Përparim Hysi: Unë e ti
| E Shtune, 18.03.2017, 10:11 AM |

Një cikël me poezi

 

Nga Përparim Hysi

 

Unë e  ti

 

Unë i djathtë dhe ti i majtë

(Sikur të  na kenë zënë djajët?!)

Njëri- tjetrin shohim vëngër

(Unë? Shenjti! Ti? Veç shëmër!)

 

Të mira? Dihet: bëj veç unë

Ti se ç'bën? Janë veç  për lumë!

Shkurt: fajin kundërshtari

( A s'e shihni? Kundërshtari- vet djalli!!!)

 

Nuk ka pak, mbi çerek shekull

Gjysëm gjallë e gjysëm vdekur

E ku ishe? Asgjëkundi.

Shqipëri, të mori lumi!

 

Pa shiko, liderët ngjirren

Rrahin gjoksin edhe çirren

Gjasme për ne po "robëtohen"

Po për vete, pasurohen.

 

Kanë  vila e shtëpi

(Që të gjitha; me"kredi")

Veç kreditë i kanë të"buta"

Edhe majmen si mamutha.

 

Të gjithë:"derra të kënaqur"

Ne, po dihet:"Sokratë të vuajtur"

Unë zë bëhem pak MIGJEN:

-Deri kur kështu, ma...,- po  them.

 

Se s'duron më ky popull

Mjaft i erdhi mendja rrotull

Mblidhni mendjen, o "liderë"

Ndryshe, do shkoni në FERR!

 

15 mars 2017

 

Statue quo

 

As jam tretur dhe as jam ligur,

Por jam trashur e dhjamosur

Veç nga koka unë jam  thinjur

Dhe nga mendja jam djallour.

 

Asnjë natë nuk fle rehat

Gjumin unë e bëj me copa

Se më shfaqet një "xhelat"

Me hanxhar më rri tek koka.

 

Ç'shkruaj, është një realitet

Dhe asgjë nuk po shpik

Situata për ibret

Sa mbi kokë t'më bjerë një pikë.

 

Televizorin s'e hap dot

Se më bën çdo gjë me stres

S' ka  qetësi fare në botë

As këtu ku unë kam pjesë.

 

Dalin në të ca sharlatanë

Që më hiqen si "paqësorë"

Ca "menderë politikanë"

Të korruptuar dhe që kanë "dorë"

 

Dorë, domethënë hajdutë

Që më hiqenë krej imunë

Kush s'i njeh këta kopukë

Turp nuk kanë (meritojnë drunë)

 

Birbollani më rreh gjoksin

Kundërshtari është hajdut

Si boksier i tregon boksin

Vet: Made in kryehajdut!

 

Mua? S'do mend që më dhëmb koka

Pa zë thinjem,edhe thinjem

Ku është ligji për këta horra

Veç atëherë unë do nginjem.

 

10 mars 2017

 

Pse nuk botoj?

(Përgjigje për një dashamir)

 

Një mik më shkruan:- Pse nuk botoj?

(Nuk ke guxim apo ke ndrojë?!)

Që nuk botoj,  nuk më  mungon guximi

Por kacidhe në xhep nuk ka Përparimi.

 

E vërtetë është: kam kohë që kam heshtur

Se donator der tani kund nuk kam gjetur

Por  sado që si pensionist jam xhepshpuar

Gjatë gjithë kohës, vazhdimisht kam shkruar.

 

Kam shkruar poezi dhe, rrallë, tregime

Ndonjë rencencë apo dhe ndonjë përshtypje

"Makazina" ime krijuese, pothuaj, është plot,

Por ja që nuk mundem që t'i botoj dot.

 

5 mars 2017

 

Pleqëria

 

Mu si qen që të ha pa lehur

Ja, e tillë:është pleqëria!

Ca kusure (nga janë gjendur?)

Të çudit; befasia.

 

Si? Kaq shpejt? Po s'është e mundur

Dje qeshë mirë e pa siklet

Sot? Krejt tjetër: nuk sos së "kruhur"

Dolën puçrra :  për ibret!

 

O doktor? Po ç'kam kështu?

Pse më ha e pse më "kruhet"?

Tek doktori tutje-thu

( se më"ha" atje ku "s'thuhet")

 

Ja, kështu, është  pleqëria

Nga pleqtë nuk mbarojnë ankesat

Pleqëria si fëmija

Vet jam plak, ndaj besojuni "rreshtave"

 

Tiranë, 17 mars 2017



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: