Demir Krasniqi: Shqipëria Etnike
| E Diel, 12.03.2017, 11:04 AM |

SHQIPËRIA ETNIKE

 

Nga lugina e Moravës ,

Deri te Adriatiku –

Do ta bëjmë Shqipërinë e Madhe ,

S’ mund t’ na pret kurrfarë armiku !

 

Gjaku i të  parëve  tanë ,

Gjithmonë neve  po na thërret –

T’ gjithë shqiptarët  kudo janë ,

Të bashkohen  në një shtet  !

 

Prej Janine der’  n’ Tivar –

Do të kem  një shtet shqiptar !

Prej Presheve e tej Preveze –

Dielli shqip , kudo lëshon rreze !

 

Që nga Lezha e te Medvegjja –

Për Shqipëri ,  na  thërret  ndërgjegjja !

Prej Ulqini  deri n’ Shkup –

Shqip them  krip  e shqip them bukë !

 

Prej Prishtine  der’ n’ Tiranë –

T’ gjithë shqiptarët  kem një   Nanë !

Shkëlzen , Korab edhe  Kërrabë –

T’ gjithë shqiptarët  kem një  Babë !

 

Prespa , Ohri , Shkupi , Shkodra –

T’ gjithë jem vëllezër , t’ gjithë jem  motra !

Rozhajë , Plavë  e  Manastir –

T’ gjithë  shqiptarët jem  Ilir !

 

Gjithandej  ku bien lahuta –

Jem Ilira , jem Teuta !

Tupallë , Rezallë , Prevallë , Kavallë –

Për Shqipëri e kanë  një  mall !

 

Krujë, Shëngjin  e  Dukagjin –

Frikë armiqve n’ palcë  iu shtinë !

Sazan , Elbasan , Gjilan 

Kurrë armiqtë rahat s’ i  lan !

 

Vlora, Gora  dhe   Bajgora –

Mirë luftuan , ju lumtë dora !

Si  Saranda  dhe Theranda –

Përjetuan vuajtje të randa !

 

Velipoja , Tropoja , Opoja  , Buroja –

Nanën  Shqipëri , nuk e lëshojnë nga goja !

Vjosa , Shkumbini, Valbona e  Drini –

Për  Shqipërinë  valët  i shkrini  !

 

Erzeni, Shkëlzeni, Luboteni, Prizreni –

Këta  janë  krenaria prore e këtij vendi !

Libohova , Kuçova, Kërçova , Gjakova –

Për Shqipëri etnike , këto kanë dhanë shumë sprova !

 

Struga, Dibra , Mati , Morava  dhe  Ibri –

Nuk u ndanë  nga lapsi , nuk u ndanë nga libri !

Puka , Kukësi , Gucia edhe  Keçekolla –

Nuk u ndanë nga dija , nuk u ndanë nga shkolla !

 

Drenica , Ilirida , Llapi e  Gollaku –

Gjithmonë  kanë dëshmua se  si derdhet gjaku !

N’ lufta të  përgjakshme me forcë titanike –

Për ta përjetësua  Shqipërinë etnike !

 

Mavrova , Tetova , Shkupi, Kumanova –

Për Shqipëri etnike , thoshin u vonova !

Kështu fliste Korça,  Logja edhe Hoqa 

Për Shqipëri të madhe gjithmonë u përpoqa !

 

Sharri , Gostivari , po edhe  Skrapari –

Gjithmonë kanë rritë trima – krenari shqiptari !

Kalimashi , Kabashi , Dragashi  e Bradashi –

Qëndisnin flamurin me fije mëndafshi !

 

Leskoviku, Kaçaniku , Pashtriku , Juniku –

Heroikisht qëndruan para çdo armiku !

Kavaja, Opaja , Ivaja ,  Firaja –

Qëndruan të paepur  mu  ku ishte rraja !

 

Në të  gjitha trojet  tona atdhetare –

Ne kemi  një  gjuhë dhe  një  Abetare !

Kem lidhë besë  të gurit , kemi  unitet –

T’ gjithë shqiptarët  duam t’ jetojmë në një  shtet !

 

Nuk kemi dallime n’ jug , as në  veri –

T’ gjithë shqiptarët duam veç një  Shqipëri !

Si n’ veri , si n’ lindje , n’ perëndim e n’ jug –

T’ gjithë shqiptarët jemi  t’ lindur në një  trung !

 

Ashtu  nga  Tomori deri te  Karadaku –

Që të  gjithë shqiptarët jemi  prej  një  gjaku !

Ne nuk  dallojmë  toskë , nuk dallojmë as  gegë –

Shqipëria  është lisi  që ka më  shumë degë !

 

Shqiptarë jem një  komb që  kem  një  Atdhe ,

Kem  vetëm një  gjuhë , kem  vetëm një  fe !

Atdheu ynë i shtrenjtë quhet  Shqipëri ,

Feja jonë  e shenjtë quhet  Shqiptari !

 

Kem vetëm  një  gjuhë , vetëm  një  kulturë ,

Kem  vetëm një Stemë , vetëm  një Flamur !

Kem vetëm  një Himn , veç  një Kushtetutë ,

Jemi popull  paqe , jo  popull për luftë !

 

Gjilan, 08.03.2017.  Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: