Fahri Xharra: Nuk jemi mbetje osmane
| E Merkure, 15.03.2017, 09:12 PM |

Nuk jemi mbetje osmane

Kur do të kuptojmë që nuk jemi mbetje osmane ,por nuk jemi as mbetje serbe e greke? Kur do të kuptojmë që jemi të parët e kësaj toke dhe më gjerë? Kur do t`i kuptojmë gënjeshtrat serbo-greke-ortodokse dhe turko-islamike për çështjen tonë ?

“Pellazgët ishin paraardhësit e Thrako-illirëve që flisnin gjuhën e tyre dhe Shqiptarët sot flasin gjuhën e Thrako-ilirëve domethënë Shqiptarët janë Pellazg” - kështu e vërteton zoti Mathieu Aref.

Kur do të shprehim demonstrativisht  mosbindje qytetëruese ndaj  predikimeve të kishave sllave, greke dhe xhamive turko-arabe? Miq të nderuar jemi në zgripin më të madh historik , që nga 1912-ta.

Të themi atë që duhet thënë , atë që duhet shprehur nga zemra se që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e deri me sot jemi të ballafaquar me politikan të pa përgatitur kombtarisht ; të cilët nuk e  treguan vetën  asnjë herë që janë trashëgimtar të vërtetë  pellazg- ilir- shqiptar .

Më kritikojnë që vazhdimisht merrem me të kaluarën tonë të bujshme dhe e cila të jep nder . Si të spjegojmë që pa e ditur të kaluarën ( sidomos ne në Ballkan ) nuk mund ta ndërtosh të ardhmen .Si të spjegojmë të gjitha këto ndërhyrje në historinë tonë? Nëse ne jemi të tepërt me faktimet tona historike, atëherë pse   “trio- zullumqari “ nuk pranë së mohuari çdo gjëje shqiptare ? A nuk ju vret ndërgjegjen shtrirja e pa kontrolluar e trios së famshme antishqiptare në mendjet tona ?

Historiani zviceran, Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që i kanë sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera.

A nuk po e shihni  një izolimi relativ jo pa qëllimtë shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878).  Pra, pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët, shqiptarët. Po sot kush është fajtor për këtë ? E thënë troç ;fajtorë janë kastat politike të instaluara si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri që ia kanë zënë frymë të vërtetës shqiptare  .

Ju kujtohet: Në librin “Thellësia Strategjike” faqja 382....Ahmet Davutogllu,ministri turk i Jashtëm, gjatë vizitës në Kosovë, në verën e 2011 urdhëroi, se shqiptarët duhet të heqin dorë nga historiografia e kohës së “Titos e të Enverit”(mq.se akuzohet Turqia si pushtuese,...) Kështu, çështja doli shumë më e thellë dhe serioze sesa mendohej. Pra, aspak nuk bëhej fjalë, siç po krijohej bindja, për terminologji joshkencore dhe joadekuate që evidentohej në tekstet shqiptare të historisë andej e këndej kufirit (Shqipëri dhe Kosovë) lidhur me Perandorinë Osmane.” Në fakt, e gjithë kjo fushatë kundër Historiografisë shqiptare qartësohet nëse ia hedh një sy librit “Thellësia Strategjike”, autor i së cilës është ministri në fjalë turk. Në këtë libër voluminoz dhe duhet të them jashtëzakonisht imponues (pjesët të cilat i lexova), shqiptarët cilësohen si Mbetje Osmane (f. 382), e cila mbetje si e tillë ka rolin e vet në thellësitë e strategjisë politike turke në plan të gjerë ndërkombëtar dhe në “ekuilibrat zonale” (f. 96)

( shkruan Emine Bakalli, Profesore në Katedrën e Historisë-Fakulteti Filozofik-Prishtinë.)

Pra “shqiptarët cilësohen si Mbetje Osmane (f. 382), , dhe kjo ndër sy të politikës  dhe me aprovimin e   (të dy  ) akademive shqiptare !!!!!!!!!!!!!!

Jemi apo nuk jemi  “mbetje osmane ?  “Kush është për , dihet .

E vërtetë që “Politika larg Historiografisë, apo siç deklaruan nivelet më të larta politike të dy shteteve shqiptare: “Historia shkruhet nga akademikët” dhe se “historianët kanë para vetes një detyrë: ta thonë të vërtetën dhe asgjë pos të vërtetës”.  Por , sa zbatohet kjo ?. Diçka diku çalon  sepse  “e vërteta është se historianët shqiptarë dhe shqiptarët në përgjithësi, kanë nevojë madje të madhe për një klimë e cila do t’u mundësonte që të merren me veten e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës, pra një klimë europiane.” Kush e krijon klimën europiane ? - Politika.

Më vjen shumë keq për të parët tonë që në momente kritike për kombin ishin të pa përkrahur nga askush në mbrojtje të vetvetes. Edhe ato pak zëra që i kundërshtonin qëllimet gllabëruese të fqinjve , ishin me zë të shterur sepse jehona e shpifjeve dhe shtrembërimeve serbe ishte shumë e madhe . Aty ku llogarisnim , ishte shpresë shterpë . Neve , kohë pas kohe na duhet një këndellje shpirtërore që të dimë se çka është folur , shkruar dhe gënjyer për ne. Jo të ngjallim urrejtje por të rilindë vetëdijesimi kombëtar sepse valët e antenave antishqiptare nga të gjitha anët, pa kurrfarë pengese zhurmimi ( nga institucionet ) na sjellin shpërlaje truri e që shpesh kanë sukses në “humbjen “ e ndërgjegjes dhe krenarisë kombëtare. Ishte fillimi i shekullit të 20-të dhe neve nuk na hapeshin sytë , sigurisht që pas një letargjie 500 vjeçare është vështirë të ballafaqohesh me dritën. Mu atëherë , serbët në mënyrën më perfide,të pa besë dhe shumë me pasoja fatale për ne e vazhduan ( bile edhe rriten ) propagandën e tyre antishqiptare në të gjithë Europën ; në të gjitha gjuhët e Europës dhe në çdo cep të saj.

Sipas serbëve” shqiptarët kishin vërshuar nga Shqipëria dhe “Kosova serbe “ me serbë të fesë katolike dhe ortodokse me ndihmën e turkut ishin albanizuar ?  Këtë na e thonë neve dhe ia thoshin Europës . Kush? serbët pra ! “ Muhamedanizimi i serbëve katolik në Kosovë dhe serbëve ortodoks të Kosovës dhe albanizimi i tyre “ (http://www.rastko.rs/kosovo/istorija/o_arnautima_c.html ) . Ka shumë për të lexuar për këto shpifje , shtrembërime , mohime dhe pisllëqe serbe.

Gjeneratave të reja të grekëve u duhet bërë e ditur, se atyre iu janë fshehur të vërtetat, se atyre iu janë verbuar sytë me falsifikime, se “Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolidë me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetëvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht” (f 6K.K.) “Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhra në gjuhën shqipe.” (f 538A.K.). Po, kështu ishte, janë fakte që nuk fshihen, janë fakte që bota nuk bëhet se nuk i ndjeu. “Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire” po thonë ata të “Agimit të artë” ?!

Pra nuk jemi mbetje osmane , as turke e as greke  por jemi në tokat tona;  këtë duhen ta kuptojnë së pari shqiptarët e mashtruar nga lakmitë e politikanëve që nga viti 1912.

Fahri Xharra, 14.03.17

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: