim, kurse nëse ju revanshohet, shpallet si u kundërligjshëm. Çmenduri është kjo. Veprat artistike asnjëherë nuk bënë të trajtohen kështu. Unë këtë e cilësoj si sulm ndaj veprës së artit dhe artistët së lirë.

Populli Turk duhet të ketë nevojë për artin, si duket kjo nevojë është tejet e vogël, dhe ata lakmojnë pas mbeturinave të artit.  Ata jetojnë mes barinjve, bujqve, ushtarëve, gjahtarëve, marinarëve, ec e përgjigju tash. Gjithmonë jeton frika e sulmuesve të artit ndaj padrejtësisë së pushtetit. Arti shkon edhe më tej. Atëherë, në Turqi adhurohet arti më i keq konservativ sepse mungon liria. Ata njerëz që bëjnë përjashtime, kanë një stil superior. Atje mund të gjesh lojë, kënaqësi bregdetare, lavire, arkitekturë, kënaqësi të pa kufizuar, por kurrë revansh ndaj pushtetit sepse dënohesh.

Më kujtohet kurrë para ca vitesh, kur në Kosovë kishte ateruar Reccep Rayyip Erdogan, qeveritarët tonë, të cilët po e presin, në duar mbanin vetëm lëngje jo alkoolike. Ata këtë e bënë për nderim. Çfarë i bie kjo? Nënshtrim ndaj vëllait Erdogan, përulje mosguxim i pirjes së gotave plotë verë ose raki siç priten njerëzit Evropian ose Perëndimor. Këtu asnjëri nuk ka ndjerë gëzim, por shkelmim të karakterit, dhe ishin të pakënaqur, për të kënaqur Erdoganin. Madje, budallallëku shkoj edhe më tej me atë se Erdoganin duhet respektuar me mosguximin e pirjes së një gote verë, dhe  të gjithë ne i përkasim të njëjtës histori (normalisht negative.) Kështu brohoritnin udhëheqësit tanë. Spektakli u rritë edhe më shumë kur Kosovën e cilësuan si Turqi, e Turqinë Kosovë. Askush nuk u kundërpërgjigj, asnjë artist nuk kishte guxim, ndonëse guximtarët janë nëpër muzetë e Evropës dhe botës, të vegjlit mbijetojnë në Kosovë. Disa ministra me të shkuan për ta falur drekën në Xhaminë e madhe të Prishtinës. Edi Rama i premtoi hapësirë për ndërtimin e xhamisë në qendër të Tiranës.

Kohëve të fundit Turqia i mbylli disa mediume, ndaloj intervistat me shkrimtar të famshëm nobelistë, arrestojë mijëra pedagogë, e civilë. Shumë ju rri gati intervistave të cilat sipas tyre konsiderohen si përçarëse ndërmjet popullit kosovar dhe atij turk. Ne me turqit nuk ndajmë kulturë të përbashkët, historinë po. Përkundrazi ne si popull po mundemi të riparojmë përçarjet historike mes Turqve, aq budalla jemi. Jemi dakord me investimin e tyre, por nuk jemi dakord me Turqëzimin e tyre.

Si përmbyllje: Çfarë duhet të kërkohet tamam nga arti? Për disa ora ose minuta të shtyp humorin e keq, ta eliminojë mërzinë, ndërgjegjen gjysmë të keqe, shtetin e keq ta interpretojë sepse në sytë e popullit duhet të jetë rregullatorë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: