Fahri Xharra: Sa të vjetër që jemi
| E Diel, 19.03.2017, 12:11 PM |

Sa të vjetër që jemi ! Perandoria Hitite në Azinë e Vogël

Nga Fahri Xharra

Kjo është harta e Azisë së Vogël  ( një pjesëje të saj ) ku sot shtrihet Turkia  më shumë gjerë se gjatë. Në këto toka janë shtrirë të parët tanë ; në këto toka janë thyer epokat e historisë së lashtë me të mira dhe të këqijat e saja Mbi këto toka janë ngritur dhe çthurrë mbretëri e perandori , njëra pas tjetrës  me epokat e tyre të shkëlqimit dhe ngrysjes . Historia e pa mëshirshme i ka gërryer gjurmët e saja mbi kurrizin tanë e fatbardhësisht sa do  që mohohet ajo ishte e jona e ne jemi trashëgimtarët e saj të pa kontestueshëm. Me ne dhe mbi ne u krijuan popuj dhe civilizime ; u bënë ndërrime të mëdha historike, por gjeografia që nga përmbytjet e mëdha nuk ka ndryshuar dhe kah do që të ecim e gjejmë vetveten.

Ja edhe Yazilkaya -ja e sotme në Anatolinë Qendrore ishte dikur një qendër e madhe e civilizuar . vendi i shenjt i kryeqytetit të Perandorisë Hitite , Hattusa.  ( ndër ne , ende vajzat tona quhen  Hatushë, Hatushe)

Ky ishte vendi i shenjt i Hititëve i ndërtuar mbi shkëmbinjtë e Hatuses. Këtu ishte panteoni i perëndive Hititë   . Jemi në  shekullin e 16-të para Kr. dhe shkrimi flet për Hititët e deri të shekullit 12-të . Kur  u shuan Hititët  me te gjitha mrekullitë e tyre , zinxhiri pellazg nuk u ndërpre - u ngritën  Frigjët , dhe kështu me radhë  deri tek Aleksandri i Madh ..por vazhdimësia pellazge u ndërpre me ardhjen e selgjukëve .

Hatusha  historike ende shihet në rrënojat e Yazilkajasë ; vendi i shenjt i Hititëve nga gdhendje në shkëmb.’ dy dhomat e mëdha  e pa mbulojë ku kryheshin zakonet e kohës .

Fahri Xharra ,16.03.17

Gjakovë



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: