Dedë Preqi: Kosova të formojë ushtrinë
| E Enjte, 16.03.2017, 08:26 PM |

KOSOVA NUK KA SE ÇKA TË HEZITOJË USHTRINË E VET TA FORMOJË!

Nga Dedë Preqi

Duke paraqitë disa aspekte themelore të çështjes së shtetformimit të Kosovës, duhet nënvezuar posaqërisht ato çështje të cilat janë të lidhura ngushtë me domosdoshmërinë e qasjes së sigurisë dhe mbrojtjen  teritoriale të shtetit dhe vet popullit të saj.

Mund të vërehen forma të ndryshme dhe shpjegime nga gjitha anët, për formimin, apo jo formimin e Ushtrisë së Kosovës.  Edhe pse duhet falenderuar KFOR-in, dhe forcat e NATO-s, për faktin se kufinjtë e Kosovës dhe nënqielli i saj  mbikqyret nga kjo forcë ndërkombëtare, poashtu dhe shkalla e bashkëpunimit me këto forca është në nivelin e duhur me FSK-në, por e drejta për ta pasë  Kosova ushtrinë e vet, është domosdoshmëri dhe e drejtë sublime, sikur e çdo shteti në botë.

Kosova është në rrugën e përpjekjeve të mëdha, që të zhvillojë politikë  progresive brenda shtetit të vet, si edhe me vendet fqinjë, duke llogaritur që bashkëpunimi të zhvillohet në bazë të respektimit reciprok, pa cënuar të drejtat dhe interesat nacionalitetëve në vend, si edhe jashtë vendit, duke i kontribuar paqës dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Prandaj, Kosova ka në reflektimet e veta një strategji të punës dhe dinamikës së proceseve në fushat e ndryshme, pa marrë parasysh se ndihet një vakum dhe një mungesë e unitetit në mes të pozitës dhe opozitës. Mirëpo, kur është në pytje qështja e formimit të ushtrisë së Kosovës, kësaj logjike dhe domosdoshmërie nuk do ti mungojë vullneti i asnjërit, dhe nuk do të ketë ndonjë kundërthënje.

Klima në Kosovë, sidomos pranverat janë të nxehta edhe pse , pozicioni i së cilës bënë që të jetë me klimë të butë dhe mesdhetare, poashtu edhe kontinentale, por përshkak të ernave të ndryshme që e farkojnë këtë vend, sidomos ato që vijnë nga Serbia, ku klimat e saj janë të thata dhe të ashpëra, këto rryma të vrazhda ndikojnë gjithëherë në ndryshimin e klimës në  Kosovë.

Por, më rëndësi është, klima shoqërore dhe kultura njerëzore në Kosovë, nuk duhet të pësojë ndryshime serioze, sepse ky vend dhe ky popull ka klimë të vjetër të kulturës dhe të lashtësisë, e cila mbizotëron me shekuj në këtë tokë dardane.

Në të vërtetë, fryma që e përshkon Kosovën, si dhe lëvizjet e saj demokratike, nuk mund të ndahen si të veqanta, sepse në tërë globin mbretëron një gjendje e pa lakmueshme, por popullin e botës mund ta futë në dritë vetëm shpirti demokratik, lufta për identitetin kombëtar dhe barazinë në mes njerëzve, që këtë rrugë duhet ta zgjedh edhe populli shqiptarë.

Dhe për mo u larguar nga tema, çështja e sigurisë së popullit të Kosovës, varet nga vetë organizimi i saj, dhe përmes forcave të  veta, apo ushtrisë së vet, ka elemente të nevojshme për vetëmbrojtje, që e ka domethënjën e bazës së shtetit dhe mbrojtjes së integritetit teritorial të vendit.

Dhe transformimi i FSK-së, në Ushtrinë e Kosovës, nuk duhet të jetë pengesë e askujna për t’u konstituar në Ushtri të Kosovës, sepse nuk mund të mohohet fakti se një shtet sovran të mos e ketë edhe Armatën e vet, të cilën e parasheh edhe Kushtetuta e vendit, si normë juridike dhe bazë  e përcaktimeve  parimore të një vendi demokratik.

Sëcila Kushtetutë e një vendi reflekton raportet dhe qëllimet e forcave politike të vendit vet, poashtu edhe ndryshimet e saj në raport me marrëveshjet e këtyre forcave politike, duke i harmonizuar planet edhe me NATO-n, dhe faktorin ndërkombëtar, në veqanti me SHBA-të, që transformimi i FSK-së, në Ushtri të Kosovës, të bëhët në mënyrë të harmonishme dhe transparente.

Në qoftëse duhet të pritet, apo miratohet që vendimet e tilla të miratohen përmes Serbisë, për çështjet e Kosovës, sikur që është edhe miratimi i Ushtrisë së Kosovës, duhet që Europa dhe tërë Bashkësia Ndërkombëtare, të përkujtojë përmendorën e zezë që ia dhurojë Serbia, tërë Ballkanit dhe tërë Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila krahasohet me kohën e vitëve të Hitlerit.

Kosova dhe politika e saj angazhohet kundër dhunës, kundër deskriminimëve, kunder çdo aspekti që i përketë jo njerëzores, kjo dëshmon me politikën e vet Kosova  dhe vullnetin e vet popullit të saj, e cila kurrënjëherë nuk përdori një ashpërsim të dhunës me popullatën jo shqiptare në kohën kur Kosova e muar shtetësinë e saj.

Përshkak të pasioneve të ndezura, që Kosova të mos të nxitojë në formimin e ushtrisë  së vet,si dhe në mos besimin e politikës kosovare në këtë aspekt, ky opsion nuk do të ishte zgjidhje e drejtë, sepse kurdoherë Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran nuk mund të ekzistojë pa ushtrinë e vet, si mbrojtëse e teritorit të vet.

Këto forca mbrojtëse kanë për qëllim të mbrojnë vetëm pëllëmbët e teritorit të Kosovës, pa e cënuar të drejtën e asnje fqinji dhe populli të rajonit, i cili opsion është nevojë dhe e drejtë e çdo populli të botës, prandaj, si formë standarte e veprimit të kësaj strategjie, nuk duhet të kundërshtojë asnjë institucion paqëdashës ndërkombëtarë.

Dikush mendon se ndonjë matrapaz politik do të përfitojë sipas këtij opsioni të njohur  politik, edhe nëse dikush e ka planifikuar këtë stratëgji në emër të egos së vetë politike, sikur është i njohur opsioni i presidentit Thaqi, nuk është vetëm si rrjedhojë e një presidenti, apo një grupi politik në Kosovë.

Ky opsion do të ndikojë shumë në  vetëmbrojtjen dhe sigurinë e një shteti, sikur edhe populli kosovar që i takon kësaj shkalle të demokracisë njerëzore, të cilët nuk duan të mbetën pre e përrallave të vjetra dhe mitëve  të qelbura serbe, të cilët e pengojnë përpjekjen e një populli për t’u ngritur në aspiratat e veta demokratike, por shqiptarët i takojnë racës civilizuese njerëzore, e cila u takon mendjeve dhe  njerëzve të mentalitetit njerëzor  dhe të çetë, duke e kuptuar se koha nuk është e tërbuarve, por e njerëzve të demokracisë dhe lirisë njerëzore.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: