Milazim Kadriu: Ferat Selimi - Mall
| E Shtune, 18.03.2017, 10:10 AM |

LIRIKA DASHURIE, MALLI E HEROIZMI

Ferat Selimi “Mall”, botoi Art Klub “Rifat Kukaj”, Drenas -  2016

Nga Milazim F. KADRIU

Ka kohë që nuk dëgjohemi e shpirti im vajton,

Sekretet,që mban zemra,veç hënës ia tregoj …

…………………

Janë vetë e vërteta,se shpirti më ka dallgë,

Sa vite të gjata,sa vite pa të parë …

Janë këto vargje të shkëputura nga përmbledhja me poezi “Mall “ e autorit Ferat Selimi  që është libri i tij i parë. Autori Selimi në librin e tij  “Mall”, sjell 109 poezi të ndara në katër pjesë : ( “Lirika dashurie”, “Mall për vendlindjen”,  “Kujtime për njerëzit e dashur” dhe “Heroizmi, që s’vdes kurrë”)

Në pjesën e parë janë 50 poezi të cilat kryesisht i këndojnë dashurisë ku Selimi përdor të gjitha  ngjyrat e natyrës  dhe të shpirtit të tij. Ai për ti kënduar dashurisë ka shpirt e mall të cilën e shpreh bukur  edhe në mënyrë  të çiltër në poezitë e tij.

Në pjesën e dytë ku ka 17 poezi autori i këndon  vendlindjes ku përmes poezive shpreh mallin për vendlindjen,të afërmit,miqtë, shokët ngase  ato i mungojnë atje ku aktualisht jeton,ku tash e shumë vite  ndodhet jashtë  atdheut  si shumë bashkatdhetarë tjerë.

Më të dashurve të tij  u ka  kushtuar disa poezi që i ka vendos në pjesën e tretë të librit ku janë 16 poezi të tilla. Poezi u kushton pothuajse të gjithë të dashurve të tij .Shkruan për prindërit që asnjëherë nuk mund të harrohen  se ata janë prindër. Po ashtu poezi u kushton edhe fëmijëve  ku i përmend edhe me emra  të cilëve  u ka vënë emra të përzgjedhur nga kalendari i jetës. Po ashtu poezi i kushton edhe motrës që iku nga kjo jetë dhe që nuk ishte pranë së  paku ti hedh një grusht dhe  mbi varr. Poezi shkruan edhe për shokët, miqtë, mësuesin,minatorin që edhe prindi i tij ishte minator.

Heroizmi ka qenë dhe është preokupim i shumë krijuesve  ngase vuajtja e gjatë në robëri  ka bërë që poetët  tu kushtojnë poezi heronjve  dhe gjithë atyre  që u sakrifikuan  për lirinë e atdheut . Kështu ka vepruar edhe poeti Ferat Selimi që në pjesën e katërt të librit  na sjell 13 poezi për heroizmin që nuk vdes kurrë. Ai u këndon datave të rëndësishme të historisë  kombëtare  dhe heronjve  të periudhave të ndryshme që ranë në luftë  për lirinë  e vendit tonë.

Kështu në këto poezi ai i këndon Nëntorit  të parë, Nëntorit të dytë , heroizmit të dëshmorëve  të periudhave të ndryshme  deri tek heroizmi i dëshmorëve  të UÇK-së ,të cilët dhanë  gjënë më të  shtrenjtë –jetën e tyre  për çlirim nga okupatori   shekullor serbosllav.

Marrë në përgjithësi  ndonëse është libri i parë  i tij, Selimi e ka realizuar  mirë ku edhe si thotë redaktori i librit  Nase Jani “ Libri “Mall” i Ferat Selimit  është shkruar me mall. Në këtë botë,ku dashuria dhe malli po shfrytëzohen, deri në harrim. ky libër merr vlera të veçanta njerëzore,humane, shpirtërore...”

Mbesim me shpresë se së shpejti nga ky autor do të kemi edhe libra tjerë, në poezi apo edhe zhanre tjera të letërsisë shqipe.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: