Merita Mani: Koha që nuk erdhi
| E Merkure, 15.03.2017, 07:55 PM |

Merita Mani

 

KOHA QË NUK ERDHI

Ditëve të zymta me demonstrata
ditëve të shpresës dhe lirisë,
mes mijërave të lindur, të njëjtin fat pata
mes plumbave lindëm, si fryt i dashurisë.
.
Brez i djegur i tokës së shkrumbuar
penalisht të ndjekur që në lindje,
në kërkim të fatit, të destinuar
pa busullë, pa drejtim, pa bindje…
.
Dhe ecëm shpresëmbëdhenj, vendit te vogël
ne, fëmijët e rritur të shekullit të ri,
oborreve me pluhur, pranë zjarrit në votër
që dot nuk u rritem, po nuk mbetëm fëmijë.
.
Pas ëndrrave vrapuam, rrugëve të rinisë
fytyrën nga dielli, në trupin e njomë,
zemrën lamë këtu, në pragun e shtëpisë
ndjenjat i burgosëm në një burg dhomë.
.
Kalldrëmeve të ngurta, tokës pa atdhe
vrapuam me zemër por pa shpirt,
ideale lamë pas, nuk ishim më Ne
mes ndërtesave të larta, me pamje të hirtë.
.
Kurrë se mallkuam kohën, as e lëvduam
për marrëzitë e saj që mbi ëndërrat tona derdhi,
me kitaren e lotëve, dhimbjes i kënduam
i kënduam kohës, që asnjëherë nuk erdhi.

 

MES QIELLIT E TOKËS

Mos me pyet si jetoj
Kur dit e nat për ty mendoj
Kur e din se jam e vetmuar
Kur e din që jam e lënduar
Mos më pyet pse kam lot në sy
Kur e din se jam pa ty
Me dënoi Perëndia duke të marrë për fare
Ndërsa mua më la vizitorë ndër varre
Do qaj tërë jetën, askujt si kam thënë
Ndoshta nga e qara mami do më njohësh
Tani kur u rrita i lutem qiellit e tokës
Të lumtura qofshin të gjitha nënat e botës
Sot edhe një vit tjetër pa ty
Sa shumë më ke lënë në vetmi
Sa e bukur do të jetë dita kur unë do vij tek ti

 

TA MORRËN ATË QË DESHE MË SHUMË

 

Nuk bërë asgjë nga ato që i kishe premtuar...

nuk vlejnë as lotët që po derdh çdo natë pa pushim

nuk vlen as dhimbja që po ta bluan

pa mëshirë shpirtin tënd, nuk e ke më...

shpreso të kujtoj ditët e bukura që i dhurove

kur ishit bashkë, të harroj gjthçka

përveç atyre ditëve që janë si mallkim

që po të mban akoma mbi tokë..., vëtëm mëri

kurrë nuk kishte njohur një njeri të tillë

që aq sa e urrente po aq dhe e dashuronte,

po përjetonte diçka që nuk dinte si ta quante

dinte vetëm që kjo dashuri

e kish shndërruar tërësisht,

ajo po njihte një vetëvete të re...

 

MËRI E PARË

 

Nuk ke më forcë je përpjekur

për shumë kohë të fshehish

dhimbjen që ke përbrenda,

jë shfaqur për herë e qeshur

dhe të kanë kujtuar të fortë

madje kanë pasur zili se si

nuk ke asnjë shqetësim...

Nuk mundësh më,

çdo gjë ë paska një fund

edhe shtrirja,

tashmë do të dorëzohesh

ke aq shumë dhimbjë përbrenda

sa je e dërmuar fare...

Nuk ke zgjidhjë tjetër

përveç se ta ndash

krejt këtë dhimbje me veten

po, po, me veten

dhe askënd tjetër, dhe kjo sepse

pas kaq shumë kohësh asnjë s’të beson,

kurse ziliqarët do të gëzohen

kur ta marrin vesh se e humbe betejën!

 

MËRI E DYTË

 

Tash e tutje dua të mendoj

dhe mendoj se je i lumtur.

Nuk e di pse

por takimin tonë të fundit

të mbaj mend të qeshur,

a thua se më në fund

ishe i lirë e i ringjallur.

Porositë tua e gjithçka dëshiroje

do të mundohem të t’i plotësoj!

Kjo ndarje nuk ishte aq e ëgër

për vetë idenë që e shoqëron

se pas nëntë vitesh do të jeni bashkë,

dua më shumë forcë të mendoj

se atje është një jetë tjetër!

 

MËRI E TRETË

 

Sërish sot folëm

e unë sërish

heshta

në fakt i fola për çdo gjë

që më kish ndodhur

nga ato më intimet

e deri te vogëlsirat

por nuk i thashë

më të rëndësishmen,

s’e di pse

sa herë vjen momenti

në dukjen e duhur

nuk ja them dot

këtë që ndjej nuk e di

në është për shkak të frikës,

mosguximit

apo temperamentit tim

megjithëse e di

se ai meriton ta dëgjoj...

 

MËRI E KATËRT

 

Sonte s’paskam gjumë

është një nga ata netët

ku truri nis një udhëtim

në të shkuarën apo të ardhmen

pasi ka jetuar ditë të përgjumura ...

fol ç’ke që nuk më njeh më?

Nuk është faji im që kam ndryshuar

veprat tua më kanë bërë të tillë!

E mban mënd atë dashurinë e madhe

që kam pasur për ty,

me shumë mundim po filloj

ta shndërroj në urrejtje!

·

LUTJE

Merrja Diellit pak ngohtësi

Ti zhdukim stuhitë e shiut
Hapi portat e ferrit

Dhe më nxjerr nga aty

Nëse ende jam dhimbje
Shëro plagët titanikiane

Nëse ndonjëherë kanë shërim
Vdis,

Që mos të të kem më në mendje,

Ose jeto si mbretëreshë!

·

JETA

 

Jeta eshte si një monedhë!

Në njërën anë ndodhet dhimbja

Dhe në anen tjetër lumturia.

Ti mund te shohësh

Vetëm njërën anë,

Por mos harro se,

Edhe ana tjetër

E ka rradhën e saj!


ZOTI IM!


Faleminderit Zoti im

Për çdo gjë të bukur

Që më ke dhënë!

Të lutem më inkurojo,

Më jep forcë

Dhe ma largo frikën!

Unë e di se

Asnjëherë nuk jam vetëm

Sepse të kam Ty!



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: