Zenel Çeliku: PAA, çdo ditë shumë imazh
| E Diel, 19.03.2017, 09:44 AM |

PAA, çdo ditë shumë imazh dhe më e madhe

Nga Zenel Çeliku

Partia Agrare Ambientaliste (PAA) vërtetë ka një historik 25 vjecar, disa herë pjesë e qeverisjes së vëndit, por realisht në vitet e fundit PAA ka qënë në një gjumë latergjik, gati gati ne apati politike. Fat I madh i PAA-së që në krye të saj zgjodhi Z.Agron Duka, një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare, njeriun më popullor dhe mjaft të suksesshëm si minister I bujqësisë. Me ardhjen në krye te PAA, Duka organizoi dhe grumbulloi shumë shpejt rreth vehtes, shumë figura të  njohura nga të gjitha fushat e jetës, e për rrjedhoje, PAA filloi startin politik me ambicie për të qënë nje nga partitë me peshë të madhe në politikën e trazuar shqiptare. Në Maj 2016, PAA bëri një marëvëshje politike me Partine Lëvizja Demokratike për Vlera, Mirqënie dhe Progres (PLDVMP), me kryetar Z. Arben Tafaj. Nënshkrimi I kësaj marëveshje kishte si qëllim që PLDVMP të bëhej pjesë e PAA, duke e rritur më shumë emrrin dhe influencën e PAA ne tregun politik. Sigurisht PLDVMP ishte një parti e re në spektrin politik, por në zgjedhjet lokale të 2015, Arben Tafaj mori 2200 vota si përfaqësues I kësaj partie shumë të re. Tashmë, një ditë më parë, sërish pjesë e PAA, bëhet edhe Shoqëria Civile e përfaqësuar nga Z. Sazan Guri. Nga ana e tij kreu i PAA-Duka tha se, ne jemi një parti që kemi mbështur  shoqërinë civile për kauzën e saj të mjedisit. Për raste të tilla PAA ka pasur bashkëpunim të sukseshëm tek Veliera në Durrës, tek mbetjet kimike, në Poçem e tjer, por edhe do të vijojnë në të ardhmen duke mbeshtetur dhe bashkepunuar me shoqerine civile që kujdeset për ambientin. Duka theksoi se Sazan Guri një ditë duhet të jenë në Parlament për të ushtruar ndikimin e shoqërisë civile drejpërdrejt në vendimmarje-përfundoi Duka.

Në të dyja rastet kemi të bëjmë me emra shumë të njohur, me bashkim forcash me energji të reja plot besim se PAA është një protogoniste e ditës në radhët e partive politike në vënd. Në të dyja rastet vërejmë se partia e Agron Dukës po rritet dita-ditës dhe me shpejtësi, cdo ditë e më shumë PAA me portret shumë interesant e cila ka thither rreth saj shumë e shumë anëtarë, simpatizantë e mbeshtetës nga e gjithë  Shqipëri. Mendoj se nuk e teproj që PAA-në ta rradhis si partinë e katërt në spektrin politk në Shqipëri, kjo parti ka një lider, një figurë shumë potente si Agron Duka që gjeneron force bashkepunuese me bashkëpunëtorët e tij, I cili inspiron ide dhe politika gjithëpërfshirëse për një qëllim, se Shqipëria mund të bëhët dhe do të bëhet, një udhëheqës që i qëndron me korektesë parimeve dhe moralit politik, një lider që  aspiron për të qënë një forcë politike vendim marëse, sigurisht ajo parti do të bëhet e tille-e kjo është PAA. Duke e ndjekur me vëmëndje PAA dhe natyrshëm liderin e saj Z.Duka, kuptojmë se kjo parti ka plotësuar një boshllëk në tregun politik, sepse vërtetë kishte disa vite që mungonte një parti që përfaqëson idete, vëmëndjen dhe projektet agrare per fermerin tonë I cili rënkon nga mos vëmëndja e qeverive qe shkojnë e vijnë. Jo vetem kaq, por ka shumë pak vëmëndje edhe projekte për ambientin i cili sa vjen e rëndohet nga mos kujdesi I qeverive që largohen dhe që ofrohen në pushtet. Pikërisht për të nxjerr nga kriza këto dy sektorë jetik për zhvillimin e çdo vëndi, tashmë doli fuqihëm në skenën politike PAA. Z.Duka është një figurë shumë e njohur në këto dy sektorë, ai ka qënë Ministër I Bujqësisë për 4 vjet rrjesht dhe shumë I suksesshem, ndaj nevoja dhe interesi I zhvillimit të vëndit, e lyp me cdo kusht dha pa asnjë indiferentizem nga partitë e mëdhaja, qe PAA të jetë pikërisht ajo forcë politike që do ti ndryshojë faqen fermerit shqiptar dhe do te ndryshoje aktivisht ambientin I cili sot eshte shume agresiv dhe mbytës për shoqërinë. Për fat, Duka ka thither pranë tij specialistët më të kualifikuar dhe më të aftë per sektorin agrar dhe ambinetalist. Një nga figurat e kësaj mazhorance, pak dië më pare në një bisedë lidhur me politikën e sotme, evidentoi PAA si forcën e katërt politke në vënd dhe forca politike që ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet kryesore për të zhvilluar fermerin shqiptar. Nisur nga ky diskutim dhe mendim I sinqertë I mikut tim politikan, iu ktheva 11 muajve më parë kur Agron Duka u zgjodh në krye të PAA, ku gjithshka reth kësaj partie ishte një hiç. Sot kjo parti pas një pune titanike, të pa lodhur, plot energji me një lidership me shumë dëshirë për të prodhuar politikë të paster, trasprente e progresive, larg baltosjes së kundershtarëve, sot PAA realisht është një parti që kërkohet nga të dyja partitë e mëdhaja, nga PD dhe PS. Ndërokohë që PAA është një forcë politike e lakmuar nga dy të mëdhenjtë e politikës shqiptare, PAA e Dukes ka zgjedhur që të jetë pjesë besnike e kualicionit me PD. Nga sa shikojmë, edhe PD është mjaft e kënaqur me aleatin PAA duke e ditur se pas PD, në këtë kualicion partia e dyte është PAA. Duke iu larguar pak këtij moment, dua të ndalem sëfundmi tek një masë e madhe e shoqërisë e cila thotë se vetëm dhe vetëm PAA që merret kryesisht me bujqëesinë, blegtorinë dhe me mjedisin, mundet ta nxjerë nga kriza fermerin shqiptar dhe duke I kthyer publikut një mjedis larg ndotjeve skandaloze që kemi sot.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: