Xhevahir Cirongu: Çapitet xhelozia
| E Hene, 20.03.2017, 07:29 PM |

Xhevahir Cirongu

 

Çapitet xhelozia

 

Ashtu si moçali me ujë të ndotur

Çapitet i gjori xheloz  çorape grisur,

Mendimet pa bosht i lëshon në ajër

Dhe fjalët si gunga në mur i rrinë varur.

 

Më kot mundohet të fajsojë të tjerët

Tek sytë i lexohet qartë xhelozia,

I lodhur çapitet në kopshtin me gjemba

Në kullën e shpirtit i është fikur drita.

 

Nga dehja i janë mbyllur shtigjet e gjitha

As vet se kishte menduar ç’po ndodhte,

Sa edhe parmakët e  drunjta të shkallëve

Nga xhelozia  kockat e trupit i qenë thyerë.

 

Veç dimër i çapitet nëpër syt e tij

Dhe lulet e shpirtit në vazo tharë,

Xhelozët dinë të thonë  vetëm një fjalë

Edhe të mirët iu duken si të marrë.

 

Si algat në pellgje me ujë të ndotur

Kopjaci e xhelozi me to aty noton,

Dhe shpifjet e fjalëve i zgjat pa fund

Si hunda e kërmillit kur ecën në bar.

 

Kështu qënka e thënë në këtë botë

Gjithë xhelozët çapiten humnerës

Edhe  mburrjen e quajnë fat!


Durrës, 16 mars 2017

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: