Nue Oroshi: Heshtja e gurit
| E Hene, 13.03.2017, 01:28 PM |

Heshtja e gurit, koha e trurit dhe lotët e burrit për Çamërinë tonë

Nga Nue Oroshi

Në heshtjen e gurit  ku na sillet vërdallë koha e trurit për t’i parë gjëmat dhe lotët e burrit për Çamerinë tonë. Çamëria sot është loti e varri i shqipes që thërret që nga bregu i pikëllimës t’i dalin zot bijtë dhe bijat e veta. Çamëria sot është plaga shekullore, testamenti i shkruar dhe i pashkruar , kaluar nëpër Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Çamëria nuk është vetëm çështje pronash por është tokë Arbërore e trashëguar shekuj me radhë gjatë ecjakjeve historike. Çamëria është zëri i Gjin Bua Shpatës dhe Pjetër Loshës këtyre dy viganëve Arbëror që na thërrasin që t’i dalim zot kësaj toke të bekuar. Çamët dhe Arbërorët në Çamëri u përballën me presionet dhe dhunën greke shekuj me radhë. Masakrat mbi Arbërorët e Çamërisë ishin shekullore ato asnjëherë nuk u ndalën. Ato e mbuluan edhe heshtjen e gurit prej kohërave të lashta e deri në shekullin e informatikës ku përzihen lotët e nënave arbërore të Çamërisë për bijtë dhe bijat e tyre që u vranë, u masakruan dhe u larguan nga tokat e të parëve. A e dini të nderuar lexues se Çamëria apo Principata e Artës mesjetare pas shuarjes së shtetit të Artës se  Arbërorët e Çamërisë mesjetare mërguan në viset etnike shqiptare por një pjesë e tyre mërguan edhe në Itali ku u krijuan viset me shqiptarë në Kalabri dhe në Sicilinë e sotme duke i ruajtur për pesë shekuj me radhë traditat dhe identitetin e kombit shqiptarë. E një poet do të shkruante : ’’ Atë që e bëri Kastrioti me shpatë e bëre ti me pend o i madhi De Radë.’’ Është fjala për poetin e shkrimtarin tonë të madh arbëresh themeluesin e  Rilindjes shqiptare Jeronim de Radën.

Çamëria - Kjo plagë e rëndë e Arbërisë sot është e mbështjellur dhe e ngulfatur nga shofinizmi grek. Çamëria gjaku dhe shpirti Arbëror, sot është e mbuluar me petkun e zisë. Çameria është sot loti dhe varri Arbëror që thërret që prej bregut të pikëllimes, t'i dalin zot bijtë e vet. Po ku është Çameria sot? Ku janë Çamët sot? Ku janë të shpërndarë pasardhësit e Gjin Bua Shpatës dhe të Pjetër Loshës këtyre viganeve të Arbërisë të cilët në fund të shek. XIV dhe në fillim të shek.XV e ngritën dhe e mbajtën në këmbë Principatën Arbërore të Artës.

Sot thërrasin zërat e Gjin Bua Shpatës e Pjeter Loshës ku je katandisur Arbëri. Ku i ke djemtë e tu që janë përgjumuar, i ka nxënë gjumi shekullor dhe ai mortor. Sot me zë të artë thërrasin: Arta, Janina, Ajdonati, Filati, Konica, Margëllaqi, Filipa dhe Parge, Trikalla, Preveza e Gjiri i Artës, Meçovë, Grebenë, Naselicë, Kostur, ata therrasin në ndihmë Arbërinë ngrihuni djemtë e Arbërit e na ndihmoni është koha e fundit të bëni diç për Çamërinë. Derisa Çamëria kjo plagë e hapur e Arbërisë na thërret që në çdo mënyrë të mundëshme t'i dalim zot kësaj pjese të trupit tonë, do të ishte e udhës që edhe intelektualët shqiptarë kudo qofshin dhe ngado qofshin ta humbin një pjesë të kohës së tyre të çmuar për Çamërinë.

Që në fillim dua të theksoj se sot o kurrë është koha e duhur që t'ia kthejmë borgjin shekullor Çamërisë, ta ngulitim në kokat dhe mendjet e gjeneratës së re përmes librave të shkruara se Çamëria është djepi dhe trolli Arbëror, është koha t'iu tregojmë këtyre gjeneratave se në vendin e sotëm të Çamërisë të gllabëruar nga shovinizmi shizofren grek, mu në këto themele në gjysmën e dytë të shekullit XIV, dhe në fillim te shekullit XV, ka eksistuar Principata e Artës me prijësit e saj, Gjin Bua Shpata, Pjeter Losha, Muriq Bua Shpata, Zguro Bua Shpata, Pal Bua Shpata, Jak Bua Shpata, Karull Bua Shpata, të gjithe këta prijësa Arbëror përplot dy shekuj jetë e mbajtën të gjallë Principaten Arbërore të Artës.

Intelektualë shqiptarë kudo që jeni të shpërndarë, anë e kënd botës, mblidhni fuqinë dhe ta shkruajmë dhe flasim të vërtetën e hidhur për motrën tonë Çamërinë.Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë ’’ Trojet e Arbrit ’’ më, 4 Qershor 2017  në Gjirokastër do të  mbanë sesionin shkencor me temën : ’’Çamëria dhe Marrëdheniet shqiptaro-greke nëpër shekuj .”  Intelektualë shqiptarë, kudo që jeni të shpërndarë, anë e kënd botës dhe në Trojet tona Arbërore, mblidhni fuqinë e mendjen, e lënë anash heshtjën e gurit dhe lotët e burrit por qitne në përdorim trurin tuaj dhe me duart tuaja të arta të shkruajmë e flasim të vërtetën e hidhur për motrën tonë Çamërinë.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: