Tahir Bezhani: Këngë me dhimbje nate
| E Hene, 13.03.2017, 02:00 PM |

Tahir Bezhani

 

Dy poezi:

 

KËNGË  ME DHIMBJE NATE

 

Një zhurmë  trishtuese trokiste

Ndizte flakën e mendimeve  pa nda

Errësirës  ecë  e  fishkëllen lehtë

Një melodi  më dridhet  buzëve

Fërkohen   telat  e  skuqur

Gacë,

Kallen dëshirat e mërdhita

  etjen e çmendur moteve

Mendimet ngasin si erërat e përflakura

Ushtojnë si valë deti të tërbuara

Shpirti ndalet në heshtje

Stacioneve të kohës së nemitur

Strehëve    djegur çmallen kujtimet

  lavrat e ballit fshehën dhimbjet

Lodhshëm rrugëtojnë  këngët

Gërvishtjeve  të mia kullon  gjaku

Lotët në gurë janë shndërruar

Dalldisjet ofshajnë puseve

Vargu sonte hidhet në  protestë

Brenda  e pamundur qëndresa

Jashtë  tmerri    tërheq  zhvarë

Vargu i rebeluar  brenda  digjet

Ç’flakadan!

Rrezitet  hijeve të pllajave

Dhimbjet rrinë të heshtura

Në nimfën e vet shpërlahen

Dialog me vetminë e krisur

Në shtëpinë e zjarrit të vet.....

 

 

MË VJEN TË QAJË...

 

Në këtë pus kohe të nxirë

Më vjen të qajë

Nuk di pse ngacmohem

Kaq në thellësi

Me mallin e përqafimeve

Lotët rrëshqasin si rruazat

Të nxehtë

Në vetminë time

Mes katër mureve    heshtura

Nata flenë mbi qepallat e mia

Vetëm zhurmë fletësh letre

Krismë të lehtë lapsi ndiej

Mbi tavolinën e vogël

Taketukja tymon  edhe  qiellin

Më janë ndezur mendimet

Nuk di sa vërehet flaka

Mes lotit e buzëqeshjes  së vrarë

Gishtat e tharë të Reshpes

Lodrojnë mes rreshtave të zverdhur

Porosi  e  kallët vlon përherë

Sa më vjen të qajë  sonte

Për dhimbjen e shituar

Për dashurinë e pangopur

Ngrirë në bardhësinë time

Nuk di as pse të çaj

Në dhomën time të vogël

Nuk më mëshiron askush

Mendimet përplasen të zjarrta

Gjithandej botës së trazuar

Flakë e padukshme

Si hiri ime nesër

Në rrezet e ditës së re....



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: