Dedë Preqi: Serbia, shkaktare e krimit
| E Hene, 20.03.2017, 09:06 PM |

SERBIA GJATË PUSHTIMIT ISHTE EDHE HAJDUTE E DOKUMENTEVE DHE SHKAKËTARE E KRIMIT

Nga Dedë Preqi

Sipas reagimëve të Serbisë, që ajo i bënë sot, i ka 58%, të tokës së Kosovës, të pronës shoqërore, private  dhe Kishës Ortodokse serbe. Njëra nga shumë tragjedi të tjera, që Serbia ia imponoi popullit shqiptarë të Kosovës, që nga ndjekjet, vrasjet, masakrat dhe plaçkitjet, që e dëshmon edhe vetë të kaluarën e saj fashizoide dhe të tanishmen çoroditëse.

Bartësit e kësaj ideologjie janë të vetmit serbët e maqedonasit në Ballkan, që sot po nxisin  konflikte të reja ndërnacionale në rajon, që kanë si platformë vazhdimësinë e kohës së tyre mesjetare dhe mitin e krijuar për shqiptarët dhe Kosovën.

Sot në shekullin më të mundshëm të zhvillimëve dhe kohën e integrimeve globale, nuk mund të mos ndalemi, apo të kthehemi mbrapa, sikur duan të na cysin në vetëshkatërrim ngjarjet dhe veprimet e demagogjisë politike serbe, duke dëshmuar se në këtë Ballkan, akoma ekzistojnë njerëz që e urrejnë formën dhe kulturën njerëzore.

Por, për ne shqiptarët nuk është diçka e re, sepse rrënjët janë shumë të thella, apo dikund në mykun e historisë dhe miteve të qelbura mesjetare serbe, një prodhim kokave të dehura, që janë quar peshë sikur bisha të egra, duke i tërhequr edhe brezat e rinj në një urrejtje të rëndë,  në vend të një mirëkuptimi, apo marrëdhënie të ndersjellë fqinjësore e njerëzore në mes popujve.

Sipas reagimit të Serbisë, e cila thotë se i posedon tapitë e tokës së Kosovës, mbi 58 % , të cilat ajo i plaçkiti, i vjedhi dhe i muar me dhunë përmes luftës që shkakëtoj në vitin 1999, me urdhër të gjelatit Millosheviq dhe bashkëkriminelëve të tij, duke i bartur me qindra tona dokumente të ndryshme nga Kosova, duke i deponuar në magazinat e shtetit në Beograd.

Vetë gjuha faktografike dhe argumentuese për të dëshmuar rrezulltatin e gjithë kësaj historie të tmershme, ishte forca e dhunës e mveshur me petkun fashist, i cili përveq që shkakëtojë gjenocid mbi popullatën shqiptare, kishte në plan të fshijë dhe të zhduk çdo gjë nga librat e amëzës dhe arkivat që dëshmojnë se është e lidhur me gjënezën shqiptare dhe  tokën Kosovës.

Të kaluarën e popullit shqiptarë nuk mund ta mohon askush në botë, se ishte një kohë e hidhur dhe e dhimbshme, për faktin se okupatori serb, përveq tjerash,  tentoi ta zhbëjë popullin shqiptarë nga sipërfaqja e këtij dheu, por nuk duhet që kësaj historie ti thurim ne shqiptarët vetëm këngë folklori, dhe të vajtojmë deri te «Molla e kuqe», sepse të gjitha perandoritë e botës kanë rënë në duart e demokracisë dhe lirisë njerëzore, prandaj edhe kjo ditë herëdo kurdoherë mbërrinë në duart tona.

Sa do që Sërbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhë për dore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenjen dhe dinjitetin e njeriut shqiptarë, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë dardane e iliriane.

Ajo që përjetojmë nën lëkurën tonë sot, atë që dikush nuk e beson se nuk mund të ndodh edhe dikund tjetër, por në një vend të ashtuquajtur «demokraci», në mes të Europës, është diçka e pa imagjinueshme, duke e cituar Europën si një familje e demokracisë dhe lirisë njerëzore, të cilën e ëndërron çdo popull që punon dhe lufton për paqë e qetësi në bashkësinë e vet njerëzor

Kosova dhe toka e saj, është shumë e rëndë dhe e shtrentë për ta bartut dhe për të lozur me rrënjët e saj, sepse, sa do që Serbia po luan me dokumentet e saj dhe ti bartë dokumentet e saj në Serbi, përmes tonëve me letra, trolli dhe gjëneza e saj nuk mund të bartet kurrë dhe në asnjë vend tjetër, sepse kjo tokë nuk mund të bartet dhe tjetërsohet me letra dhe me as një veprim të dhunës dhe krimit, kur tapiat e saj janë të lidhura  ngushtë me shpirtin dhe gjënezën  e popullit të saj dhe të vendosura për jetë e mot nga vetë Perëndia, dhe shqiptarët autoktonë të këtij vendi.

Tapitë e Serbisë  në Kosovë, kanë mbetë në fundin e «tepsisë», ajo me kafshimet dhe rikafshimet shtazarake e shofeniste që ia shkakëtojë Kosovës, nuk do të rrojë më në këmbët e veta, sepse kthetrat me dhëmbët e saj gjakatar e kanë humbur fuqinë e tyre të egërsirës, sepse Kosovën dhe popullin e saj nuk ka ligësi që mund ta ndalë, e sigurtë me hapat e lirisë, demokracisë njerëzore për të drejtat e veta dhe miqësinë që ka me SHBA-të, dhe aleatët e saj.

Qendresa e popullit shqipatrë e ka historinë e saj të bujshme, që nga otomanët e pashallarët, elaborantët  serbomëdhenjë, popa të kishës ordokse serbe dhe shkencëtarë të Akademisë serbe, e deri në kreun e Millosheviqit dhe pasardhësve të tij, nuk u ka mbetur gjë tjetër, por vetëm si bisha të plagosura e të zgjebosura, që edhe sot tentojnë ti ripërtërijnë rikafshimet e tyre shofeniste, mbi shqiptarët e pafajshem, por duhet thënë troq se, i ngjajnë vetëm asaj bote, sikur të ngulin dhëmbët e tyre të helmuar mbi shkembujt e granitit dhe të çelikut të kësaj toke dardane, ku i kanë thyer dhëmbë e dhëmballë çdo okupator otoman e pashallarë, serbë e antishqiptarë.

Toka e Kosovës dhe vetë trupi i saj nuk mund të bartën gjetiu, as me letra dhe as me vepra, sepse vetë historia e jonë e lashtë fletë se, çdo atentatorë që deshi ta varrosë popullin tonë, e ka gjetë vdekjen dhe disfatën e vet, sepse luftën për identitetin kombëtar, liri e barazi, nuk e kopjuam dhe mesuam nga të tjerët, por atë e trashëguam vetë nga tradita e jonë e lashtë kombëtare.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: