Faruk Tasholli: Walker synon faktorizimin e diasporës
| E Diel, 19.03.2017, 11:29 AM |

AMBASADORI WILLIM WALKER SYNON FAKTORIZIMIN E DIASPORËS NË KOSOVË

Nga Faruk Tasholli

Fundjavën që shkoi, presidenti i kompanisë prestigjioze ndërkombëtare Ecolog, Lazim Destani, kishte një mysafIR të veçantë. Ishte ky miku më i madh i shqiptarëve, që nuk duhet  fort prezentim, pasi të gjithë e njohin, pra ambasadori William Walker. Por këtë vizitë, Z. Destani e shfrytëzoi për një takim pune në Klubin Ekonomik në Düsseldorf, ku morën pjesë një grup mërgimtarësh shqiptarë të suksesshëm në Gjermani, sidomos në fushën e biznesit dhe të dijes. Duke hapur takimin para    të pranishmëve, ku në rend të parë ishte Unioni i Biznevese Shqiptare në Gjerman i kryesur nga afaristi Nazmi Viqa, Lazim Destani, tha se kemi kënaqësinë që në mesin tonë kemi ambasadorin william walker, i cili ka tetëmbëdhjetë vite që nuk ka reshtur të veprojë në të mirë të çështjes shqiptare, konform rrethanave të kohës. Ai sot vjen para nesh me disa ide të reja, të cilat tash do i shpalojë para nesh, e që  janë një ndihmesë e re për zhvillimin e shoqërisë shqiptare përgjithësisht në Ballkan.

Duke marrë fjalën, fillimisht, ambasadori Walker falënderoi z. Destani për mikpritjen, duke iu thënë të pranishmëve se është për një kohë të shkurtër në Düsseldorf dhe më vjen keq që nga ky shkak , këtë të diel, iu kam hequr nga familjet tuaja që të kuvendoni me mua.Besoj se shumica këtu jeni shqiptarë nga Kosova dhe më vjen keq që nuk e flas gjuhën shqipe, por shpresoj se më mirëkuptoni. Falënderimi im shkon për z.Destani, me të cilin jemi takuar  edhe në Tetovë, Waschington e gjetiu, ndërkaq pjesën tjetër nuk e njoh, por besoj se do të njihemi shpejt nga afër.  Fjalimin tim të sotëm  para jush, do ta elaboroj në tri pjesë, ku temë bisedimi është Kosova, që në realitet kjo është punë e imja tash e 18 vjet. Pra,në këtë bashkëbisedim, do të ndalem te Kosova si është tash, te gjendja e diasporës jashtë Kosovës dhe bashkëpunimi i këtyre dy segmenteve për ta çuar vendin përpara.

Do ju kujtoj, tha fillimisht z.Walker, se atje kam qenë para luftës dhe në një situatë të ndërlikuar u përzieva në çështjen e Kosovës.Përshkrimet që i bëmë Kosovës para18 viteve,bënë që të merren vendimet e NATO-s për një intervenim në ish Jugosllavi, që si pasojë u bë ndjekja e mijëra kosovarëve për t’u shndërruar në refugjatë. Që nga jeta e kampeve e derisa e lamë pas këtë periudhë u mora me çështjen shqiptare. Ditën e shpalljes së pavarësisë isha në Kosovë dhe me emocione kujtoj atë festë të madhe të popullit. Por t’i rikthehemi pak fillimit, nuk mund të flasim mirë për atë të pritshmen, atë që është synuar. Përkundrazi!Gjërat po rrjedhin gjithnjë e më keq.Dje pata një bashkëbisedim interesant.Më pyetën ku janë gabimet? Korrupsionin nuk duhet ta tolerojmë. Për gabimet e politikës aktuale fajin e bartë edhe faktori ndërkombëtar.Përmes UNMIK-ut dërgoi këtu njerëz që shikonin paranë, pasurimin, duke i angazhuar ata për mandatë të shkurtëra. Merreni me mend kur njëz yrtar ndërkombëtar angazhohet në mision dyvjeçar çka mund të bëjë ai?! Gjashtë muaj i duhen akomodim në ambientin e ri, gjashtë buaj të fillojë të punojë diçka dhe pjesën tjetër të mendojë sen ë çfarë misioni dhe ku do të angazhohet më vonë.Besoni se njeriu i tillë do të mundte të punonte për zë mirën e Kosovës? Ata u ndalën vetëm te fitimet personale. Ka njerëz që kanë fituar edhe miliona. Krejt pandershmërisht.Nje korespondim mes ndërkombëtarëve dhe politikanëve vendorë në këtë drejtim ka funksionuar shumë mirë. Koalicioni PDK-LDK kështu si është bërë dhe si po vepron po e çon  Kosovën në një drejtim shumë të gabuar. Te këta njerëz oportunë në pushtet shumë ndikim kanë ndërkombëtarët. Njerëzit e koalicionit të tashëm kanë vetëm qëllimin personal. Pasurimine tyre, pasurimin e pasardhësve të tyre dhe vetëm prosperitetin e tyre. Kjo kastë ne pushtet, që gashtë-shtatëmbëdhjetë vjet angazhohet që t’i ketë njerëzit sa më afër vetëm që të votojnë për ta. Nuk duhet të shkojë kështu më.

Më 2003 jam angazhuar në përmirësimin e gjendjes energjetike në Kosovë.Aso kohe në sistemin energjetik të Kosoves funksiononin imiantet e prodhimit të energjistë nga ish Jugosllavia. Pra imiante të vjetra, jo aq funksionale.U angazhovapër sjelljen e impianteve të reja, por ministri i asaj kohe, kërkoi shuma marramendëse mito për ta sendërtuar këtë ofertë.Pra, kanë kaluar kaq vite dhe gjendja në energjetikën kosovare ka stagnuar. Sikur kontrata e asaj kohe të nënshkruhej sot për zëvendësismin e impianteve të vjetra me të rejat,do të duheshin edhe pesë vite për instalim final, që do të thotë prapa mbesin njezetë vite të humbura shkaku i një ministri profiter. Procesi i privatizimit ka qenë një dështim total. Kur u nis procesi i  privatizimit të PTK-së është menduar se ka qenë një biznes me biliona dollarë, sot nuk ka asgje. Pra kemi probleme politike, kemi probleme ekonomike me korrupsion. Dhe sot në Kosove nuk shoh asnje person te vetëm, asnje parrti politike, asnje lëvizje që të ketë dëshirën të ndryshojë dicka për të mirë.Duke parë se ndërkombëtarët nuk janë ata që do ta ndihmojnë Kosovën. Ata e injorojnë edhe korrupsionin që është prezent në Kosovë.Nëse pranojmë sipas perceptimit tim se nuk ka lëvizje në Kosove, brendapërbbrenda Kosovës jo, nga ndërkombëtarët jo, atëherë pikë referimi mbetet diaspora. Unë kam vizituar disa shtetet ku është diaspora shqiptare si në Kanada, Amerikë, e kjo është hera e parë që jam në Gjermani dhe konstatimi i përbashkët është se gjendja në Kosovë nuk është e mire.Duke qenë se diaspora shqiptare është e përbërë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Maqediania, Shqipëria dhe Mali i zi unë shoh problemin kryesor se ajo është e keqorganizuar si përbrenda Kosovës. Nuk është që shumë njerëz nga diaspora janë përpjekur të japin kontributin e vet. Diaspora nga Kosoava ka kanotribuar shuume. Njerëzt që janë jashtë kanë dhënë ndihmë që në zhvillimin ekonomik të jetë 30 për qind nga diaspora. Pas luftës ka pasë shumë njerëz që kanë dashur të investojnë. Por e keqja është që shumë njerëz të tillë shikohen si të huaj në Kosovë. Dhe aq më tepër diasporën e Gjermanisë e shoh me shumë mundësi. Gjenerata më e re e kësaj diaspore është duke u rritur me kulturën evropiane dhe e shohin  si bota moderne vertet funksionin. Që nga formimi i Universitete Amerikan, kam qenë pjesë tij.    këtë universitet bilingual, të diplomuarit e pare janë punësuar nëpër banka , sigurime. Sot shumë pak kanë mundësi të punësohen dhe ata njerëz e lënë Kosovën. Sot kemi të bëjmë me një problem . Diaspora ka një kontribut te madh sa i përket ekonomise ne Kosovë, ka talentin dhe dijen se si këto gjëra mund të funksionojnë në Kosovë. Por nuk pranohen. Klasa politike thërret për investime, por në realitet, ajo e ka frikë diasporën. A ka ndonjë ndikim diaspora në politië?  ndje si është. Përgjigjja ime është nën zero. Me atë kushtetutë  që i imponuan Kosovës dhe që u pranua nga shumica e politikanëve,  ku bëri që nga 120 vende,  20 vende t‘u përkasin minoriteteve. Dhe këto pak vende kanë fuqinë e vetos.  Tash e kemi edhe diasporën  që përpiqen të bëjnë progresin e Kosovës dhe kemi vendet e rezervuara që nuk duan të zhvillohet Kosova. Unë mendoj që diaspora mund të bëjë që gjendja të ndryshohet.Gjëja parë është që diaspora duhet të këtë një përfaqësim në parlament, ose me vende të rezervuara, ose me prani në parti të ndryshme.Mënyra e dytë është që diaspora të ketë mundësi të votojë. Ajo edhe sot voton por duhet ndryshuar sistemin e votimit. Më kanë thën që në zgjedhjet e kaluara nga diaspora kanë  mbërri vetëm tre mijë vota.Nëse diaspora do të ketë mundësi të votojë atëherë edhe roli i saj në vendimmartje do të jetë i sigurtë. Shumë më thonë z. Walker, kushtetuta nuk mund të ndryshohet sa u përket vendeve të rezervuara të miniriteteve, e unë uthem, pse nuk qenka e mundur të ndryshohet. Të gjitha kushtetutat janë ndryshuar konform kohës. Më thonë shpesh se Kushtetuta e Kosovës është e shenjtë! E und them jo. Edhe ajo mund të ndryshohet. Nuk është as Bibël e as Kur’an. Vetëm Bibla dhe Kur’ani nuk mund të ndryshohen.

Para një viti e mora çështjën seriozisht se ku në të vërtetë mund të ndihmoj. Kasta politike tash për tash nuk është funksionale dhe unë mendoj se ka ardhur koha që të riaktivizohen shume njerëz të suksesshem të së kaluarë dhe të së tashmes, duke u bashkuar, por jo duke themeluar ndonjë parti të re politike Dhe kemi rënë një ujdi që me disa njrëz  që të krijohet një front që nuk kanë primatin partiak e as atë personal.Duke zgjedhur edhe njerëz të suksesshëm nga diaspora, atëherë influenca e diasporës do të rritej, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet ku ata jetojnë, qofshin në qarqe ekonomike, shkencore apo pilitike. Ky është qëllimi im që tash unë po merrëm. Po takoj njerëz të diaporës dhe ata janë të gatshëm të punojnë. Për fillim kemi një fondacion në Washnington dhe përmes tij synojmë ta shtrojmë punën.

Nëfund të takimit, u bë një bashkëbisedim miqësor mes të pranishmëve dhe ambasadorit William Walker, ku u sheshuan shumë mundësi që ka diaspora shqiptare ta jap kontributin e saj në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: