Mehmetaj: Xhamitë e ndërtuara me zhvatje biznesesh
| E Hene, 13.03.2017, 09:00 PM |

Xhamitë e ndërtuara me zhvatje biznesesh

Nga Gani MEHMETAJ

1. Xhamitë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, janë ndërtuar me paratë e zhvatura nga bizneset në Turqi. Tagrambledhësit e haraçit u shkojnë në zyra a dyqane  turqve të shkretë, ua caktojnë shumën dhe ua caktojnë ditën kur duhet të japin paratë për ndërtime xhamish. Ata që kundërshtojnë, i kërcënojnë se do t'ua shkatërrojnë biznesin. Të pakët janë bizneset që e kundërshtojnë haraçin, edhe më të pakët janë ata që nuk paguajnë. Flitet se haraçi është i lartë, shpesh i papërballueshëm. Pjesë të madhe të parave të zhvatura, i fusin nëpër xhepat, një pjesë ua dorëzojnë shoqatave që ndërtojë xhami. Turqit të thonë se ata që merren me grumbullimin e parave për xhami janë njerëzit më të pasur në Turqi, ashtu sikurse te ne ata që organizojnë e menaxhojnë ndërtimin e xhamive, nuk ia dinë fundin pasurisë. Para lufte jetonin në kasolle e ngisnin qerre kuajsh, sot kanë ndërtuar pallate e ngasin makinat të shtrenjta. Vjetëve të fundit, tregojnë turqit, disa biznese, kanë nis të kundërshtojnë, ose të mos japin para, mirëpo janë në pritje se ç'do t'u ndodh.

A janë haram xhamitë që u ndërtuan me haraç?

Tagrambledhës për xhami ka edhe në Kosovë. U shkojnë nëpër zyre, depo e shtëpi shtetasve të Kosovës dhe u kërkojnë para. Ata që nuk japin i kërcënojnë se do t'ua lënë kufomat jashtë që t'i hanë sorrat. Asnjë qytetar nuk i ka paraqitur, kur u vijnë të dera e u kërkojnë para, as atëherë kur u thonë: "a do me dek najherë", që nënkupton se kufomën do t'ia lënë jashtë varrit, sepse  Bashkësia Islame e Kosovës me pëlqimin e shtetit varret e përbashkëta i ka bërë pronë private. Kush i nënshtrohet shantazheve të tagrambledhësve për xhami? Bizneset që bëjnë tregti me Turqinë e me shtete arabe as që e bëjnë fjalë haraçin për xhami. A janë fondet e TIK-as, (shoqatë kulturocide, që vepron në Kosovë për shkatërrimin e traditës e të kulturës shqiptare) nga fondet e zhvatura?

2.  Partia e presidentit turk është në përparësi me opozitën për 10 milion votues, besimtarë islamik. Afër 100.000 xhami janë ndërtuar në Turqi. Po shikove nga aeroplani derisa zbret në aeroportin e Stambollit, heton se s'ka lagje që nuk e ka së paku një xhami të re, ndërsa nuk e sheh asnjë teatro e sallë koncerti. Para 20 vjetëve kur isha për herë të fundit mbi aeroportin e Stambollit nuk ishin as gjysma e xhamive. Analisti turk ma sqaroi me matematikë zellin e pushtetit për të ndërtuar xhami: nëse 100.000 xhami kanë nga 100 besimtarë, ndërsa shumë prej tyre kanë më shumë, bëjnë 10 milion besimtarë. Pra, ma shpjegoi ai, partia e Erdoganit, që në fillim është në përparësi me mbi 10 milion votues. Nga xhamitë e bëri kushtrimin presidenti turk për mobilizim, kur u bë grusht shteti në Turqi, nga xhamitë dolën besimtarët që i masakruan ushtarët, duke ua bërë gjyqin në rrugë.

Pse kreu i BIK-ut e hoxhallarët janë kundër interesave të Kosovës?

Këtu duhet kërkuar arsyen pse u ndërtuan aq shumë xhami në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Pjesa më e madhe e besimtarëve shqipfolës janë militantë të Turqisë, ndërsa janë shtetas të Kosovës, a shqiptarë të territoreve etnike në Maqedoni. Në vend që të militojnë për shtetin e tyre apo për kombin e tyre, ata militojnë për Turqinë. Para një kohë dolën një lukuni shqipfolësish në Tetovë, duke e përdhosur flamurin kombëtar, në mbështetje të presidentit turk. Kohë më parë  Turqia i cyti të ashtuquajturit turq të Maqedonisë të protestonin kundër zyrtarizimit të shqipes, ndërsa kërkonin vetëm gjuhën sllave në përdorim zyrtar.

Me ringjalljen e kufomës së osmanizmit dhe me forcimin e islamizmit në Kosovë e në  territoret etnike janë duke u formuar formacione të islamizmit fashist të tipit të mesjetës, që e rrezikojnë qenien tonë kombëtare. Hoxhallarët janë prijatar të këtij fashizmi turk. Kreu i BIK-ut i bëri elozhe të pa dinjitetshme turkut, presidentit të një shteti të huaj. E krahasoi me profetin e myslimanëve, që nuk ishte dëgjuar. Dikur kundërshtarin e Erdoganit, Gulenin po aq antishqiptar e krahasonte me profetin. Krahasimet me Muhametin BIK-istet i bëjnë varësisht kush u jep më shumë para. Në përvjetorin e Sulltan Muratit, vrasësit të shqiptarëve, kreu i myslimanëve të Dardanisë u përkul në vendin ku supozohet se ia varrosen zorrët e te brendshmet sulltanit, sepse trupin ia varrosen në Izmir. Nga kreu i BIK-ut sikur ta ndjente vetëm shqiptar, pritej t'i përkulej princit arbëror Milosh Kopiliqit që e vrau gjakatarin osman. Në një shtet kombëtar e demokratik, kjo do të vlerësohej tradhti kombëtare, por te ne hoxhallarët i përkulen armikut dhe fyejnë  heronjtë kombëtar. Nuk duhet të befasohemi kur hoxha i BIK-ut të del në minare e t'i ftojë besimtarët kundër shtetit të Kosovës, nëse këtë ia kërkon urdhërdhënësi. Kur Kosova të nis inkuadrimin në BE, ndërsa Turqia është kundër, sepse dëshiron ta mbajë të lidhur për qerren e vet, nuk është larg mendsh që kreu i BIK-ut nga minarja t'i ftoj besimtarët ta pengojnë këtë proces.

Investimet në xhami nuk janë bërë kot, as kreut të BIK-ut e hoxhallarëve nuk u dhanë kot miliona, duke i bërë njerëzit më të pasur të Kosovës. Atyre ua kanë caktuar një mission.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: