Xheladin Gjonaj: Kush punon e vdes si burrë
| E Shtune, 18.03.2017, 10:10 AM |

Xheladin Gjonaj,

Mesues veteran, Tropojë

 

Kush punon e vdes si burrë

 

-Kushtuar të Madhit Dritero Agolli…-

 

Lajm trishtues na mori trolli,

Ka ndrue jete Dritero Agolli.

Ju hap fjala gjithe Shqiprise,

U shue ylli i letersisë.

 

Qysh i ri ai pat fillue

Per Shqiperine letra me shkrue

Dite as nate nuk pushue

Lavdine shqipes me ja shtue.

 

Ne çdo shkrim e dalloi veten

Tuj e thane gjithmon t'verteten

Shkroi ne prozë e poezi

Pa dallue Jug as Veri.

 

Librari e biblioteka

I la mbushur plot me vepra

Kush punon e vdes si burrë

Emri i tij s'harrohet kurre.

 

Parlamenti per ty flet,

Me dekada deputet...

Ne monizem e demokraci

Fjala jote gjithe freski.

 

N'at foltore kur ke dale

Hije t'pati ty çdo fjalë

Tuj fol hapur tuj kritikue

Do jon struk do t'kan urue.

 

Ti nuk vdiqe more vlla

Veprat tua jane te medha

Ato ne shekuj tuj i lexue

Nuk lane ty me te harrue.

 

Ne qoftë plak apo i ri

Kan me te thur gjithmon lavdi

Mijra njerez na jan bashkue

Vepren tende me e nderue.

 

Se ke vdek s'kem me e besue

Jem me Ty tuj bisedue

Ti je shembull me frymzue

E per jete s'kem me t'harrue.

-------------

-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, fillim-pranvere 2017-



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: