Tahir Bezhani: Një vizitë njëditëshe në Smolicë
| E Shtune, 25.03.2017, 08:10 AM |

NË VIZITË NJËDITËSHE NE SMOLICË- VENDLINDJE

Nga Tahir Bezhani

Ditën e parë të pranverës, vendosa t’i bëjë një vizitë  Smolicës,vendlindjes sime.  Më kishte pas marrë malli të shoh lulëzimin e pranverës,gjelbërimin e natyrës, livadhe e ara,rrugë e gurë ku kam kaluar jetën,rritë trupin e posaçërisht ku e kisha kaluar fëmijërinë ,jetën baritore.....

Shëtita deri në buzëmbrëmje, shikova fushën në fillim gjelbërimi,shijova aromën e luleve tani te dala,të tjerat në bulëzim,takova bashkëvendës të nderuar,me të cilët kalova çaste duke biseduar për shumë gjëra me halle e derte të bashkëvendëseve të mi. Malli më tërhiqte në drejtim të Erenikut, për të parë ndryshimet  që kanë pësuar me vite, ato këmbësore e rrugica kur iknim herët nga prindërit për t’u larë, që në fillim maj, e pastaj “hanim” flakaresha me qortimet prindore se “ftoheni në uji ose  mbyteni,është herët”, na thoshin.

Kështu e ka kur të rrokë malli,si valë deti,rikujtimet të krijojnë nostalgji ,kujtesa e rinisë regjistron çdo detal. Po, kishte ndryshime marramendëse.

Ereniku  tani ishte zbrazë nga bartja e rërës,uji ishte tretë dika,nëpër nëntokë ,këmbësoret që kalonim dikur,nuk dukeshim më,kishin “humbë”nga ndryshimet  e kohë ,erozion pëson natyra.

Brahim Binak Bezhani dhe pasuria e tij

Nuk u ndava nga vendlindja pa një përshtypje të këndshme. Atje,në fushë larg  shtëpive,takova  kushëririn,Brahim Binak Bezhanin. Me vete kishte ca vegla pune të bujqësisë,ndërsa në arë e përreth ,kullotnin rreth tridhjetë lopë,rasë e ardhur nga vende të ndryshme të Evropës. Tani askund nuk e gjen racën e dikurshme, buxhakët e kuqe që epnin vetëm 3-5 litra qumësht ne dite. Tani nga larukat evropiane,bujqësitë nxjerrin edhe 25-30 litra në ditë,varësisht prej racës dhe mbajtjes së tyre.

Zakonisht lopëve u rrinë pas çobani,këtyre larukave u prinë para,si deleve,çobani. Edhe në stallë, secila radhitet te vendi ku e ka te caktuar....Bukuri t’i shohësh e le më t’i kesh!....

Në bisedë e sipër me kushëririn,Brahim Binak Bezhanin,më jep të kuptoj se edhe në këtë mënyrë jetohet mirë,ani se  mundimi është prezent,kujdesia duhet të jetë e vazhdueshme. Një familje e tërë merret me një fermë lopësh dhe ia dalin të jetojnë për mrekulli. Kanë rreth dhjet hektarë tokë dhe mbjellin gjitha llojet e prodhimeve. Kanë të avancuar edhe agrotekniken për punimin e tokës.

Ajo që më ngeli si veçanta e ditës në bisedë me kushëririn , Brahim Bezhani,ishte se ky djalosh,mbi të tridhjetat e jetës,ishte pjesëtarë i luftës në Smolicë, aty ku ishte i gjithë organizimi masovik i luftëtarë nga Reka e Keqe e jo vetëm. Pas luftës në Smolicë, kur UÇK-ja kalon në riorganizim, Brahimi iu bashkëngjitet luftëtarëve të Kosharës, ku ishte pjesëmarrës në betejën e madhe në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptarë pas mbi 5o viteve. Pas luftës si rrallë kush,i rikthehet “zanatit” të parëve të tij,bujqësisë,duke punuar me shume krenari,për të kaluarën dhe të tanishmen e tij.

Nga kureshtja,në krahasim me shumë moshatarë të tij,se janë akoma të pa punë që nga pas lufta, duke ngarendur pas premtimeve  boshe, Brahimi shtoi: “punoj ditën shumë,natën jam i qetë,fli  rehatshëm,askush nuk më troket te dera e shtëpisë për asgjë.... Atdheut ia kemi borxh për ta mbrojtur,jo për ta rrjepur,përfundoi Brahimi bisedën e tij me plot krenari.

Kur dielli kishte marrë rrugëtimin të fshihej pas majës së Shkëlzenit,kushëriri ua hapi shtegun lopëve dhe të gjitha të varguara si delet,ecnin drejtë stallës së rregulluar për merak.

Një ditë në vendlindje më solli kënaqësi të veçanet!



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: