Drita Lushi: Për pranverën
| E Marte, 14.03.2017, 06:56 PM |

PËR PRANVERËN

NGA DRITA LUSHI

Nje plis të vogël dheu me pak bar, dy degë me lulekumbulla, pesë gjashtë luledele i mora dhe i vura tek dera e shtëpisë.

U ngrita herët, hapa dritaret dhe derën, që të takoja pranverën sa më shpejt, e po qeshja me vete me tradicionalizmin tim.

Qenka bukur edhe kështu.

Nxitoj të hedh këta rreshta(kushedi sa herë më fluturojnë mendimet, po s’i shkrojta në çast) se më duket sikur e përjetsoj pranverën e këtij viti më mirë.Gjërat e bukura ke deshire ti gdhendësh kudo.

Marr ajrin mëngjesor që ka arome dielli lulesh,dhe… Falenderoj Zotin që ndiej Veten dhe Tokën.

Falenderoj Veten( ja qe u dashka falënderuar dhe vetja!)që arrij të shoh mirë, përtej pamjes që më kap syri, e ndjesite e mia s’jane perceptime te thata abstrakte.

Shoh marsin,lulet dhe pranverën.

Ndihem brenda stinës time sot.

E se si më duket kur them:“Gëzuar”.Por është një fjalë që s’mund të zevendesohet edhe kur mendoj që ka shumë njerëz që s’kanë me ç’të gëzojnë.

Por …

Gëzofshim kështu, edhe me gjëra të thjeshta.Ndoshta kështu eshte më bukur, ndoshta kështu ndihemi më njerëz.

Pranvere të bukur e të shëndetëshme me bereqet e mbarësi për të gjithë.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: