Dukagjin Hata: Intervistë me z. Tonin Alia
| E Enjte, 16.03.2017, 08:02 PM |

Intervistë me z. Tonin Alia, kryetar i Shoqatës Përpunim Drurit të Shqipërisë

Konsumatori kërkon rehati e komoditet, art elitar mobilimi…

Nga data 11-14 mars 2017, në ambientet e Pallatit të Kongresit u hap Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë, me pjesëmarrjen e dhjetëra firmave që operojnë në fushën  e përpunimit të drurit dhe tekonolgjisë së mobilerisë. Kryetari i Shoqatës Përpunim Drurit të Shqipërisë, zoti Tonin Alia, njëri nga protagonistët kryesorë të këtij evenimenti të përvitshëm, tregon detajet e hapjes dhe menaxhimit të kësaj veprimtarie jo vetëm biznesi por dhe të shaplimit të një mendësie evoluive në fushën e mobilerisë dhe të artit të mobilimit. Ai thotë se se ka ardhur koha që moderniteti dhe tradita të bashkëpunojnë ngushtë dhe të shkrihen në një unison vlerash e mendësishë, për të prodhuar mobilje me fantazi, ku të përputhen kërkesat e konsumatorit për rehati e komoditet, me ato për shijimin e vlerave të traditës, të një shije elitare dhe arti elitar mobilimi.

Zoti Tonin, cili është qëllimi i ekspozimit të këtij panairi të përvishëm në Shqipëri?

-Duhet thënë që ky është një panair i përvitshëm, ku konkurojnë me prodhimet e tyre firmat më të njohura dhe më përfaqësuese në fushën e mobilerisë, e cila këto vitet e fundit duhet thënë se ka njohur kuota të reja progresi. Sivjet pjesëmarrja e firmave ka qenë ende më e madhe, por dhe interesi i publikut, mjaft kërkues, e ka justifikuar më së miri këtë pjesëmarrje.

Qëllimi i këtij panairi është pjesëmarrja e firmave më prestigjioze që veprojnë në fushën e mobilerisë, konkurenca e koncepteve, shijeve dhe perfermancës në këtë sektor kaq të përhapur të teknologjisë së prodhimit, që me kalimin e viteve ka bërë një progres të madh jo vetëm sasior por mbi të gjitha cilësor, duke iu përgjigjur shijeve, prirjeve dhe tendencave të një konsumatori që nuk kënaqet me gjërat standarde dhe pa fantazi. Kjo do të thotë se ka ardhur koha që moderniteti dhe tradita të bashkëpunojnë ngushtë dhe të shkrihen në një unison vlerash e mendësishë, për të prodhuar mobilje me fantazi, ku të përputhen kërkesat e konsumatorit për rehati e komoditet, me ato për shijimin e vlerave të traditës, të një shije elitare dhe arti elitar mobilimi.

-Cilat janë disa nga firmat më të njohura që marrin pjesë dhe ekspozojnë prodhimet e tyre në këtë panair?

-Së pari, duhet thënë që nga organizatori i panairit Ylli Bekteshi dhe gjithë stafi organizativ janë marrë masa perfekte që ky panair të zhvillohet në kushte sa më të mira dhe të japë maksimumin e mundësive të tij në fushën e konkurimit të teknologjisë së moblierisë.

Kemi një pjesmëarrje të gjërë firmash nga e gjithë Shqipëria, nga Kosova, Maqedonia, Greqia, nga hapësirat shqipfolëse ballkanike e më gjërë. Kemi pjesëmarrëse firma nga prefektura Vlorë, (firma e njohur Leli group), nga Shkodra, Durrësi, Ulqini, Dibra, Greqia etj., që sjellin një larmi stilesh dhe formash të artit të mobilimit, duke iu përgjigjur kërkesave në rritje të një konsumatori, që gjithnjë e më shumë priret drejt një estetike të mobilimit. Mund të veçojmë firmat Emo, Erald, Euro Biçaku, Hasnago, Leli group me president Edi Leli, Luzi 38, Lapadula, Vernilac, Ëorld-Dea etj.

-Si është pritur ky panair nga strukturat shtetërore dhe pjesëmarrasit?

-Hapja e këtij paniri u shoqërua me ceremoni ku do të merrnin pjesë nënkryetari i bashkisë së Tiranës, z. Abaz Hodo, kryetari i Dhomës së Tregtisë z. Nikolin Jaku e të tjerë figura të instiucioneve, mediave dhe biznesit. Panirin e kanë vizituar kryetarë bashkishë dhe njësishë administrative, si bie fjala kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli e të tjerë, që kanë qenë mjaft të intersuar për mundësitë që hap kjo fushë jo vetëm për përmbushjen e nevojave të konsumatorëve, por dhe për nevojat e mundshme për punësim të njerëzve profesionistë në fushën e prodhimit dhe menaxhimit të mobilerisë.

Këto dy ditë kanë ardhur për ta vizituar këtë panair qindra e qindra vetë jo vetëm nga Tirana, por nga e gjithë Shqipëria, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, nga disapora e vjetër dhe e re shqiptare në Evropë e Amerikë. Ky interes në rritje ka të bëjë me kërkesat e konsumatorit për këtë lloj tregu, që ofron mundësi të shumta për ta çuar teknologjinë efikase dhe të avancuar të mobiljeve pranë nevojave dhe shijeve gjithnjë në evoluim e përsosje të konsumatorit.

-Ju po flisni për evoluim të shijeve të konsumatorit në lidhje me mobilimin. A mund të jeni më konkretë?

-Mobilimi, përveçse nevojë e njeriut bashkëkohor, për të përmbushur kriteret e një jete komode dhe të rehatshme, është art, një mundësi për të shprehur botën shpirtërore të konsumatorit, në përputhje me nivelin e tij intelektual, ekonomik, shkallën e hierakisë shoqërore etj. Pra, nevoja e mobilimit dhe arti i mobilimit sot në këtë epokë të një tekonologjie estetike funksinale janë në një emërues të përbashkët dhe shprehin dy anë të së njëjtës medalje.

-Ju jeni nderuar me tituj për kontributin tuaj në fushën e mobilerisë. Diçka më shumë rreth kësaj, ju lutem?

Jam krenar që disa kohë më parë, pikërisht në 90-vjetorin e shërbimit pyjor kombëtar, jam nderuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me titullin e lartë ”MJESHTER I MADH”. Gjithashtu, për cilësinë dhe përgjegjshmërinë e ofertës së kompanisë sime ndaj klientëve, jam vlerësuar me tituj edhe nga Dhoma e Tregtisë e Shqipërisë. Ne kemi krijuar një sistem pune funksional, një marrëdhënie tejet transparente, ku 65 punëtorët dhe 15 punonjësit e administratës punojnë në kushte optimale dhe gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, të cilat ua jep legjislacioni dhe Kodi i Punës në fuqi.

-Z. Tonin, një pyetje jashtë këtij panairi. Ju është ofruar mundësia që të garoni për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit, në emër të një partie parlamentare. Si e keni pritur këtë gjë?

-Unë e falenderoj propozuesin për vlerësimin, por më së paku mund të kishte kontaktuar me mua, pasi unë nuk kam ndërmend të pëfshihem në këtë garë dhe në asnjë garë tjetër politike, me asnjë lloj partie dhe në asnjë lloj gare zgjedhjesh, qofshin këto të përgjithshme apo lokale. Mua më mjafton Ardeno, kompania të cilën e kam ngritur me mund e djersë dhe dua ta mbajë atë në nivelin e pritshmërive të publikut, si një kompani që përmbush nevojat e tij në fushën e industrisë së mobilimit, të jemë pjesë e këtyre panaireve që flasin shumë dhe bëjnë akoma më shumë, që shoqëria jonë të ketë një ofertë serioze, si në të gjitha fushat e jetës materiale e shpirtërore, edhe në mobileri.

Intervistoi:

Dukagjin HATA



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: